Ulet numri i viktimave në Spanjë, 83 vdekje më pak se një ditë më parë

J L

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetë nga koronavirusi 605 njerëz.

Kjo është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë këtë të premte, përmes një deklarate për media, e cila përfshin një ulje të mëtejshme nga shifrat e së enjtes së kaluar, kur ishin 5,756 raste të reja dhe 683 vdekje u konfirmuan në të gjithë vendin.

Një ditë më parë u raportuan 685 viktima në 24 orë, pra kjo i bie 83 vdekje më pak.

Tashmë numri total i viktimave në vend ka shkuar në 15,843.

Numri i të infektuarve ka arritur në 157,022 ndërsa 55,668 pacientë janë shëruar.

Shifrat e mbajnë Spanjën në vendin e dytë për sa i përket infeksioneve dhe e treta për sa i përket vdekjeve pasi Shtetet e Bashkuara regjistruan 1.286 vdekje të reja të enjten.

Ditën e djeshme parlamenti spanjoll votoi për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 26 prill.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *