Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj Spitalit Amerikan për shkak të analizave që ky subjekt privat po kryen për COVID-19.
Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, konfirmoi për “Vizion Plus” se Policia e Shtetit ka bërë një kallzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu behen qytetarëve shqiptarë me testet, në kushtet e pandemise.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës do të hetojë subjektin privat, Spitali Amerikan, sipas nenit 267 të Kodit Penal për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik si dhe bazuar ne nenin 174 të Kodit Penal për kontrabande me mallra të tjera.
Organi i akuzës do të hedhë shortin për të caktuar se cili prokuror do të hetojë këtë çështje.
Spitali Amerikan prej ditësh ka nisur të kryejë analiza për koronavirusin.
Zyrtarisht ky test kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik, analizë që bëhet përmes tamponeve nazo-faringial dhe jo përmes gjakut.
Për këtë lloj analize duhet certifikimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi të gjithë qytetaret, se analizat për COVID-19, nuk mund të kryhen nga asnjë spital apo laborator privat në Shqipëri.
Në një reagim të saj edhe Agjencia Kombëtare e Barnave saktësoi se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikate regjistrimi për diagnostifikimin e koronavirusit.
l.h/ dita

Mbylleni kete spital te vdekjes!
Shume lajm i mire. Ky “spital” por edhe te tjere private jane shushunja me cmimet dhe politikat qe aplikojne kunder qytetareve, nderkohe qe organet e drejtesise duhet te ishin zgjuar me pare. Beni ndonje kontroll per te gjitha procedurat, patologjite, mjekimet dhe pagesat. Kushedi cfare do te zbuloni!
Eshte nje shaka me kripe per 1 Prill!
Te nxjerresh miljarda nga gjaku i te mjereve!!!!! Ndyresira zvarranike! Jo ne burg, ne litar!
ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN !
Hetim me themel dhe ndeshkim shembullor ligjor per kete fabrike korrupsioni dhe vdekjeje
qe njollos emrin e madh te Nju Jorkut dhe SHBA-se she atyre qe fshihen pas tij.
Eshte detyre e nguteshme e SPAK-ut te marre persiper hetimin e tij qe nga rrenjet e deri te maja e tij.
O pabuksa brekgrisur pse sulmoni privatin kur nuk jeni te detyruar te shkoni te kuroheni.
Qysh nga emri fallco qe mban, ky “subjekt privat” qe figuron ndoshta ne pronesine e ndonje katunari anadollak te ben t’i qendrosh sa me larg ne rast nevoje.
Te shohim se cfare vendimi qesharak do ndermarre prokuroria e letrave me vrime.
Sepse mashtron o vellai!
Po pse per keta nuk vlen ajo bucitja “burg, burg, burg, burg!”
Ca spitali eshte ky ?? Ky eshte biznes mafioz ku pastron paret politika shqiptare, te majte dhe te djathte.
Sherbimi skandaloz, mjeku vonohet minimumi 3 ore , kurse fatura stratosferike
Shume mire qe ka filluar hetimi ndaj Spitalit Amerikan. Ne kohen kur i gjithe njerezimi po humbet jete njerzish, ata qe gjoja sherohen nuk dihet me saktesi nese sherohen sepse virusi persiston ne organizem, shume njerez po humbasin vende pune, keta te Spitalit Amerikan mendojne te vene para. Eshte lufte. Normal qe kjo eshte veper penale. Po ketyre nuk u bejne fare pershtypje arkivolet e njerzve te vdekur dhe duhen 2 arkivole per nje person. Turp tu vij.
SHTETI DUHET TE SIGUROJE TESTIMIN MASIV TE POPULLATES QE KETA PRIVATET TE MOS BEJNE LEKE MBI VDEKJEN.
PO ISSH DUKET SHUME E AVASHTE.
ME KETE NUMER TESTIMESH NE DITE, DUHET TE RRIME 10 VJET BRENDA
Nen hetim per perfitime ne kohe murtaje.
SPITALI AMERIKAN MASHTRUES DHE MAFIOZ SI BANKA AMERIKANE E LINDES SE EDVINIT QE LAN DHE PASTRON SI LAVATRICE PERFEKTE ENVERISTE PARATE E DROGES TE RILINDJES SOCIALISTE
sepse:
Cfare amerikane ka ky spital karagjoz alla Bashkim Ulaj&Lukuni ne Tirane?
Tamponet Nazisto far e ngjale.
Ka emrin amerikan, por jane turq , abozojne me shqiptaret, shteti duhet te nderhyje urgjend.
Une ja mbeshtolla ashtu ne tym por ja qe qenka e vertete. Temen e semes, prandaj mbushin dhe zbrazin arkat lasgusherit e anadollit.
Mos i bini ne qafe spitalit te Fatmir Gerdecit se eshte shqupis dhe mbrohet nga PeDe-rat.
Ne jemi njerez koti pasi vemi paguajme leke nen dore tek doktorat rrembythje te qsut dhe nuk na dhimbsen ndersa tek ky subjekt qe te faturon, paguan tatimet ne shtet ju dhemb dora dhe e shani. Spitalin e bejne profesionistet dhe nuk ka lidhje pronari derisa ne vemi operohemi me mjeke matrapaz te qsut qe fatkeqesisht i ke si shushunjat edhe ne privat nuk e ka fajin spitali.
Kur thashe une dje qe do t’i vije ora dhe ketij, ne mos tani, nje cike me vone? Edhe Al Kaponen me mospagim taksash e futen Brenda, edhe ky keshtu do ta haje, do kapen me ndonje pisllek te vogel dhe t’i bejne ate gjemen e madhe. Apo s’eshte ai qerosi mall per burg. Ishalla nje dite e me pare.