Konferenca e BE për pandeminë përfundon me konflikt mes veriut dhe jugut

Leda Hysa

Bisedimet e Bashkimit Evropian për të ndihmuar vendet jugore të eurozonës, të prekura rëndë nga pandemia e koronavirusit, kanë ngecur pas 16 orësh.

Banka qendrore evropiane thotë se bllokut mund ti nevojiten deri në 1.5 trilionë euro për të luftuar krizën. Ministrat evropianë të financave ishin pranë një marrëveshjeje por bisedimet u ndërprenë pas një përplasjeje mes Italisë dhe Holandës për mënyrën se si do të përdoreshin fondet e rimëkëmbjes. Negociatat sidoqoftë do të rifillojnë të enjten.

Italia dhe Spanja akuzojnë vendet veriore, me në krye Gjermaninë dhe Holandën, se nuk po bëjnë aq sa duhet. Në mesin e kësaj mosmarrëveshjeje, edhe kryeshkencëtari i BE, Mauro Ferrari, dha dorëheqjen duke cituar reagimin zhgënjyes të Brukselit ndaj pandemisë.

Italiani, tha në deklaratën e tij të dorëheqjes së një program i posaçëm që ai ishte përpjekur të vinte në punë për të luftuar virusin, ishte refuzuar.

Italia, Spanja, Franca dhe vende të tjera të BE duan të ndajnë borxhet e lidhura me koronavirusin në formën e koronabondeve, borxhe të përbashkëta këto që vendet e BE duhet të ndihmojnë të paguhen. Një telekonferencë mes ministrave të financave të eurozonës për të diskutuar këtë temë, zgjati për plot 16 orë, por Italia refuzoi të tërhiqet nga kërkesat e saj.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sancez ka paralajmëruar ndërkohë se nëse BE dështon të dalë me një plan ambicioz për të ndihmuar vendet më të prekura, blloku mund të shpërbëhet. Edhe përpara dëmtimit ekonomik nga kriza, borxhi publik i Italisë ishte 133 për qind e GDP ose rreth 2.3 trilionë dollarë, më i larti në eurozonë, pas Greqisë.

Gjermania kërkon krijimin e një fondi shpëtimi evropian dhe hua përmes mekanizmave të ngritura gjatë krizës financiare të një dekade më parë.

Këtë javë, një grup kryebashkiakësh italianë dhe politikanësh të tjerë, blenë një faqe të tërë në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung për ti kujtuar Gjermanisë se asaj nuk iu kërkua asnjëherë të paguante borxhet pas luftës së dytë botërore. Edhe në gjermani opinioni publik është i ndarë.

Ekonomistët, politikanët dhe analistët, që dikur kundërshtonin ndarjen e borxhit të eurozonës për të shpëtuar Greqinë, gjatë krizës së fundit financiare, po kërkojnë që të ndodhë ekzaktësisht e njëjta gjë për të ndihmuar Evropën jugore të përballet me koronavirusin.

 

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Asnjë nga këto vënde nuk u tregua “bujare” kur bëri Greqia një kërkesë të tillë, kur kërkonte ndihmë; por i dhanë hua me kushte të rënda. Tani këndojnë tjetër këngë.
    Më vjen keq që ndodh tani që ne po i afrohemi Europës.
    Na ndodhi si me kapter Nishanin që: “mora teserën e PPSH, KUR TË TJERËT PO E DORËZONIN”.
    Halle- halle kjo dynja!

    • Greqise i falen 100 miliarde borxhe nga ato 300 miliarde qe kishte. Mirpo ja qe tani, vetem pas 5-6 vjetesh, Greqia e ka serish borxhin afro 300 miliarde! Kushtet ishin njera ane, dhe mire qe ishin, sepse Greqia kishte shume shpenzime shteterore jo prodhuese. Por interesat e borxhit te marrin frymen. Ndaj sistemi i borxheve duhet ndaluar teresisht midis shteteve te EU-s.
      Persa i perket Shq., kjo eshte me e papregatitura per te hyre ne EU!

  • Ka OBSH, por duhet te kishte edhe OESH, pra organizate europiane per shendetesine. Europa nuk duhej ge priste se cfare i rekomandonte nje burokrat nga Eritrea, per me shume ai nuk eshte as ne profesionin e mjekut. Zgjedhjane tij ka qene jashte cdo logjike, pasi presupozohet qe i zgjedhuri ne ate post duhet te kete qene mjek ne profesion. Edhe rekomandinet e tij jane çoroditese. Njehere thonte nuk duhen maskat, tani duhen. Pastaj persai perket mbylljes se kufijve, jepte porosi qe te vazhdohej levizja e lire normalisht. Me pare sygjeronte test test test, tani ndryshe. I shkaterroi italianet e shkrete. Qe nga fillimi i shkurtit benin me mijera teste ne dite. Me nje fjale bytheziu nga Eritrea e beri lemsh boten e qyteteruar.

  • Pandemia tregoj edhe njehere se BE nuk ekziston de facto, shperberja e saj ka ndodhur, por duhen formalitetet ligjore.

  • Tashti vendet e Eurozones ,po perplasen me njeritjetrin per parat ,sic bejne parlamentaret tane per buxhetin apo per tenderatEuropa e veriut ;nga Hollanda ,Danimarka ,Suedia ,Belgjika,Norvegjia,Gjermania e ndonji tjeter jane per te mos cenuar ‘pagat “e tyre ndersa vendet e tjera te demtuara shume rende kerkojne qe humbjet te perballohen njisoi nga te gjitha vendet!Kush do te fitoje?Sigurisht vendet e pasura !

  • Po kalun coronabondet i bje qe gjermont t’punojn me la borxhet e komshiut!
    Pse e kom i komshiun milioner un do ma japin
    kredin mu pa kamat,??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *