Letër e nënshkruar
Migena Aleksi
Lidhur me armët kimike unë them që të dy kryetarët e partive të mëdha, respektivisht Basha dhe Rama, pavarësisht se akuzojnë njëri tjetrin, në thelb bënë të njejtën zgjedhje: Refuzuan SHBA-të. T’u thuash JO interesave amerikane nuk është e lehtë, por këtu nuk bëhet fjalë për pjekuri të klasës politike apo të shoqërisë civile siç thonë disa. Është ende shpejt për këtë, ndonëse urojmë të gjithë që të ndodhë. Unë mendoj që në këtë lojë u futën interesa rivale të interesave amerikane. Kam parasysh këtu interesat ruse, të cilat janë në sinkron me nevojat e Asadit të Sirisë, pavarësisht marrëveshjes së sigluar mes Moskës dhe Uashingtonit.
Rusët janë të lidhur historikisht me serbët në Ballkan, dhe kanë një histori të hershme bashkëpunimi me Francën.
Them se boshti ruso-serb në rastin e PD-së dhe frankofilia e njohur e Tiranës politike dhe mediatike në rastin e PS-së janë faktorët influencuesë. Pra unë besoj se presioni nga turmat, nuk ka qenë kryesori. Turmat janë futur në lojë duke u nxitur për të qenë si justifikim për një zgjedhje që politika e Tiranës në unison PS-PD kësaj here, ka bërë kundër interesave amerikane. Ndaj dhe diplomati amerikan Arvizu thotë me të drejtë: “Ju e keni vendin në Europë, por mos harroni kush ju është gjendur në krah këto 100 vite”.
Përfundimisht unë mendoj që ne u treguam burracakë dhe të pabesë, duke lënë në baltë një mik të madh që na është gjendur në vështirësi dhe duke marrë për arsye të errëta krahun e atyre që kurrë nuk na kanë dashur të mirën, madje na kanë ndarë në 1913 dhe kanë dashur të justifikojnë genocidin ndaj kosovarëve në luftën me Milosheviçin. Shumë keq kështu.

Ne teresi, mbeshtes opinionin e Migena Aleksit vecse dua ta bej nje pyetje “Sherbim Informativ Kombetar thua te kete informuar per disa “pjesemarres” gjate diteve te protestave, sidomos ethshem ne finale, te cilet thuajse ishin te lidhur live me shefat e tyre? Dhe ku? M’u rreth e rrotull “Rognerit”, Kryesise se Kuvendit etj. Si te fushes, natyrisht, qe dime te bejme dallimin ne mes te korrespondenteve te atashuar dhe te tjereve.”
Jo, nuk ishte “rrezikshmeria e larte” e armeve kimike qe e faktorizuan dhe na bene “entuziaste a frikamane per shkak te “shoqerise civile”. Disa nga arsyet i thote me lart Migena.