Një tjetër vdekje në Infektiv, shkon 23 numri i viktimave Covid

Leda Hysa

Një paciente 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID19.

E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Çdo te thote i moshuar 72 vjeç???!!!
    Ne kohet e sotme njerzit po vazhdojne te punojne dhe mbi 75 vjeç, Prandaj kjo lloj terminologjie nuk i pershtatet kohes. Aq me teper qe mesatarja e jetes se njeriut eshte rritur shume.

    • Besnik do të thotë që ka vdekur nga pleqërie jo nga virusi.
      Hapni sytë o njerëz se po ju mashtrojnë.
      Spitalet janë bosh

      • Esht e vertet Besnik qe ka pleq … me fal, burra qe punojne me 75 vjet mbi krye. Por jo minatore, muratore, te ndertimit, te gastronomive, te shtrimit te rrugeve, te fabrikave ku rrine gati ne kembe neper konvejere, te pastrimeve, te sherbimeve spitalore dhe azileve, mesuesve, policve, e sa e sa zanateve dhe punerave te tjera, ku njeriu ka marre fund me 60 vjec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *