Tre raste të reja u konfirmuan në Elbasan me koronavirus. Një nënë 52-vjeçare dhe 2 vajzat e saj 25 dhe 22 vjeç kanë rezultuar pozitive.
52-vjeçarja është nisur mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv në Tiranë, pasi ka pasur probleme.
Gruaja punonte ne një banke të nivelit të dytë, ku punonin 23 punonjës se bashku. Ditën e sotme banka ka vijuar punën, ndonëse 52-vjeçarja kontaktin e fundit me bankën e ka pasur në 25 mars.
Sakaq, dy vajzat janë të karantinuara në banesë së bashku me babain e tyre. Ky i fundit ka rezultuar negativ.
o.j/dita
