Përkeqësohet gjendja e dy pacientëve me Covid-19, transferohen tek “Shefqet Ndroqi”

J L

Dy pacientë të prekur me Covid-19, janë përkeqësuar dhe janë dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi” që është kthyer në një spital Covid-2.

Mësohet se dy pacientët kishin shfaqur pneumoni bilaterale dhe se te “Shefqet Ndroqi” do të trajtohen pikërisht për këtë, për kurimin e mushkërive.

Në Sanatorium ndodhet gjithashtu edhe një paciente 19-vjeçare e prekur me koronavirus, por që iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal,.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259.

15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76.

Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës, 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste.

Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar.

7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *