Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, nëpërmjet një deklarate për shtyp akuzon qeverinë se ka gënjyer në lidhje me kapacitet e testimeve për COVID-19. Sipas ish-deputetit është gënjeshtër e madhe deklarata e kryeministrit se kemi kapacitete për dy mijë testime në ditë, ndërkohë që kapaciteti real është 2000 teste gjithsej.
“Sot bëhet një muaj që kur në Shqipëri u zbulua rasti i parë me COVID 19. Ky muaj i vështirë ka provuar në mënyrë të përsëritur se qeveria ishte e papërgatitur për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi.
Shqipëria kishte pak kite për të testuar sa më shumë të dyshuar, sepse qeveria veproi me shumë vonesë për t’i siguruar, pavarësisht thirrjeve tona të hershme. Në përpjekje për të mbuluar dështimin në furnizimin e mjaftueshëm me kite për teste, Edi Rama e mbajti sekret sasinë e tyre dhe, kur u detyrua të fliste, ai gënjeu.
Deklarata e tij se ne jemi të gatshëm të bëjmë 2 mijë teste në ditë, u përgënjeshtrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe nga vetë Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës. Të ndjekim për disa sekonda me zë dhe me figurë këtë mashtrim të rrezikshëm të Edi Ramës.
Edi Rama në Twitter: Nëse Komiteti Teknik do të thoshte 2000 teste në ditë, do të kishte 2000 teste në ditë!
Tekst: 2 mijë teste në ditë? Gënjeshtër!
Pyetje: Manastirliu, sa teste kemi konkretisht? A keni një shifër?
Ogerta Manastirliu: Janë 2 mijë. 4 mijë është lidhur kontrata për të ardhur, 10 mijë që po bëhet procedura, 20 mijë nga OBSH-ja.
Tekst: A ka Shqipëria kapacitet për 2 mijë teste në ditë? Ekspertët e Ramës zbulojnë mashtrimin.
Albana Fico, Komiteti AntiCovid: Desha t’ju siguroja për nivelin e kapaciteteve. 200 deri në 500 kite çdo ditë kemi siguruar.
Teskt: Gënjeshtrat e Ramës fshehin përhapjen reale të virusit. Gënjeshtrat e Edi Ramës rrezikojnë jetë!
VIJIM I DEKLARATËS
Pra, e vërteta është se ne na kanë mbetur vetëm 2 mijë teste, se furnizimet i kemi kërkuar me vonesë, pas shpërthimit të virusit në vend dhe se na kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për gjoja marrjen e masave.
E vërteta është se Shqipëria jo vetëm nuk ka një sasi të tillë për të kryer 2 mijë teste në ditë, siç thotë Edi Rama, por, për shkak të centralizimit nga qeveria në një laborator të vetëm, nuk ka as kapacitetet teknike për të bërë më shumë se 500 teste në ditë.
E vërteta është se numri i pamjaftueshëm i testeve na ka detyruar që, deri javën e kaluar, të bëjmë mesatarisht, 50 teste në ditë, duke ulur në minimum mundësitë për të zbuluar raste apo vatra të reja infeksioni.
Gënjeshtrat e Edi Ramës janë të rrezikshme. Numri i vogël i testimeve fsheh përhapjen reale të virusit. Sa më pak testime, aq më e pakët mundësia për të izoluar virusin dhe për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së tij.
Me urimin që sasia e re e furnizimit me kite testuese të vijë sa më shpejt dhe duke falënderuar partnerët tanë për ndihmën e madhe që po na japin, Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve mes qytetarëve. Kështu do të dimë përmasën reale të dëmit të shkaktuar, të papenguar nga gënjeshtrat e kryeministrit dhe do të kuptojmë më mirë se kur mund të kthehemi në normalitet,”-mbyllet deklarata e ish-deputetit.
O.J/DITA

Lef lef o i biri i doktor masakres se 2 prillit se e pe sondazhin sa poshte ka ra pd leshelija pikerisht prej kesaj bandes se vrimes se celesit pjese e se ciles jeni dhe ju. Ju doni viktima si ne Gerdec, si ne bulevard me 21 janar si ne 97 , si ne 2 prill, por ajo kohe ka mare fund.
Te gjithe genjejne o Tosi. Ty t´i ka dhene gje Rama leket e sufllaqes per javen e kaluar ?
Une do thoja i biri UDBashit te Serbise.
Pelle.e.keqe
pastroni Shkodren se ga o´pislliku juaj po oerhapet
me ato ritime ne shkoder .
Llapaqene ordinere qe ngelet duke lehur ,ne vend te heshtni e bashkoheni situates e ndimoni
plehra .
Ne pushtet s’keni me ardh kurr jo vetem ju shkerdhatat
e kombit por brez pas brezi kanceri Shqiperise .
Te shfrytezosh edhe epidemine qe te merr jeten dhe te jesh i kenaqur me testet duke e ditur se nji testim i bere i koston shume Shtetit i cili ka dhene dhe jep rregulla si ti qendroni sa me larg keti virusi me emrin COVID-19.Por me i rrezikshem virus per ate vend eshte COVID-i-PD.
Lexoni deklaraten e fundit te OBSH per situaten edhe ne Shqiperi.
Po llap kelyshi i burgaxhiut Ali Spahiu krimineli i 2 Prillit.
Shefi i OBSH ne Tirane levdon dhe eshte i kenaqur me punen dhe mast e Qeverise per Pandemine, nga foleja e grerezave SHQUP hidhet vetem balte.
zi spahia,ke moral ti qen biri i qenit:
QE SHIKONTE ARBEN BROCIN TE VDISTE DHE SI JEPTE NDIHMEN E PARE?
SEPSE PARTIA JUAJ S’Mund ta merrte pushtetin pa viktima.Nesoj si dhe me azem ajdarin.
SA TE KETE BUDALLENJ,QE JU DEGJOJNE JU HIENA VAZHDONI!
POR VEPRIMI JUAJ INJORANT JA SHTON HYMRIN EDI RAMES!