Burrë e grua, punonjës të spitalit në Mirditë të prekur nga Covid-19

J L

Dy të prekurit nga COVID-19 në Mirditë janë punonjës të spitalit lokal.

Të prekurit janë burrë dhe grua, punonjës të spitalit të Mirditës.

Fillimisht u konstatua me koronavirus një 55-vjeçar që është punonjës i administratës dhe më pas bashkëshortja e tij, e cila punon si infermiere.

Deri tani nuk ka persona të tjerë të infektuar.

Autoritetet kanë bërë testimin e personave të kontaktit, duke iu kërkuar që të qëndrojnë në banesë për 14 ditë.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e dy punonjësve të spitalit është e stabilizuar.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • si more nuk ka tre tjere
    po komshija qe ka bere muhabet duke hyre e dale
    po shiteset e shumta ku ka bere pazarin
    po farmacistet ku kane bkere barnat
    po njerezit e aferm qe kane takuar
    si more nuk paska te infektuar te tjere c’jane keto genjeshtra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *