Shkon në 377 numri i të infektuarve, 16 raste të reja me Covid-19

J L

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Zyrtarisht raportohet se janë 377 persona të infektuar në Shqipëri, ndërsa vetëm 24 orët e fundit u regjistruan 16 raste të reja.

Numri i viktimave në vendin tonë deri më tani është 21.

Njoftimi i Ministrisë:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste.

Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej.

6 pacientë janë në terapi intensive. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 177 raste

– Durrës 38 raste

– Lushnje 5 raste

– Elbasan 10 raste

– Fier 26 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 44 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 12 raste

– Krujë 5 raste

– Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste.

Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • A do behet Shkodra si Brescia,me ate koke dhe fodullek qe kane?
    Para trimat e saliut ,sakrifikohuni per saliun e moniken,qe ta marin vesht te gjithe sa antikomunista jeni ju qe i serviliseni kujt do

  • Trushplarja me rrezikun e korones ! Mbasi te qetsohet korrona do marrim vesh te verteten ! Korona apo ekonomia do shkaktoj me shume viktima ?!! Te presim !

    • Buletini sinoptik, marrim cfare marrim vesh me vone, nuk na vlen per tani! A eshte modifikuar ne laborator, apo jo! Problemi eshte tani; tani duhet kujdes, sepse keto viruse koronale (me kurore) njihen qysh nga fillimet e viteve ’60. Shiko emisione televizive te pakten, meqe te lexosh e ke te veshtire!

    • Ore, na u tremb dhiarja e Dule Ramutit. Mos ndill zi thote. Pse mo, cpo bejne mileti? Po mbjellin grure e miser per tu ushqyer?
      Apo presim nga Serbia te na ushqeje. Dhe biberon me qumesht serb do mesohen te thithin shqipkaret,
      Se keshtiu i meson RiPiSi Ramut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *