VIDEO: Kur Johnson mburrej se kishte shtrënguar duart e pacientëve me Covid-19

J L
LONDON, ENGLAND - MARCH 22: British Prime Minister Boris Johnson gives his daily COVID 19 press briefing at Downing Street on March 22, 2020 in London, England. Coronavirus (COVID-19) pandemic has spread to at least 182 countries, claiming over 10,000 lives and infecting hundreds of thousands more. (Photo by Ian Vogler-WPA Pool/Getty Images)

Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar për kryeministrin e saj: shëndeti i 55-vjeçarit të infektuar me virusin Corona duket se është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme.

Boris Johnson u transferua në pavionin e reanimacionit në Spitalin St. Thomas pas këshillës së mjekëve të tij, tha qeveria në Londër. Ishte një masë paraprake, për rastin nëse kryeministri Britanik do të kishte nevojë për frymëmarrje artificiale.

Kjo nuk ka ndodhur ende, i tha të martën ministri i kabinetit Michael Gove radios LBC.

“Kryeministrit i kanë dhënë oksigjen dhe ai është nën mbikqyrje të rreptë”, tha Glove, të cilin e citon Reuters.

Johnsoni është i ndërgjegjshëm. Megjithatë kreu i qeverisë i kërkoi Ministrit të Jashtëm Dominic Raab që “ta përfaqësojë aty ku është e nevojshme”, bëri të ditur zyra e tij.

“Kryeministri është në duar të shkëlqyera dhe falënderon të gjithë punonjësit e (shërbimit shëndetësor) NHS për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur,” u bë e ditur.

55-vjeçarin e sollën në spital të dielën – “për disa teste të zakonshme”, u tha në fillim. Gjatë së hënës, gjendja e tij u përkeqësua.

Mungesa kronike financimi

Johnson e bëri publik infektimin e tij me patogjenin COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht, ai vazhdoi të punonte në izolim në selinë e qeverisë në Downing Street në Londër.

Në mesazhet e tij me video për pandeminë e koronavirusit, ai ishte optimist, por ai tashmë dukej i rënë nga fuqitë dhe kishte humbur dukshëm peshë. Sipas një zëdhënësi, ai vuante nga temperatura e lartë dhe kolla, simptomat nuk ndryshonin.

Në fillim të marsit, Johnsoni ende mburrej se kishte shtrënguar duart në një spital, përfshirë edhe pacientëve me COVID-19. Ai do të vazhdonte ta bënte këtë, tha ai në atë kohë.

Qeveria britanike është nën presion të madh në luftën kundër pandemisë: një kurs i pavendosur harxhoi kohë të vlefshme në kontrollin e shpërthimit të pandemisë. Për më tepër, nuk ka teste të mjaftueshme, pajisje mbrojtëse dhe aparate respiratorë në shërbimin shëndetësor britanik NHS, të nënfinancuar në mënyrë kronike. Klinikat e para madje raportuan mungesë të oksigjenit për frymëmarrjen.

DW

 

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • E kush e verteton qe ky eshte semure? Apo hedh njeri nje lajm i cili cuditerisht perseritet si papagall nga te gjitha mediat qe marin Milona per informim te dezinformuar, dhe ky patjeter qe duhet te jete i semure, se e dha dhe televizori.

    Mediat qendrore ne Bote si CNN, BBC, The Guardian, New York Times, Washington Post etj jane prone e 5 Korporatave, te cilat jane prone e Bankiereve qendrore qe perbejne berthamen e Iluminatit. Johnson natyrisht eshte vegla e tyre, ashtu si shumica e politikaneve ne poste te larta ne pothuajse te gjitha qeverite neper Bote.

    Ideja eshte qe krijohet perceptimi i nje epidemie, per te avancuar axhenden globale, drejt nje kufizimi te ri te njerezimit, duke perdorur friken ndaj nje virusi virtual te masat e manipuluara. Kjo axhende po zbatohet relativisht njelloj ne te gjitha vendet perendimore, me disa ndryshime sipas demografise dhe nivelit, por ne Angli po kalon ne nje drejtim tjeter me ekstrem, sepse Anglezet jane popull qe nuk para manipulohen lehte.

    Prandaj eshte e detyryeshme qe Johnson te ” semuret rende “, qe ata Angleze kokeshkrete qe kane dy qeliza truri ne koke e i vene ne pune e shikojne pertej propagandes e manipulimit, te besojne perrallen e Covid-19.

    • Genti, e marr unë përsipër të të çoj e të të takoj me Borisin në spital, por nuk ma merr mendja se do të bindeshe. Ma merr mendja se je i bindur për konspiracion. Edhe sikur të bindesh ti?! Të garantoj se do të dilnin dhe nja 20 të tjerë që do të të zinin vëndin.
      Më vjen keq Genti, por njeriu beson atë që është në gjëndje të kuptojë. Shpesh beson të pabesueshmen, sepse ajo përmbush dijet e tija të pakta.

      • Keq me vjen Gani, por nuk e ke lexuar me kujdes komentin tim. Aty thuhet qe Johnson eshte nje vegel ne duar te tjera. Kaq, Gani.

      • @Genti,
        Shko tako edhe ti disa te semure e provoje semundjen vete. Mos shko ne spital. Flasim pas nje muaji per rezultatet. Pos fil me CNN e mediat e tjera qe ti i urren.

        • @Dok Tori

          Nuk i urrej aspak keto media te kapura. Ata thjesht po bejne punen e tyre kundrejt pageses. Po puna e tyre nuk eshte etike dhe njerezore, sepse fokusohet ne mashtrim e propagande drejt nje axhende qe kerkojne financuesit e tyre, e cila ne finale kerkon skllaverimin tim por edhe tendin.

          Kjo eshte qe ti nuk kupton ose ben sikur nuk kupton. Une thjesht rrefuzoj qe te manipulohem. Ti? Vazhdo rrugen plako, nuk ka asnje problem. Gjithsecili sipas perceptimit.

          Por neser mos u anko, kur te kesh kerbacin te koka e te shkosh te shuroshes me leje. E kerkove vete ate gje, ne budallallekun dhe naivitetin tend, duke besuar e duke u manipuluar me rezultat zyrtare.

          E gjithe kjo neqoftese je i sinqerte ne ato qe thua, dhe jo ndonje i shitur, se jane shtuar ne menyre eksponenciale keta te fundit, me rastin e flames virtuale Covid-19.

  • @Genti,
    Shko tako edhe ti disa te semure e provoje semundjen vete. Mos shko ne spital. Flasim pas nje muaji per rezultatet. Mos fol me CNN a mediat e tjera qe ti i urren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *