Nga Dr. Hektor Grazhdani
1 – A eshte gati testi? Jo!
Testi sierologjik, pra analiza e gjakut per antikorpet e coronavirusit, nuk eshte akoma gati, nuk eshte validated – nuk eshte e provuar qe funksionon. Ndersa ne Shqiperi, ne disa dalje ne media e quajne te shkelqyer, do të behet shpejt, thanë (!).
Testi i antikorpeve eshte nje nga shpresat qe do te mund te ndihmojne ne luften e veshtire kunder pandemise duke ofruar vleresimin e
1) sa eshte perqindja e personave te infektuar me coronavirusin e ri qe nuk zhvillojne semundjen Covid 19 ose bejne vetem shenja te lehta, pra mbartesit e shendoshe, te cilet pa e ditur infektojne te tjeret;
2) sa eshte zhvilluar ne popullsi epidemia ne nje vend te caktuar, duke testuar nje kampion te gjere te popullsise te perzgjedhur nga Organizmi i Shendetit Publik, kjo per te kalibruar strategjine e luftes.
Edhe Sistemi Shendetesor Italian, edhe Public Health England, kane deklaruar qe duan te bejne validation (verifikimin) sa me pare, te shohin a funksionon testi sierologjik.
FDA (Food and Drugs Administratione) amerikane, per testin sierologjik, nese funksionon, do te jape aprovim emergjence brenda 1 muaji, te pershpejtuar ne kushtet e jashtezakonshme te pandemise.
Shume laboratore universitare dhe private jane duke e pergatitur. Mbi 60 prej tyre kane marre marken BE, por asnje akoma nuk eshte verifikuar me studime klinike. Kane deklaruar disa studiues se eshte e mundur te realizohet i vlefshem dhe i besueshem. Kina dhe Singapori kane praktikuar teste sierologjike, akoma non-validated, te pa verifikuar.
Çfare shkruaj jane informacione dhe vleresime te miat si mjek. I referohem web site-ve te organizatave te shendetit publik nderkombetare, artikujve shkencore dhe artikujve te shtypit on line te Science, Nature dhe New York Times. Ja detaje:
Në SHBA.
Çfare thotë FDA amerikane: ne kushte emergjence i lejon laboratoret ta perdorin testin e antikorpeve edhe pa aprovimin e FDA, por me nje seri kushtesh – te deklaroje laboratori kur ben testin
-qe nuk kane aprovim;
-qe rezultati negativ nuk perjashton qe je i infektuar;
-që rezultati i antikorpeve nuk mund te jete baza e vetme per te bere diagnoze te Covid 19; pra rezultati pozitiv mund te jete nga coronaviruset e tjera te zakonshme – do të thotë del pozitiv por nuk ke coronavirusin e ri te Covid 19, mund te jesh pozitiv nga coronaviruset e tjera ato qe bejne rrufen (hundet me sekrecione) ose dhimbje gryke.
Në BE
Çfarë thotë European Center for Disease Prevention and Control ne deklaraten e fundit, datë 1 prill: testi me antikorpe ka vlere te kufizuar per diagnozën e Covid 19 sepse mund te duhen edhe 10 dite pasi je semurur qe te behesh pozitiv per antikorpe.
Vazhdon me poshte qe vendet e BE po financojne studimet e verifikimit te ketij testi, te shohin shpejt a funksionon – fast-track clinical validation studies – per te pare performancen klinike dhe limitet e ketij testi.
Ndersa ne Itali, deklarata e Presidentit te Keshillit Superior te Shendetesise Franco Locatelli, fillon duke thene qe Gold Standard (testi me i mire) eshte gjithmone testi normal ai i PCR aktual – tamponi. Po punohet per te vleresuar testin e antitrupave (anticorpi).
Prof. Giuliano Rizzardini, drejtori i Spitalit të Semundjeve Infektive “Sacco” i Milano, thote: “pas pak ndoshta do te kemi testet me antikorpe qe do te na lejojne te bejme diagnoze pasi ka kaluar semundja.”
Nje artikull shkencor i dates 1 prill ne revisten prestigjoze JAMA, shprehet qarte per analizat e gjakut me antikorpe qe kane dale:
“Vlera klinike e ketyre testeve nuk dihet akoma, dhe duhen adresuar sfida si reaktiviteti i kryqezuar me viruse te tjera, dhe ajo qe testi ndonjehere nuk e gjen virusin (coronavirusin e ri te Covid 19) edhe kur ai eshte aty (ne gjak).”.
2 – A duhet te beje privati testime per coronavirusin e ri? Jo!
Shpjegoj pse:
Nga popullsia e botes 7,8 miliarde banore, eshte vleresuar qe 7 miliarde banore mund te infektohen me kete semundje teper ngjitese, nese nuk behet distancimi i rrepte social – mbyllja ne shtepi.
Qe te besh teste per kaq shume te infektuar sa po prek coronavirusi i ri, nuk gjenden materialet, testet dhe reagentet. Edhe me sforcime te jashtezakonshme qe po behen per te prodhuar, ka probleme serioze mungesash ne sasine e kerkuar ne çdo vend te botes.
Ne Bergamo, kryebashkiaku Gori, tha qe te vdekurit me Covid jane 3 here me shume nga çfare deklarohet – kete e kane thene edhe mjeke – kjo sepse nuk u eshte bere testi i tamponit per mungese te tij. Shume kane vdekur ne shtepi sepse nuk kane patur vende ne spitale.
Ne shume raste teste nuk ka as per personelin mjekesor qe ka dyshim eshte infektuar. Jane 67 doktore qe kane vdekur nga Covid ne Itali (web siti i urdhrit te mjekut me listen e emrave). Nuk e di sa jane infermieret.
Siç eshte perfolur ne Shqiperi, ne media te shkruar dhe vizive, testimi i duhur per te luftuar epidemine, duhet bere në tapet dhe random (i rastesishem, kush te te paraqitet). Sipas tyre keshtu e ka bere Koreja e Jugut. E pavërtetë!
Koreja e Jugut, 51 milionë banorë ka bërë 15-20 mijë testime në dite, te gjitha me kritere, jo random, masiv, ne tapet. Gjermania qe ka patur suksese, ka bere shume me pak testime se Koreja e Jugut (ne proporcion). Edhe Koreja e Jugut eshte shume larg mbulimit masiv, ne tapet, te popullsise me testim – por kur arriti 200 mije testime, duke zbatuar strategjine e masave te shendetit publik, realizoi ndalimin e epidemise.
Ne keto kushte mungese materialesh, nuk duhet t’i behet konkurence per blerje testesh dhe reagentesh, organizmit te shendetit publik qe lufton epidemine.
Po t’i marrin te tjeret materialet e pakte te tregut boteror, nuk mbeten teste per ISHP shqiptare dhe ato te vendeve te tjera.
Ne Itali, me çfare jam i informuar une si mjek, testet i ben vetem shteti. Vetem shteti ka laboratore te certifikuar. Ato pak teste dhe reagente qe gjenden ne qarkullim, duhet t’i perdore vetem ISHP sipas strategjise se luftes kunder epidemise. Vetem ISHP duhet te beje testet sepse vetem ai do t’i beje sipas kritereve epidemiologjike te OBSH.
Nuk behet testim atij qe paraqitet sepse eshte vetem ne ankth pa arsye (por ka mundesi te paguaje shuma te medha). Nuk mund te behen teste pa patur shenja klinike ose pa bere perzgjedhje te pacienteve me vizite korrekte.
Shtrirjen ne territor, dhe depertimin kapilar e ka vetem Shendetesia Publike dhe ajo kerkon rastet sipas kritereve te OBSH, kjo per te luftuar me metode shkencore epidemine dhe per te shpetuar njerezit tane nga semundja dhe nga vdekja.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm i materialit pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

Arestojeni ate mashtruesin e spitalit Amerikan,se me leket e Koncesioneve te Edi Rames ,po mashtron popullin me analiza koronavirisi 300 euro.
O Edi je i zbuluar,
Epidemia eshte ceshtje e sigurise kombetare.
Hyjne ligje te tjera sado te duan te perfitojne vampire si Doktor Mortja apo pjellat e shtetit me privat ne bote si Klodi i Gylenit.
I nderuar doctor nqs je vertetet. Cdokujt I falet te bej propogande por jo nje mjeku. Qe te jesh I qarte ti dhe gjithe te tjeret askush nuk po kerkon testim ne tapet jo jo. Po kerkohet testim per hetim epidemiologjik. qe do te thote sapo zbulohet nje rast I gjithe rrethi I te dyshuarve duhet te testohen dhe futen ne karantine (jo ne izolim). Nqs nuk behet testim I gjere per hetim epidemiologjik beteja per mosperhapjen e virusit eshte e humbur. Sic ka ndodhur deri tani, qe na thuhet qendroni ne shtepi dhe perhapja vazhdon. Ka afer nje muaj nga rasti I pare dhe deshtuam me sukses per nderprerjen e zinxhirit te transmetimit.
Dr. Hektor Grazhdani jam, autori, mjek ne Rome, PhD. Me akuzoni qe nuk jam doktor. Kam publikime ne PubMed. Kush lexon artikullin dhe kush lexon komentin Eni, e kupton kush jam une dhe kush eshte Eni.
Shpjegimi eshte shume I mire doktor. Flm. E domosdo shume qe njerezit nga frika te mos harxhojne kursimet ne spitale private spekullante. Gje shume e mire jane edhe replikat konstruktive, por s’ke c’i ben fjalorit. Ndaj mos u merzit. Per te ilustrustruar cfare shpjeguat ju, qe nje program ne direkt tek Canale5 ku Valeria Marini ne grande fratello pat thene se para se te hynte kishte bere tamponin per covid19. U detyrua ne TV ta pergenjeshtroje, duke qene se tamponin e ben vetem sherbimi sanitar kombetar (ssn) dhe sipas kritereve qe thate ju me siper. Apo futbollistet e Juves. Duke nenvizuar se Vip-at per ssn jane persona si gjithe te tjeret, pa perparesi.
Testime, testime, testime që të mos gjuajmë me sy mbyllur. Për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar perhapjen e metejshme, testimi është rrugëdalja e duhur.
JO PO DO TA NDALOSH TI SHTETERORI,
SHKO MORE Q….U