KRIZA / Dëgjuat? Të mos kemi llafe, thotë KM. Nuk është tamam ashtu, sqaron ai

redaktor

 

SURREILLE, pranë Parisit – Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi dje se me anë të një akti normativ, do të ndalohet në territorin e Shqipërisë, çdo akt dhënie qiraje nga qiramarrësi tek qiradhënësi, në kuadër të masave anti-infektim me Covid-19.

Në vijim, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë çështje Rama sqaroi se është fjala vetëm për qiratë që paguajnë bizneset e vogla, familjarë në nevojë e studentë, që gjithsesi tani kanë shkuar në shtëpitë e tyre.

Kryeministri në një dalje tjetër, deklaroi se nuk bëhet fjalë për ndalim të pagesës së qirasë, por për shtyrje me këste në një moment të dytë, pasi të mbarojë kriza.

Në një dalje të mëtejshme, Rama bëri me dije se asgjë nga detajet e mësipërme nuk është e vërtetë, dhe se të gjitha janë shpifje.

Ndërkohë që të gjitha palët e përfshira në marrëdhënie të tilla tashmë me siguri duhet të jenë të sqaruara, kujtojmë se kryeministri ka një sfond të pasur sqarimesh të mëpasme për ligjet e mëparshme, për të cilat ligje, qeveria çdo dy orë ka shtuar nga një pikë apo nen detajues, duke akuzuar hijenat politike se duan të mbjellin panik dhe paqartësi.

Mjafton të kujtojmë se kryeministri vendosi ndalimin e çdo koncesioni dhe kontrate partneriteti-publik-privat më 1 korrik 2019. Kjo, me përjashtim të disa PPP-ve që ishin ndërkaq në proces. Gjithashtu, me përjashtim të PPP-ve në sektorë strategjikë ku bashkëpunimi me privatin është i mirëpritur si ujë i bekuar. Dhe me përjashtim të disa akseve rrugore kyçe që qeveria nuk i ndërton dot vetë, si boshti strategjik rrugor Godolesh-Përcëllesh-Cfakë me shtatë kalime, që kushton 100 milionë euro kilometri. Por ama, të gjitha PPP-të e tjera ndalohen me ligj.

Pas disa ditësh, vetë kryeministri e përforcoi këtë ligj me një dalje publike ku sqaroi se përfituesit e PPP-ve ja bënë të qartë se PPP-të janë motori i ekonomisë. Prandaj kjo punë do shifet me qetësi në një moment të dytë, të tretë apo të katërt.

Ndërkaq, burime për Gojët e Liga sqarojnë se kryeministri po mendon lehtësimin e kujdesshëm të disa masave shtrënguese të qarkullimit, për të liruar venat e ekonomisë së goditur nga koronavirusi.

“Po shqyrtojmë lejimin e qarkullimit të makinave private që shkojnë në punë. Por kush devijon nga puna, do shkojë në burg. Përjashtohen nga kjo masë gardianët, natyra e punës së të cilëve është të shkojnë rregullisht në burg,” paralajmëroi kryeministri, duke shtuar se tashmë që burgjet janë liruar disi pas dërgimit në shtëpi të të dënuarve, ka vende boll.

Të njëjtat burime pohojnë se ekipi anti-krizë ka marrë detyrën e gjetjes së një detaji, një akti, një gjesti të ri të paparë të Kryeministrit, në mënyrë që qiramarrësit të heqin vëmendjen nga qiraja.

“Në fakt, na duhet diçka spektakolare si 30 mjekët e Italisë, apo si tre lapsat trikolore në xhepin e xhaketës së Edit kur vajti në Paris për Charlie Hebdonë. Madje më e fortë se kaq,” pëshpëritën burimet.

“Hë vlla, ke ndonjë ide?” shtuan burimet.

 

*****

SHËNIM: Gojët e Liga është rubrikë satirike me qira. I bëjmë thirrje kryeministrit të vërë dorën në zemër. Por më parë ta lajë me sapun për 30 sekonda….

Share This Article
16 Comments
  • Ik ere ca na duhen kto lajme koti neve. Ne dum me pa ate filmin me ate artistin e xhungllivudit qe shkalavarrej sa nga nje dege ne tjetren me litar. He me ai qe vinte gjethe ke sumatricja ne vend te brekve. Eh dreq o pune… He me si e ka pas emrin se s’po m’kujohet… Uuuu, e gjeta m’duket. Pri dal t’partis e gjeta. TARZANI. Bash Tarzani e ka pas.

    Dum Tarzanin, dum Tarzanin, dum Tarzanin. Hahahaha

    • Z.kryeminister!
      Ne vazhdim te masave tuaja revolucionare gjykoj se juve duhet te ndaloni te gjitha martesat,bile edhe seksin gjate ketyre muajve karantinore!
      Bile,bile mund te jepni urdhjer qe edhe burri me gruan te mos flejne ne nje dhome per t’u ruajtur sa me shume!
      Kete gje ju e beni kollaj se jeni prtej kohe vete ZOT e vete SHKOP!
      Do t’u thone DIKTATOR!
      Mos e cani koken fare se keni mbeshtetjen e perendimit,qe me diktatura kane mbritur deri ketu packa se thone te kunderten!
      Se ata nuk duan diktaturen komuniste,por ate fashiste po!

  • Hahahaa

    Kjo e qerave i vuri vulën injorancës së tij. Dhe ka dicka që të lajthit tek kryeplaku i Surejës pranë Parisit

    Sipas Kryeplakut, po të mos paguhen Koncensionet e PPP u bëka ’97’-a.

    Kurse mospagesa e qerave, për pasojë e zinxhirit të shpenzimeve që vijnë prej tyre lufton virusin…!?

    Po ’97 sikur ndodhi kur u prish zinxhiri i pagesave që njerëzit kishin programuar nga të ardhurat e fajdeve, jo pse shteti nuk paguante kontratat publike..!!

    Pra, masa më efikase anti-’97-të duhet të jetë pagesa e qerave që të financohet zinxhiri i pagesave të tjera që kanë njerëzit për të bërë, jo pagesa e qeverisë të faturave të koncensioneve.

    Nëse ka mundësi për të dyja, aq më mirë. Por nëse duhet të zgjedhim kush është më e rëndësishme, pa dyshim që është qeraja e pasurive private. Efekti i tyre është kapilar. Madje dëmton edhe vetë shtetin që ka planifikuar në buxhet tatimin e qerasë.

    Nejse, situatë infeksioni është kjo punë… Do kalojë! Jam i bindur që po.

    Dhe meqë ra fjala, bota demokratike pa dyshim që nxjerr rregulla kufizuese për biznesin, por asnjëherë nuk fut njerëzit në sherr dhe kurrë nuk u thotë qeramarrësve mos paguani qeranë. Në asnjë rast nuk goditen kontratat por orientohen palët drejt riskedulimit të detyrimeve. As në situatën e COVID19.

    Nga ana tjetër qeveritë paguajnë sa munden dhe, gjithmonë gjykatat janë garanci për çdo mosmarrveshje.

    Pra asnjë krahasim me ta nuk qëndron!

    • Para shume vitesh, nje nate vere si pothuaj cdo nate, luaja tavell me cunat e lagjes. Vjen nje nga cunat dhe nxjerr nje paqete DS. Ndiznim nga nje dhe luanim e benim shaka. N
      Nderkohe kalon dikush qe nuk e njihnim dhe pyet: Cuna a keni nje cigare? Nje nga shoket merr paqeten e tjetrit dhe i thote: Po patjeter dhe i drejton paqeten. Ai robi mori nje, tha faleminderit, e ndezi dhe u largua.
      Nderkohe i zoti i paqetes ngrihet i merr paqeten ketij shokut bujar, e fut ne xhep dhe i fut nje shpulle kokes duke i thene:
      Po ti mor legen, me cigaret e mia e gjete te besh si amerikan??? (ne ate kohe mendonim se amerikanet ishin me te pasurit e botes dhe me bujaret)

      Kjo ndodhi mu kujtua dje kur degjova qe teveqeli i Surrelit fal qerate e privatit.

      • Nese do isha une kryeministri i popullit sot, per perballimin e gjendjes ekonomike do sekuestroja me ligj te vecante lufte, cdolloj pasurie te pushtetareve dhe ish pushtetareve. Cilitdo qe keto 30 vite ka patur nje vule shteti ne dore, qe nga horrat e qeverive deri te langojt e bashkive!
        Jo lekët e fukarenjve.
        Po ku ka bythë, lideri botëror për ksi gjonash.
        Një mut Saliu dhe nuk e bëjnë dot zap

  • Tej humorit me derëziun e Surelit dhe shokët e tij të Lalzit, 27 rastet e reja me Covid-19 ne 24 oret e fundit tregojne qe masat e karantines nuk po funksionojne.

    Kemi gati nje muaj dhe me llogjike rastet duhet te ishin ulur.. Zoti Edi Rama..duhet ndryshim.

    • NDËRSA DANEZËT E VËNË NËN KONTROLL KORONAVIRUSIN, RAMA VAZHDON ME FUSHATË PËR IZOLIMIN E SHQIPTARËVE, E MEGJITHATË VIRUSI SHËTIT SA NË NJË ZONË NË TJETRËN…

      Efektivitet i vogël i shqiptarëve në luftën kundër “armikut të padukshëm”, dhe kam frikë se do të dalim të fundit nga kjo përpjekje, si me komunizmin, që ne e lamë kur e lanë të gjithë… Kemi 30 vjet që rrimë duke e sharë, në vend që të bëjmë shtet funksional dhe efektiv – shtetin që na duhet…

      Shqiptarët bëjnë sikur punojnë – stimulojnë shumë, janë të prirur më shumë drejt dukjes, shiten si heronj, se sa kryejnë punë…

  • Edhe lideret e medhenj kane pasur nevoje te uleshin me kembe ne toke 🙂

    King George VI: The public need to be led not mislead, not to left to work it out for themselves.
    Winston Churchill: Right. Will that be all your majesty?
    King George VI: Yes. Good day Prime Minister.
    Winston Churchill: Good day. I believe I have just received a royal rop on the knuckles. Hmmm.

  • Edi Rama: “Harrojeni jeten qe benit me pare”.

    Jam shume dakort !!

    Kjo fjali presupozon se pak kesaj situate do kemi nje krize ekonomike, e cila do zgjase relativisht shume dhe do na perkthehet ne me shume taksa e ne me pak sherbime, normalisht. Kryeministri na fton te solidarizohemi per te miren e vendit, e te japim kontributin tone…jam shume dakort.

    Nese populli i thjeshte do harroje jeten qe bente me pare, atehere ta harroje edhe:

    – Vilma me shoke se do vazhdoje te perfitoje miliarda si me pare.
    – iliri me shoke se do vazhdoje te sterilizoje si me pare.
    – Klodi me shoke se do marre miliarda pa djegur, si me pare.
    – lagja Rolling Hills se do vazhdoje te jetoje ne lluks, si me pare.
    – politikanet e pasur se nuk do i preket pasuria, si me pare.
    – gjiri i Lalzit se do perdore 11 tualete, si me pare.
    – Luli se do perfitoje nepermjet kunatit, si me pare.

    Jam shume dakort te shtrengojme rripat te gjithe. Une jam per shtrengim rripash me 3 parime:

    1- shtrengim per te gjithe pa perjashtim.
    2- shtrengim ne perpjestim te drejte me perimetrin e dhjamit qe ka gjithsecili.
    3- shtrengim duke filluar nga me i shendoshi, tek me i dobeti.

    I uroj Edi Rames sa me shume vullnet per te realizuar planin e shtrengimit te rripave.

    • Dy javët e fundit thanë: “kjo javë është vendimtare”. Me këto deklarime bllokuan çdo gjë duke terrorizuar në ekstrem njerëzit në nevojë për informacion.

      Në kor e thanë edhe mjekët, që më shumë dolën në televizor sesa shkuan në punë, por edhe Pacienti Zero. Si orkestër dasmash që u bien veglave me vesh. (Shprehje e përdorur dikur nga Ai)

      Asnjë llogjikë shkencore të bazuar në shifra. Veç panë vdekjet në Itali dhe tundën shkopin ndaj njerëzve në Shqipëri…

      Ndërkohë Italia bën 30 000 testime në ditë, kori këtu shet pordhë se ka bërë 1500 për 1 muaj!!! Raportojnë vdekje të larta të lidhura me COVID19, sepse testojnë më shumë.

      Por orkestra jonë vijon me të njëjtën shprehje ” kjo javë so jetë piku”… Teste modeste, por fatalitete jo dhe aq…!!!

      Njerëzit, të terrorizuar krahas parashikimit të motit u duhet të shohin edhe parashikimet e orkestruara nga Komandatura e Surrelit.

      Kjo e fundit po sfidon gjithë botën mbarë me zbatimin e shprehjes “druri la dalë nga xheneti”. Vijon të damkosë këtë popull mjeshtrisht!!!!

      Ka shumë, ende shumë që e pëlqejnë edhe këtë shprehje por edhe vetë drurin. Kuptohet, deri në pikën që u kërcet në kurrizin e vet.

      Orkestra vazhdon pa u lodhur: “kjo javë…, piku…., me pikatore…., grafiku….., tamponët…., lajmë duart…., javën që vjen….,fundi i prillit….., fundi i botës….., “.

      Zot na ruaj, dmth!

      #orkestraepikavenëqeverinëepykave#

  • po nuk mori borxh 600 000 000 Euro (gjashteqind milione euro) ne Maj (jalla dhe me nje interes me dy shifra), dhe me qe “poplli” pellazgo-dorian aromak dhe pak anadollak nuk e gerdhisht fare per shtetin dhe Kryeministrin dhe te vret me pare per kuleten se per nderin e te verteten, zgjidhja e gjithe qeverive te deshtuara eshte inflacioni….

    po e lejoi pronari i Bankes… inflacion. ashtu te gjithe paguhen dhe askush nuk mundet me ble ma gja, as morrat, as sorrat, as ERTV… falimentim total dhe 2021 qe e ben i997 te duket lule.

    A e mbani mend kengen: “Hipi Cilja e Lleshit ne Kacile te Leshit.” kush e din vazhdimin le ta mbaje per vete….

  • ed(baba) mos qofsh ishalla erdhe ne pushtet me iden hiqja klases e jepja kastes e ktheve hiqja lenes e venia prenes the mos vjedh energjine se ben gabim ti vjedh shtetin e ben si trim erdhe duke thene vdekje fashizmit e liri popullit e ktheve vdekje popullit e liri fashizmit anjshnanji ka thene universo ka kufi injoranza jo ky je ti mos qofsh o babe (ed rama)?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *