Festojnë “rikthimin në normalitet”, mijëra vetë dynden drejt vendit turistik në Kinë

J L

Disa ditë më parë, në provincën kineze të Anhui, në juglindje të vendit, autoritetet lokale vendosën të hapnin falas 29 zona turistike për të “festuar” rikthimin në normalitet.

Kjo do të bëhej me të gjitha masat e duhura: vizitorët duhet të tregonin aplikacionin me kodin QR code që tregonte gjendjen e tyre shëndetësore, duhet të mbanin maska, të masnin temperaturën e e të ruanin një lloj distance.

Por shumë shpejt, zyrtarët u detyruan të mbyllnin Huangshan apo Mali i Verdhë, ku kishin vërshuar 20 mijë persona në ditë.

Rasti ka bërë të ngjallet frika e një “faze 2” të sëmundjes.

Çfarë do të ndodhë kur të vendoset liria e plotë e lëvizjes? Në ËWeibo, Instagram dhe rrjete të tjera sociale kanë qenë vetë kinezët që kanë dhënë alarmin pas pamjeve të “pushtimit” të Huangshang.

“Çfarë po bëni kthehuni mbrapsht”, ose “Ndaloni, është shumë shpejt për këtë lloj kthimi në normalitet”, ishin disa prej apeleve të lëshuara aty.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *