Sokol Olldashin nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time. E kam përcjellë, fillimisht, siç jam mësuar të përcjell në detaje politikanët shqiptarë, të çdo soji – edhe parlamentarin më të humbur që nuk e di veten për politikan, – si lëndë e parë për opinionet e mia ndaj zhvillimeve politike dhe më pas shumë më i përqëndruar për shkak të nivelit që manifestonte, stilit të artikulimit dhe agresivitetit me të cilin i zhvillonte betejat.
Deri në vitin 2007, kur kandidoi për Kryetar Bashkie, nuk ma kishte mbushur mendjen se ishte ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të korit në të djathtë me vetëm një dirigjent. Pasi kishte dorëzuar postin e Ministrit të Brendshëm, arriti të krijojë idenë e një rivaliteti të fortë, në një garë shumë të vështirë me Edi Ramën, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës në detyrë, që rezultoi me një humbje dinjitoze, që mund të kishte qenë shumë më dinjitoze nëse do të kishte vënë në dukje disa suksese të rëndësishme të kundërshtarit e më tej sikur nëpër tribuna nuk do ti ishte përzier dirigjenti. Rikthimi në Qeveri si Ministër Punëve Publike dhe Transporteve i dha mundësi të konsolidohej në lidershipin e PD-së duke marrë mbi vete suksesin dhe njëkohësisht përgjegjësinë e një qeverisjeje me plot dritëhije që mbeti në klasë në zgjedhjet e 23 Qershorit. Sokol Olldashi krijoi një profil origjinal përtej modelit plagjiaturë që imition liderin e që karrierën e ndërton vetëm mbi këtë imitim (në Shqipëri modele të tilla qesharake ka me shumicë), politikani që bëri një karrierë në ngjitje, falë vlerave të tij.
Sokol Olldashi iku aksidentalisht bash në kohën kur u bë më interesant se kurrë. Në çastin kur ishte qendra e dytë e PD-së, kur prisnim të fliste më qartë, më troç (thuhej se do të fliste) për zhvillimet e mëtejme në këtë parti.
Me shfaqjen më të fundit ndryshe në Parlament, Sokol Olldashi pranoi përgjegjësinë e klasës politike shqiptare në raport me zgjedhjet, duke dhënë sinjalin e parë serioz për një lëvizje të mundshme të tij, që do ta pasuronte skenën politike. Nuk e di se sa do të funksiononte një lëvizje e supozuar, sa mbështetës do të siguronte në Parlament, por di se PD-ja ka nevojë për një shkundje fundekrye, për tu shndërruar në një forcë demokratike brenda vetes e më pas për të paraqitur një alterantivë të re qeverisjeje. Kjo PD, siç është, nuk jep asnjë shpresë, për askënd, as për vetë kryetarin e emruar, madje më së paku jep për të.
Sokol Olldashi ishte politikani që mund të kritikohet për të gjitha të metat e sistemit pjesë e ndërtimit të të cilit ishte, në disa raste me zë të lartë (kujtojmë shfaqjen e tepërt të tij më 21 janar), si pjesë e korit që shoqëroi deformimet e rënda të standardeve demokratike të shtetit. E po ashtu si pjesë e përgjegjësisë për keqqeverisjes së PD-së në sidomos në 5-6 vitet e fundit. Nuk mund të mos pranojmë se aksidenti i ish Ministrit të Transportit, që pretendonte të kishte ndërtuar mijëra kilometra rrugë të standardeve europiane, është ironia më e hidhur e asaj çfarë kemi ndërtuar (në fakt çfarë nuk kemi ndërtuar) në realitet deri tani, ndryshe nga çfarë kemi thënë. Sokol Olldashi ishte në njëfarë mënyre viktimë e asaj politike për zbatimin e së cilës kishte kontribuar edhe vetë.
Nga mesazhet e shumta që kam lexuar më ka bërë pështypje ndonjë mesazh i sinqertë ardhur nga rrethi i ngushtë politik i tij, jo thjeshtë për emocionalitetin, por për atë që pritej të bënte Olldashi. E nëse është kështu, nderi më i madh që mbështetësit mund ti bëjnë politikanit për të cilin së fundi nuk kursyen asnjë fjalë të mirë, të zgjedhur me kujdes, të thënë me shpirt, është të ngrihen në lartësinë e përgjegjësisë politike që kanë, si njerëz që paguhen për këtë punë, e të vijojnë projektin që kishte Olldashi. Në mënyrë që ta besojmë se ai kishte një projekt politik; në mënyrë që ai të flasë edhe duke mos qenë; në mënyrë që ai të mbetet i gjallë edhe duke qenë i vdekur; në mënyrë që fjalët të mos mbeten vetëm fjalë të thëna në një çast kalimtar. E, së fundi, në mënyrë që Sokol Olldashi të mos u përkasë vetëm miqve.
SO me sa kuptohej vuante shpirterisht vjedhjen qe ju be ne shtepi dhe hipokrizine e djallezuar te shpellareve te PD – nuk arrriti te shprehej ploteisht megjithse filloi…
Sokol OOlldashi nuk ishte nje ndryshe ne PD,ishte nje si te tjeret dhe po te dilte kunder rrymes do te ishte nje si Eduart Selami,si Genc Pollo,Nje i padrejte qe therret `kjo bote u cthur` diten qe iu be padrejtesia dhe do ti bashkohej korit te viktimave politike ne shqiperi qe nga Koci Xoxe,Mehmet Shehu..
Nuk ishte projekt i ri,pasi vinte nga “kolkozi” stalinist i Saliut, dhe pse i vuajtur.Kish deklaruar se do vriste me shume shqiptare,aludohej për lidhje me Mafjen shqiptare,kish korrupsion skandaloz me rrugët…i inaguronte dy herë…Saliu! Fjala e fundit mbi zgjedhjet në Korcë mund të themi se krijoi krisje,sepse doli nga “kornizat” Por nuk perben vijë të re! Sepse vet ishte i lakuar,pjesmarrës në korrupsionet! Asnjehere nuk do fitonte dhe mos mbrojtja e PD,që cirrej per asgje,tregon se beri mirë qe iku!…Nuk e donin! PD është parti e vdekur,por të mbeturit janë tribale,besojnë tek NJESHI!…Nuk ka asnje të ri qe lejohet të thyejë bustet e ngritura në PD! Do varroset ne cdo konkurim!
d.m.th ne shqiperi vidh sa te duash po ndryshove d.m.th te behesh i mire te falen ato qe ke vjedhur.bravo gazetar.shume bukur i mesoni politikanet.
Meqe kaluan te tretat, po them se per mua ishte rrugaci i PD, vegel e Saliut, aventurier pa program. Ndjese paste shpirti i tij.
PO PER GJITH ATA NJEREZ QE HUMBASIN JETEN NE RUGET QE MBURESH OLLDASHI DHE QE NUK JA U QAN HADHIN ASNJE PSE NUK SHKRUAJNE ASNJE RJESHT. NDERSA PER KETE KEQ ME VJEN E DEM SME BEN.
Pd nuk ka nevoje per gazetare te ketij tipi,as qeI per fill. Per tips te tille idiot ewe mendojne se benne diversion ndaj PD amok a vetem perbuzje.
Ikja ne aksident rrugor e nje ministri me plot dyshime,me duket se duhet te prodhonte nje sfide te madhe per media ne shqiperi ne qofte se pretendonte te ishte e pavarur.Imagjinoni kur nje minister varroset ne plot mistere ,CFARE NDODH ME NJE QYTETAR.Do te kisha plot te replikoja sot edhe me versionin e prokurorise apo te ekspertizes qe ju be makines se ministrit……45 km ne ore BENC MERCEDESI NUK PRODHON VIKTIMA KETU KU JAM UNE ….OSE NDRYSHE PREFERON TE MBYLL FABRIKEN.
Ndjese paste se pas vdekjes nuk flitet keq per njeriun, por per te gjitha te zezat ishte perfolur! çudi si nuk e varrosen tek Varrezat e deshmoreve se atje i çuan te gjithe, lare e palare1