Prindërimi dhe Covid-19 në një kohë, ja disa këshilla

redaktor

E ndërsa ditët kalojnë, të qëndruarit në shtëpi vështirësohet jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët, të cilët gjithashtu duan më shumë kujdes, e mbi të gjitha vëmendje.

“Nuk shkoni dot në punë? Shkollat janë të mbyllura? Është normale që të ndiheni të stresuar dhe të rënduar. Por pavarësisht kësaj, mbyllja e shkollave është gjithashtu një mundësi e mirë që prindërit duhet të shfrytëzojnë për të përmirësuar marrëdhëniet me fëmijët dhe adoleshentët. Kjo pasi në të njëjtën kohë kjo gjë mundëson që fëmijët të ndiejnë dashuri dhe siguri, çka i bën ata që të kuptojnë se janë të rëndësishëm”, vënë në dukje ekspertët e shëndetit publik.

Udhëzimet e përgatitura nga ekspertë të ISHP-së, Ministrisë së Shëndetësisë, Organizatës Botërore të Shëndetit, USAID, UNICEF, tregojnë se duhet të shtohet vëmendja për fëmijët gjatë këtyre ditëve, me të cilët duhet të angazhoheni që të kryeni aktivitete të ndryshme argëtuese. Televizori nuk duhet të zërë pjesën më të madhe të kohës, sikundër ndodh rëndom.

Në këtë drejtim rekomandohet që të përcaktoni një kohë për të kaluar me secilin prej fëmijëve. Mund të jetë 20 minuta ose me gjatë. Kjo varet nga ju. Kjo mund të jetë në të njëjtën kohë çdo ditë, në mënyrë që fëmijët të mund ta presin me dëshirë.

Pyesni fëmijët se çfarë do të dëshironin të bënin, kjo pasi zgjedhja ndërton vetëbesimin. Nëse dëshirojnë të bëjnë diçka të papërshtatshme në situatën e distancimit social, kjo mund të shërbejë si një mundësi që ju të uleni dhe të bisedoni me ta për këtë. Në vijim të shkrimit jepen disa këshilla dhe ide konkrete se si të ndihmoni foshnjat, fëmijët më të rritur, si dhe adoleshentët që të kalojnë sa më mirë dhe në produktivitet këto ditë.

 

Ide për foshnjat:

  • Kopjoni shprehitë e fytyrës dhe tingujt e tyre.
  • Këndoni këngë, bëni muzikë me tasa e lugë.
  • Ndërtoni me kuba ose me mjete të tjera rrethanore.
  • Tregoni histori, lexoni libra, ose shikoni fotografi, në përputhje me moshën e tyre.

Ide për fëmijë më të rritur

  • Fikni televizorin dhe telefonin. Kjo duhet të jetë një periudhë pa ngarkesë informacioni rreth virusit.
  • Lexoni një libër pse shikoni fotografi.
  • Bëni vizatime.
  • Vallëzoni ose këndoni.
  • Bëni sëbashku punë të përditshme, pastrime ose gatime.
  • Ndihmojini në detyrat e shkollës.

Ide për adoleshentët

  • Flisni me ta për diçka që ata e pëlqejnë, sport, muzikë, filma, miq, persona të famshëm.
  • Gatuani së bashku receta të preferuar.
  • Zhvilloni sëbashku aktivitete të tjera argëtuese, si: këngë, kërcim, etj.

 

p.k\Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *