Në një urdhër të firmosur sot më 1 prill nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.
Urdhri është për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Urdhi i parë i marrë me shfaqjen e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, ishte më 9 mars për mbylljen e shkollave me dy javë, pra deri më 23 mars, ndërsa urdhi i dytë e shtyu afatin e tyre deri më 3 prill.
Mësimi, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit është duke u zhvilluar online, megjithëse ka ende problematika në disa zona ku nuk ka akses në internet.
l.h/ dita

DEZINFEKTONI PALLATET
Por nese virusi(dhe ka shume mundesi) te zgjase 2 vjet? Prape mbyllur do ti lini? Ketyre po iu pelqen shume kjo puna e virusit. Pse jo? Bejne si te duan dhe kerkush si kerkon llogari. Te jetojme e te punojme si ne lufte thoshte kurvi. Keshtu e mbajti 50 vjet. Epo ate e quanin bace dhe ky tjetri jua tha vete. Une jam baba.