Austria do rihapë dyqanet dhe qendrat tregtare, do funksionojnë me distancim social

J L

Austria mund të nisë të lehtësojë masat e saj të izolimit kundër koronavirusit duke filluar që nga java e ardhshme deklaroi kancelari Sebastian Kurz, i cili paralajmëroi megjithatë se kjo do të varet nga qytetarët sesa do t`i binden rregullave të distancimit social.

“Qëllimi është që duke filluar nga 14 Prilli, dyqanet më të vogla deri në madhësinë 400 metra katror, si dhe dyqanet e pajisjeve të kopshtarisë e ato të kompjuterëve, mund të hapen përsëri, por kuptohet me kushte të rrepta”, tha Kurz në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se nëse gjërat shkojnë ashtu siç është planifikuar, dyqanet më të mëdha e qendrat tregtare do të rihapen më 1 maj dhe duke filluar nga mesi i majit hotele, restorante dhe shërbime të tjera gjithashtu mund të fillojnë të çelin dyert e tyre, gjithmonë me faza.

Kurz e bëri megjithatë të qartë se kufizimet e lëvizjes që Austria ka ndërmarrë për të luftuar përhapjen e COVID-19, do të mbeten në fuqi dhe u bëri thirrje austriakëve që të mos festojnë Pashkën me njerëz jashtë familjes së tyre.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të majit, dhe eventet publike do të jenë të ndaluara deri në fund të qershorit, sipas kancelarit.

Nëse tendencat e infeksionit filluan të përkeqësohen përsëri, qeveria “gjithmonë ka mundësinë të tërheq frenat e emergjencës” dhe të rivendosë kufizimet, shtoi ai.

Austria me 8.8 milion banorë ka aktualisht 12.058 raste të konfirmuara dhe 204 vdekje.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky eshte veprimi me i drejte dhe me i sakte per te perballkuar dyndjen e njerezve per te blere ushqime etj!
    Dhe ji si ne Shqiperi,qe kryeministri Rama urdheron mbylljen e njerezve ne shtepi,por kohen e blerjeve e ka kufizuar deri ne oren 13.00 gje qe ka bere qe mijra njerez te sulen supermarketeve duke shkelur te gjitha normat e lejuara dhe duke krijuar kushte te rrezikshme per nje infekim masiv!
    Rruge zgjidhja me e drejte dop ishte lenia e dyqaneve ushqimore etj te hapura tere diten,ndersa njerezve u duhet folur me te gjitha mjetet,qe te zbatojne rregullat per ruajtjen vetiake!
    Nuk ruhen njerezit ne pandemi,.sidomos ne Tirane me polici dhe kercenime!
    Fakti,qe rruget brenda lagjeve jane kurdohere plor me njerez qe pijne kafe te maskuar ne grupe,te rinj qe luajne me top,me letra etj,tregon se nuk eshte gjetur menyra me e drejte nga kryeministri Rama!
    Duhet bindje e jo kercenim!
    Rama eshte bere i pa besueshem,bile i merzitshem me pamjet qe jep nga tv e botes,se nuk pyet njeri!
    Njerezit ne Shqiperi nuk shohin te veproje shteti,por vetem kryeministri dhe kryetari i bashkise Tirane me dalje mediatike ne rolet e tellallit dhe hamallit!
    Duam te shohim shtetin te vbeproje dhe jo lideret!
    Lideret te rrine ne zyra,te njihen me mbarevajtjen e detyrave qe japin,te njihen me ankesat e qytetasreve,te gjejne shkelesit e tyre dhe t’i ndeshkojne ata!
    Pushteti vendor eshte i paralizuar komplet,se Veliaj kujton se detyra e vetme e tij eshte te dale ne tv duke cuar si hamall qese me ushqime!
    Pa aftesine e tij kerkon ta mbuloje me keto karagjozlliqe si hamall!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *