Falimentim apo mashtrim i Bell Air? Ministrat raportojnë te Ekonomia

anazapta

Tre ministria të kabinetit qeveritar raportuan, në një seancë të posaçme para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, se shkaku i falimentimit të “Belle Air” ishte keqmenaxhimi financiar, por nuk përjashtuan dhe mundësinë e mashtrimit.

“115 milionë euro qarkullim, me fitim të deklaruar 3.5 milionë euro, me një treg mbi 50 për qind monopol. Pyetjes së ku kanë shkuar paratë do t’i përgjigjet në detaje hetimi”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

“Ka qenë edhe për ne kjo pyetja nëse ka apo jo vepër penale gjithë kjo veprimtari nga zyrtarë të kompanisë, ose nga zyrtarë të Qeverisë. Nga sa duket ne na krijohet bindje që ka”, tha ministri i Financave, Shkelqim Cani.

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se Qeveria është duke mbikëqyrur procesin e kompensimit të udhëtareve

“Do të shikohet se si është realizuar rimbursimi i personave që kanë kërkuar rimbursim. Një pjesë e tyre kanë preferuar me kompani të tjera, duke bërë dhe një pagesë ekstra. Por duhet të kemi parasysh që në fund të fundit, ajo biletë është edhe kontrata që ekziston midis pasagjerit dhe kompanisë”, tha Haxhinasto.

Por ish-ministri demokrat i Financave Ridvan Bode tha se Qeveria po e keqmenaxhon çështjen dhe se nuk ka asnjë zgjidhje për të mbrojtur pasagjerët e mashtruar.

“Nuk do të mund të bëhet me vullnetin e mirë apo me fjalë. Kërkon një zgjidhje ligjore dhe ju nuk e keni ofruar një të tillë. Tani Gjykata vazhdon vepron, ju mund të merreni me hetime, me prokurori dhe me akuza, por do të jetë e pamundur për ju që të ndërhyni në proces për të mbrojtur qytetarët, 52 mijë njerëz që kanë lidhur kontratë me këtë kompani”, tha Bode.

Zoti Bode mendon se Shqipëria duhet të rishikojë kuadrin ligjor për të mbrojtur qytetarët nga shërbimet e parapaguara jo vetëm në sektorin e udhëtimeve por në të gjitha të tjerat.

“Jemi duke e parë ligjin e falimentimit, eshtë pjesë e reformave strukturore që ne do të marrim. Ajo dorë që ju tundni, në fakt duhet të ketë bëjë me 6 milionëshin e eurove që nuk ia keni mbledhur”, tha Ahmetaj.

‘Belle Air’ shpallin pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në 22 nëntor duke lënë 52 mijë pasagjerë me bileta të pronotuara, ndërkohë që kompania që prej vitit 2008 nuk kishte paguar asnjë lekë për tarifën e shërbimit, të cilën ja u ka marrë qyyetarëe në biletë

 

 

Share This Article
22 Comments
  • O Edi Rama po deshe te jesh ashtu si ke thene Kryeminister i ketij vendi dhe te kesh vertet administrate bashkekohore beji shembull keta te Belle Air, kushdo qofte edhe ne eshte Basha dhe Saliu. Mos perdorni me per politike keto lojra me pasa se popullit i dhemb shpina.
    Nuk jane ata te arratisurit nga burgu me urgjent per tu kapur se sa keta qe kane mashtruar e po vrasin hallexhinjte.
    Merre seriozisht dhe beje aktin per nje jave, futi brenda dhe mbaro pune me hajdutet e organizuar: Shtepia ushtarakeve, pallati vlore, Gerdeci!!!, 21 Janari, Belle Air, Bankers….e shume te tjera, OSE perndryshe je pjese e lojes dhe po ben vazhdimin e stafetes….

    KUJDES SE NE NUK HARROJME….

      • shoqeria shqiptare po ndahet ne klasa. Nuk ka me te majte dhe te djathte. Ka vetem dy kategori: Ata qe kane leke dhe ata qe nuk kane. ndarjet e tjera jane naive.
        kush ka para, ka miq e mbeshtetje. Per te tjeret, ka…ligj 🙂

          • Njoh dy prinder nga golloborda qe kishin blere bileta tek keta kriminele te Belle Air-it, pjese e gardes se Ali Baba Saliut + Lulezim Milloshevic Bashes dhe 40 hajduteve e krimineleve te tyre. Dy te moshuarit do te shkonin ne Itali per te kaluar naten e Vitit te Ri 2014 me djalin, nusen dhe beben e tyre te vogel. Imagjinoni se me sa deshire , me sa endrra po e prisnin diten e nisjes, kur marrin vesh se parate e tyre te vetme jane vjedhur nga Ali Baba saliu dhe 40 hajdutet e kriminelet e tij. Ata nuk kane me mundesi te udhetojne tek endrra e tyre. Mallkim perjete o Ali Baba Salim dhenderr i Serbise dhe ty o Lulezim spiuni i serbeve!

          • Belle Air nje kompani fantazem, me asete fantazem, me mirembajtje fantazem.
            Vjedhje e paster ndaj shqiptareve su dhe monopol prej shume kohesh ne treg.
            Por kompania e sapo licensuar pse bie ere?
            Di njeri te me ndryshoje mendjen te ne thote kush kusar fshihet pas saj?

          • Zoti ja u befte drite rrugen atyre gjysherve qe duan te shikojne mbesen e tyre per here te pare! Eshte vertete per te ardhur keq! Bel air duhet tja u ktheje parate qe tju japi mundesi te shkojne ne Itali. Gjithe jeten i mashtruar ky popull! I mallkofte zoti mashtruesit!

  • belle air eshte nje firme piramidale dhe si e tille shteti duhet me patjeter te arrestoje drejtuesit per kete lloj mashtrimi me lidhje politike,pasagjereve qe kane pronotuar biletat tu kthehen leket ndryshe edhe shteti duket i pjerdhur ose i pafuqishem ose ortak me mashtruesit.

  • vetem ne shqiperi mund te ndodhi nje mashtrim i permasave te tilla. pa asnje paralajmerim, duke lene njerezit neper aeroporte??? nderkohe ka prere bileta deri ne marsin e vitit tjeter dhe thote: Prisni prape bileta te tjera??? Ky eshte kulmi

    • Aman dhe boll me populizem bolshevik o Taulant Djali se me deklaratat socialiste alla Edi Rama qe SHTETI-IBRETI te marre persiper te gjitha gjynahet e Saliut dhe Bandes se tij mafioze po beheni krejt qesharake dhe te pabesueshem per ata qe dine te mendojne me koken e tyre. Si keshtu? Ja keshtu ju a spjegon nastradini:

      Lulzim Basha nderton nje pallat famoz gjysma mbi det dhe gjysma mbi autostrade me leje ndertimi nga kryebashkiaku i korruptuar dhe servil i Vlores Gjika dhe e shet tek mileti me cmime te kripura. Kush nuk do te blente nje pallat qe lundron mbi det si nje krocere fantastike dhe mileti debil dhe lakmitar VU! hodhi paret dhe bleu apartamente si i papare pa i thirrur trunit se mund te vinte nje dite qe shqyptaret te ndryshonin nga nje fis tribal ZULU ne nje popull normal dhe te pyesnin me te drejte:

      C’DO KY PALLAT QOFTE NE PRONEN PUBLIKE?

      dhe me te drejte te kerkojne te kthejne pronen e tyre te perbashket te parekur nga Mafia me pushtet. Mirpo ata qe u LOSHEN dhe u YSHTEN nga Pallati mbi det i Lulzim Bashes dhe i besuan fuqise se pashtershme te pushtetit te Sali Berishes per t’u vendosur mbi Ligjin tani e shikojne se jane mashtruar dhe vajtojne si kukumjacka duke mallkuar Koalicionin Fitues te 23 qershorit per fatkeqesine e tyre qe u ka rene mbi koke dhe i kerkojne LEKAT e investimit te tyre debil duke e kthyer koen nga SHTETI-IBRETI albanez. Ketu lind nje pyetje mjaft llogjike:

      PSE DUHET TE PAGUAJNE BUDALLALLIKUN E TYRE TE GJITHE SHQYPTARET?

      sepse te paguaje SHTETI-IBRETI do te thote qe pushteti t’u fuse duart ne xhepat e gjithe shqyptareve per te kompensuar lakmitaret per apartamente lluksoze te ndertuara si ASKUND ne Bote mbi det. A eshte e drejte kjo gje? Ku eshte pergjegjesia e privatit ne zgjedhjen e gabuar qe ka bere per te investuar LEKAT e tij? Pse nuk ja kerkojne keto LEKA Lulzim Bashes dhe Sali Berishes me nje padi te vecante personale ne Prokurori, por kerkojne “qiqra ne hell” nga SHTETI-IBRETI?

      Kjo llogjike vlen edhe per “Bell Air” qe per ironi te Fatit eshte perseri prone e Lul Bashe Kusarit dhe Lul Bashe Lakmitarit.

  • Mos u mèrzisni se po vjen blue panorama,pram ne prapanic e kemi 🙂
    nuk jemi te zotè te hapim nje kompani serioze shqiptare

  • …. Po tregoheni “sy lesh”,
    nese nuk konfiskoni pasurite apo avionet e kesaj kompanie, Ju do deshtoni ashtu sic nuk po veproni apo arrestoni gjithe ata qe vodhen shtetin dhe qeverine …. pra s-Aliun me shoke.

  • THashe me vete SHYQYR qe i dolen per zot njehere,ATDHEUT BURRA te mencur dhe te zgjuar.U ZBYTH RAMA thote njeri,na prishi me AMERIKEN thote tjetri, e genjeu dhe RUSIN THOTE nle BUKUROSH .ai deshi te helmoje popullin e tij per te fituar titullin NJERIU I PAQES thote nje MENCUR. RAMA per interesat e tij shet dhe baben e jo popullin. Ne tvKLAN ORA21,NETVTOP CHENEL ORA22 ,NE 23 TEK ABC E KESHTU me radhe nga nje tv ne tjetren.KETA bura te mencur e te zgjuar SAHANLEPIRES ME PLOT GOJE QE MENDJA E TYRE AS NJEHERE TE VETME NUK KA MENDUAR PER HALLET E POPULLIT POR VETEM PER INTERESAT E TYRE PERSONALE. TURPI ME I MADH ARIN DERI ATY SA LUAJNE DHE ME INTERESAT KOMBETARE DHE ME FIGUREN E NDERUAR TE AMBASADORIT AMERIKAN. FUQISE MADHORE TE BOTES MBESHTETESES KRYESORE TE SHQIPERIS NE TE GJITHA ASPEKTET. QOFTE E LARGET DITA KUR TEE MOS I SHIKOJME ME NEPER TV E GAZETA.SE NE SHQIPERI NUK KA OPTNIONISTE TE TJERE.

  • Mua si qytetar më revolton shumë ideja që me taksat tona të rimbursohen pasagjerët e Bel Air sepse kjo kompani ka falimentuar,po ashtu siç më revolton dhe ideja tjetër që me prishjen e pallatit të Lulit në Vlorë qeveria do të dëmshpërblejë ato që kanë blerë shtëpitë në këtë pallat.Kur i dëgjon këto idiotësira të qeverisë Rama thua me vete “në djall të shkojnë të gjithë,dhe ik sa nga sytë këmbët nga ky vend i mallkuar.”

  • Mua si qytetar më revolton shumë ideja që me taksat tona të rimbursohen pasagjerët e Bel Air sepse kjo kompani ka falimentuar,po ashtu siç më revolton dhe ideja tjetër që me prishjen e pallatit të Lulit në Vlorë qeveria do të dëmshpërblejë ato që kanë blerë shtëpitë në këtë pallat.Kur i dëgjon këto idiotësira të qeverisë Rama thua me vete “në djall të shkojnë të gjithë,dhe ik sa nga sytë këmbët nga ky vend i mallkuar.”

  • Mafia italiane, dhe jo vetem ajo, i ka ngulur mire kthetrat ne Shqiperi, prandaj te mos na genjeje mendja se Meta dhe Rama do denojne Bashen e Berishen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *