Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar amerikanët të përgatiten për “javën më të vështirë” të pandemisë nga koronavirusi, duke parashikuar një rritje të vdekjeve.
Në konferencën e tij të përditshme, Trump tha se “do të ketë vdekje” në një vlerësim të zymtë të ditëve në vazhdim.
Ai u përpoq të siguronte shtetet e goditura më keq, duke premtuar furnizime mjekësore dhe personel ushtarak për të luftuar virusin.
Por, në dallim nga paralajmërimi i tij, zoti Trump sugjeroi lehtësimin e udhëzimeve për distancimin shoqëror për Pashkën.
“Ne duhet të hapim përsëri vendin tonë,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të shtunën.
“Ne nuk duam ta bëjmë këtë për muaj, muaj dhe muaj.”
Thirrjet e Trump për të relaksuar kufizimet ndaj jetës erdhën në ditën kur u konfirmuan si të infektuar nga koronavirusi mbi 300 mijë amerikanë, numri më i lartë në botë.
Ndërsa të shtunën, kishte pothuajse 8,500 vdekje nga Covid-19 në SHBA, shumica në shtetin e Nju Jorkut – epiqendra e shpërthimit.
Të shtunën, shteti i New York regjistroi 630 vdekje më shumë nga koronavirusi, një tjetër rekord ditor që e çon numrin total në 3.565.
Shteti tani ka pothuajse po aq raste, mbi 113,000 , sa e gjithë Italia.
j.l./ dita
