“Këto dy PPP nuk është se nuk do të nisin, janë anuluar le të themi”

Leda Hysa

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se koncesioni prej 256 milionë euro për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren do të ndryshojë.

Fondet e përcaktuara nga buxheti i shtetit për të dyja këto koncesione (Orikum-Dukat kapte shifrën 51 milionë euro) do të kalojnë për të përballuar COVID-19.

“Që të dyja PPP nuk është se nuk do të nisin, janë anuluar le të themi, pra nuk do të vazhdojnë më këto projekte, për shkak të situatës së krijuar, duke i dhënë të gjithë hapësirën fiskale që ka qenë e planifikuar për këto dy projekte në dispozicion për to nevojave që kanë lindur për shkak të situatës nga COVID-19. Në rastin e autostradës të korridorit Adriatiko-Jonian, tashmë jemi duke studiuar faktin e ri që ndoshta duhet të nisim nga Balldreni dhe jo thjesht nga Miloti deri në Bypassin e Fierit, duke krijuar një korridor më të gjatë por duke e rishikuar gjithë projektin dhe duke vendosur elementë të tillë të cilët nuk do t’i krijonin peshë financiare buxhetit të shtetit në vazhdimësi”, tha ministrja për “Report TV”.

 

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Me shume vonese , por autostrada Adriatiko – Joniane eshte e vetmja zgjidhje per turizmin ne shqiperi

  • Duke lexuar frazen e mesiperme te ministres Balluku nxorra perfundimin se kjo ministre nuk eshte e AFTE te perpiloje nje shkrese qofte si njoftim per shtyp!
    Ne se kete ministre do ta kisha nxenese me siguri qe ne lenden e gjuhe-letersise do ta kisha mbetur ne klase!
    Kjo sic duket do kete aftesi te tjera,per deri sa mbahet ministre!
    Mjere shqiptaret cilet kane ministra,qe nuk dine te lidhin dy fjale!
    Kush e di se sa percart flet kjo ministre kur raporton para qeverise!
    Dhe dikur kete fare ministre Rama e mbante per zedhenese shtypi ne Bashki,qe vetem sa lexonte cfare i kishin shkruar te tjeret!

  • Nuk eshte se do te nisin. Jane anulluar le te themi..
    Hajde merre vesh gjuhen e ketyre kermave.
    I lene te gjitha si me keshtu dhe si me ashtu.
    Gati per ti rinisur prape kur tju vije mundesia.
    Pse nuk thoni o njerez qeverise qe jeni te detyruar ti anulloni keto koncesione kriminale.
    Thuajeni o milet. Te gjithe me rradhe. Koncesione kriminale, qe nuk eshte , e le te themi se..
    Keshtu shprehet minstrja e Ramutit

  • Ministre me vkarse skam pare. Do anullohet le te themi dmth do shtyhet dmth..qija robt. Ne vend qe te thuhet dicka prerazi del kjo thithlope

  • Desh te thoshte: keto leke nuk eshte se nuk do te vidhen por thjesht sa te kaloje ky virusi i mallkuar qe na prishi planet.

  • Pse ka turizem shqiperia afat gjate ,e une e di se eshte afat shkurter ,ku ka ndertuar mafja ne troje private , dhe i ka vjedhur me dhune e me marifete te ndryshme ,edhe ne shteterore me 1 Euro m2 me Mane e kompani ,ne favor te mafjes ne fuqi .Pse kot i kane vene nofken ketij Manes ” biliardier ” .Prisni se dardha e ka bishtin mbrapa .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *