Si të jetojmë më mirë në karantinë?

redaktor

 

Prej javësh të tëra njerëzve në shtete të ndryshme të botës u është kërkuar gjithnjë e më shumë të qëndrojnë në karantinë në shtëpi, jo vetëm për të shmangur mundësinë e infektimit nga koronavirus, por edhe për të mbrojtur personat e tjerë përreth, duke qenë se në shumë raste burim infektimi bëhen personat që nuk e dinë se janë të infektuar për shkak të mungesës së shenjave të dukshme klinike.

Megjithatë, ky karantinim edhe pse në shtëpi, mbart ndikime të shumta emocionale për secilin prej nesh. Në manualin këshillues të ekspertit norvegjez në psikologjinë klinike, Atle Dyregrov (përkthyer nga Urdhri i Psikologut në Shqipëri) vë në dukje se studimet mbi pasojat psikologjike të karantinave të tilla, flasin për pasoja të konsiderueshme negative në formën e frikës, zemërimit, mendimeve ndërhyrës, etj.

Faktorët e stresit në këtë situatë përfshijnë mërzinë, informacionin e papërshtatshëm, probleme me qasjen në mallra shtëpiake, humbje financiare dhe stigmën. Por, pavarësisht kësaj situate, karantinimi në shtëpi edhe mund të menaxhohet më mirë. Kështu, kundrejt shqetësimit se si mund të jetojmë më mirë në karantinë, ne nuk duhet të harrojmë se në këtë formë po kryejmë një shërbim për shoqërinë.

Disa këshilla si të përballoni stresin psikologjik të izolimit

 Karantinimi i ndihmon të tjerët. Ju ndihmoni në uljen e mundësisë që të tjerët të sëmuren. Ju tregoni përgjegjësi sociale kolektive përmes veprimeve tuaja altruiste. Nëse mendoni në këtë mënyrë, do të jeni më të aftë të ruani vetërespektin dhe të parandaloni stigmën. Kur periudha e karantinës të ketë mbaruar, njerëzit e tjerë duhet ta mbajnë mend këtë dhe të mos e harrojnë në asnjë mënyrë këtë periudhë së bashku me personat që kanë marrë pjesë në karantinë.

 Qëndro aktiv, planifiko dhe organizo ditën

Aktivitetet, rutinat dhe organizimi i japin ditës formë, parashikueshmëri dhe dekurajojnë pafuqinë. Në një situatë të pasigurt, ajo siguron stabilitet dhe siguri. Ushtrimi fizik, higjiena personale, ushqimi në kohë të rregullta dhe aktivitete të tjera të rregullta kontribuojnë në rendin dhe strukturën e një situate të re dhe të paqartë.

 Kontakti shoqëror është një aktivitet i rëndësishëm

Media sociale ju lejon të bisedoni, lundroni dhe të shihni të tjerët përmes facebook, skype dhe mediave të tjera sociale. Ky kontakt social bëhet veçanërisht i rëndësishëm gjatë periudhës së karantinës. “Qëndroni në kontakt”! Sigurohuni që kjo është një pikë fikse në orarin tuaj ditor.

 Kontrolloni mendimet shqetësuese

Është normale të keni mendime shqetësuese për gjendjen e infeksionit të një personi. Nëse mendimet e tilla marrin shumë hapësirë, mund të përpiqeni t’i kontrolloni ato më mirë. Shpërqëndrimi sjell fokusimin në largimin e këtyre mendimeve trazuese dhe përqendrimin  në argëtime që po i listojmë si në vijim: Shikoni filma ose seri në tableta ose TV, lexoni, luani lojëra video, bëni fjalëkryqe, Sudok etj, ose përdorni facetime/skype për të biseduar me të tjerët, duke shmangur temën e koronavirusit si teme kryesore.

 Ju gjithashtu mund të shtyni shqetësimin tuaj

Bëni vend për një kohë të caktuar (10-20 minuta) kur mund të shqetësoheni aq sa të dëshironi. Kur shqetësimet shfaqen jashtë kësaj kohe, ju mund t’i thoni vetes: “Kjo është diçka për të menduar në kohën time të shqetësimit”, dhe jo tani. Nëse kjo përsëritet mjaft shpesh, ky proces mendimesh bëhet automatik. Mos e caktoni “kohën tuaj të shqetësimit” vonë natën. Nëse shqetësimet shfaqen, mos u shqetësoni me veten, thjesht përsërisni se do të mendoni për to “në kohën tuaj të shqetësimit”.

 Disa azhornime lajmesh në ditë janë të mjaftueshme.

Ne e dimë nga ata që përjetojnë tragjedi që harxhimi i tepërt i kohës duke pare ose lexuar lajme më pas ndikon tek ata negativisht. Nëse mbroheni nga kontrollimi i vazhdueshëm i mediave për lajme rreth virusit, do ta keni më të lehtë të qëndroni të qetë. Një azhornim i rregullt ditor nga një burim i besueshëm është i mjaftueshëm.

 

p.k\Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *