VIDEO / “Mesazhe me dron, drekë në tarracën e pallatit”, një histori dashurie në kohë pandemie

J L

Historia e një djali dhe një vajze nga Nju Jorku në këtë kohë pandemie, tregon se dashuria nuk njeh kufij; ajo triumfon edhe përtej distancave të detyruara, edhe përtej panikut nga Covid-19.

Teksa kalonte ditët e tij në izolim, nga ballkoni i tij, ai vërejti një komshie në pallatin përballë, e cila ashtu si ai, po qëndronte e vetmuar në tarracën e pallatit të saj.

Me anë të një droni ai nisi t’i dërgonte mesazhe duke vendosur më pas një komunikim me të.

Jeremy Cohen 28 vjeç, mori famë pas publikimit të një videoje të tijën në rrjetin social TikTok.

Në këtë video Jeremy përmes një droni ku kishte ngjitur numrin e celularit i kërkon vajzës, Tori, e cila ishte fqinja e tij, të dilte më të në takim.

Jeremy shpjegoi në një video të mëparshme se, teksa qëndronte në ballkon, kishte vënë re Torin që kërcente gjatë kohës së karantinës në tarracën e pallatit ku ajo banonte.

Takimi i parë zhvillohet në ballkonet e secilit përmes thirrjes me video në celular, duke qenë se të dy ata ishin të izoluar në karantinë.

Takimi i parë i të rinjve u bë viral në rrjete sociale e veçanërisht në TikTok ku videoja ishte hedhur me mbishkrimin “Ajo quhet Tori, është shumë e lezetshme dhe jam shumë i gëzuar që e takova”.

Pas një takimi të parë të suksesshëm, Cohen vendosi ta çonte këtë takim një hap tjetër.

Cohen vendosi ta takonte Torin jashtë shtëpisë i veshur brenda një tullumbaceje.

Ai kishte marrë me vete në takim edhe një buqetë me lule.

Teksa ecnin në lagje, madje u ndaluan edhe nga policia për thyerjen e rregullit të daljes nga shtëpia.

Komentet e videove janë gjithashtu të shumta e ato shprehin entuziazmin e ndjekësve me fjali si “Shpresoj që ju të martoheni” apo “Kjo është historia më e bukur e që ma ka zbukuruar ditën këtë periudhë karantine”.

Të dhënat e publikuara nga John Hopkins University tregojnë se në SHBA ka mbi 165 mijë raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 3180 vdekje.

Nju Jorku momentalisht është epiqendra e koronavirusit me të paktën 1000 raste vdekjesh deri tani.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *