Kryetari i AAK-së dita ditës është duke shkuar drejt pikëpamjeve që për religjionin në Kosovë ka pasur Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova. Në një video që po bën xhiron nëpër rrjete sociale, ish-Kryeministri i vendit dhe pretendenti më i zellshëm për ta marrë ketë detyrë, në mënyrë të relaksuar dhe me nga pak humor u shpjegon një takim ndërkombëtarësh se cila është përkatësia e tij fetare dhe cila është gjendja në vendin tonë.
“Me gjenerata familja ime kemi qenë shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam musliman. Kurrë nuk kam qenë në xhami, as për lutje as për asgjë tjetër”, thotë Haradinaj, duke shpjeguar mandej në fjalë më të gjata mënyrën se si religjioni ka depërtuar tek shqiptarët.
“Edhe emrat tanë janë të ndryshëm, apo emra të vjetër ilirë. Feja për ne ka qenë vetëm një jetë fetare në administratë, gjatë kohës së osmaneve, pra gjatë kohës kur Osmanët kanë qenë në pushtet apo turqit e mëparshëm. Ka pasur raste kur ata kanë qenë kundër kësaj por kurrë asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e identitetit të jetës sonë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Express.
Më tej, lideri i AAK-së ka thënë se edhe pse shqiptarët i quajnë mysliman ata nuk jetojnë një jetë sikurse ata. “Disa njerëz na quajnë mysliman por ne madje as nuk jemi si ata sepse ne jetojmë në një mënyrë të veçantë, të veçantë edhe nga jeta e feve të tjera si katolikët, protestantët, ortodoksët, etj. Më vonë, pas 1999-ës kemi disa tendenca që janë parë në të gjitha vendet e botës”, thotë ai por këtu edhe ndërpritet fjalimi i tij.
Në mënyrë kaq të hapur për religjionin një politikan tjetër kosovar, z. Rugova, kishte foluar në fillimet e tij politike. Në intervista të ndryshme – kryesisht për mediat franceze – Rugova thoshte se ai i përkiste një “islami nominal”.
Ndërsa nga fundi i jetës së tij ai asnjëherë nuk e kishte bërë të qartë nëse ishte konvertuar apo jo në katolicizëm, gjë e cila shpesh është spekuluar. Dhe një kurreshtje të tillë nuk e ka shuar asnjëherë as Kisha Katolike në Kosovë. Kur shumëkush kishte pritur që ceremoninë e varrimit kjo pikëpyetje do të hiqej, ishte gabuar.
Një pikëpyetje tjetër vesa ishte shtuar. Pranë varrit të Presidentit Rugova ishin mbledhur edhe krerët fetar të komunitetit musliman dhe ata katolik.
Prej partive serioze politike në vendin tonë me pikëpamje të përfaërta me ato të z. Rugova, aktualisht është vetëm Haradinaj dhe anëtarët e tjerë senior të partisë së tij. AAK dhe Haradinaj njihen si kundërshtuesit më të ashpër të vijës së islamit radikal. Për ketë arsye rryma të ndryshme ekstreme islame ndaj Haradinaj, Burim Ramadanit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të AAK’së, zhvillojnë fushata të ndryshme agresive, duke i sulmuar mbi këto ide. / Gazeta Express
VIDEO:

As une nuk di pse me thon qe jam musliman???
Te vleresosh ose te duash fene , je njeri I respektuar ne shoqeri . Ndryshon kryekeput puna , kur je berishist me sy te mbyllur , sic jeni Ju . Koha provoi dhe vijon te provoi se Berisha ngriti shtetin piramide , te pa njohur ne as nje kohe . Problemi yt ketu ngaterrohet , sepse kerkon te jeshe shtetar berishist . Zgjedhjen e ben ti dhe askush tjeter .
Si politikan berishist nuk te trazon kush , por shtetar , te ka ne dore vota , qe Ju e dini sa objektive eshte .
Te respektoj si luftetar dhe si hero . Illo
per gjithshka ne performancen tende te deritanishme
politik, oratorik, filozofik, fizik, njerezor, etj…………………………
vetem nje fjale te pershtatet …………………shpellar
Myslimanizmi i ka dashur shqiptaret si mish per top,si qenje per te mbushur djerrinat e Anadollit dhe si kusur per te shpetuar copat pa vlere te Turqise aziatike.Greket dhe serbet mezi presin te quhemi muslimane qe te na quajne turq-Jasht turqit nga ballkani!Me ne fund e paske kuptuar edhe ti,o Ramush!Kur te jepet rasti futi nje dinamit atyre kishave serbe,qe i ruajten shqiptaret per te zeze te vet,por mos harro rrafsho edhe xhamite se nuk jane tonat
Ja, pas Ises se Dimrit te Vetmise se madh te Tyre,
u bene Dy Muslimane qe imitojne boksierin Mike Tyson, ne te kunderten!!!
Tashme Shqypnia do pranohet ne Europe e Bashkuar, edhe sikur Edi Rame Meta dhe Lulzim Bashe Berisha te mos duan!!!
Jo vetem ju Ramush po as te tjert nuk e dine.Te bahesh si te part e tu eshte vetem nder.Si nuk mendoni se kush futi me forc kete fe,nuk la per 500 vjet te hapej shkoll shqipe.Si nuk mendoni se pse na ndau Europa ne 5 shtete.Ta quash veten europiain duhet te jesh si ata.
O Markoline me taka deri ne kerthize,
Ka nje ure ne Londer ku vetevaren njerezit e deshperuar si ti o fekale spango lidhur e vesheve shume vrimore: Ura e Freterve te Zinj.
Mos e merr per kompliment po nese me te vertete do te sakrifikohesh per katerkemboret ku ti ben pjese, e ke aty, dy hapa prane teje vend varjen falas.
bravo je burre i vertete turqit na e futen fene me dhune dhe ne debila i themi baba
Me qe mendoni keshtu pse s’ndroni fene. Me zor s’ju con njeri ne xhami.
Nuk eshte fort e rendesishme, je apo nuk je musliman,Ate besim ndryshe ne Zot e ekmi nga turqit osmanli te dikurshem e neosman te tashem. asnjeri e as tjetri nuk ishn te sojit tone e as te tokes sone. Toka shqiptare, nuk duron as serbin e as turkun,Por, disa njerez te tokes sone fatkeqesisht, nuk mund te jetojne pa turkun apo serbin.
Me turk e me shkja bese nuk ka ka thene I madhi Gjergj Fishta.
po fen e kryqit kush ta solli ,toka jon nuk duron as pedofilat e vatikanit plehra, leni njerzit te lire te besojn ku tja ndijn zemra edhe na flitni per demokraci e te drejtat e njeriut .
deti sa per pedofili na mesoj i madhi muhamed e jo vatikani te me falish…