1 milionë e 420 e mijë njerëz janë infektuar nga Covid-19 në të gjithë botën gjatë këtyre muajve, sipas të dhënave nga portali “worldmeters.com”.
Ndërkohë numri i viktimave në mbarë globin nga ky virus i rrezikshëm, të paktën deri të martën në mbrëmje vonë llogaritet të jetë 81 mijë e 550.
1 milionë e 36 mijë njerëz janë ende aktiv me koronavirus ndërsa 302 mijë janë shëruar plotësisht.
Numrin më të lartë të viktimave e ka Italia 17 mijë e 127 ndërsa Spanja është e dyta me 13 mijë e 805.
Shteti iberik ka shënuar 743 të vdekur këtë të martë, teksa në Europë së bashku me Britaninë dhe Francën kanë pasur numrin më të lartë të viktimave në 24 orët e fundit.
Në Francë janë 10 mijë e 328 viktima në total ndërsa në Britaninë e Madhe 6 mijë e 159.
Shifra tmerrësisht shqetësuese vijnë edhe nga SHBA ku vetëm këtë të martë kanë vdekur 1700 veta dhe totali tani është 12 mijë e 600 viktima ndërsa të infektuarit janë 392 mijë.
Belgjika me 403 viktima vetëm këtë të martë është një rast shumë shqetësues sikurse Suedi me 114 viktima.
Në Holande kemi pasur 234 viktima këtë të martë ndërsa në Turqi 76 viktima.
e.k. / dita

Hollandezet gay vazhdojne e te pijne birra, sikur nuk ka ndodhur gje, apo Suedia qe e ka marre me shume sportivitet.
Turqia ka shume me teper po sulltani diktator po arreston gazetaret qe mos te japin te verteten