Mbërrin dimri, të mërkurën temperaturat bien nën zero

anazapta

Mbërrin dimri. Pothuajse i gjithë vendi është gdhirë me temperature të ulëta, të cilat sipas meteorologëve pritet të bien akoma më tej gjatë ditëve në vijim.

Parashikimi i motit për javën që nis nesër flet për temperatura nën zero, të cilat pritet të regjistrohen në disa zona të vendit. Kështu, të mërkurën, pritet që në vendet e ulëta, temperaturat të jenë zero gradë celsius, në zonat malore -3 dhe reshje shiu e bore, kurse në zonat jugore e juglindore diell dhe ngrica, sepse temperaturat pritet të zbresin -9 gradë celsius.

Dje dhe sot, moti i keq me reshje të dendura shiu dhe temperature relativisht të ulëta ka përfshirë gjithë vendin. Për pasojë, ka pasur probleme në qytetet bregdetare, ku është vështirësuar ankorimi i anijeve në porte.

 

Share This Article
1 Comment
  • Epo duhet lënë babadimri të bëjë punën e vet! Ka radhën apo jo? Mjerë fukarenjté dhe të pastrehët ! Edhe qeveria s’duhet te harroje qe babadimri mund te sjelle përmbytje,bllokime ne zonat malore e plot vështirësi te tjera. Sidoqofte “mirseerdhe babadimer. Ke radhën”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *