Kërcënohet me jetë Albin Kurti

Ornela

Të premten është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti, ka thënë se jep shpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit”.

Ai e ka krahasuar Kurtin me ish-liderin e Kubës, Fidel Castron.

“10 milion euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

Kërcënimin ndaj Albin Kurtit e ka denoncuar në polici Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se lënda është në duart e “organeve të hetuesisë e rendit”.

Në një shkrim në Facebook, Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të LVV-së të mos merren privatisht me kërcënuesin.

“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, ka shkruar Manxhuka në reagimin e tij.

Kurti ishte kërcënuar edhe më parë përmes rrjeteve sociale.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Avash, avash o djale .Gjate gjithe historise nuk vrate 1serb tash doni me vra kryeministrin qe akoma se ka bo bismilah.Merrni shembull nga ne shqiptaret duruam 50 vjet ylberin 30 vjet alibaben me 40 hajdute Desha te pyes:ti s’ke pushke qe paguan te tjeret apo s’ke BYTHE???…….o zuzar!!!

  • Jo more vllazen s’ka mundsi, ket e kane ba kta t’VV per me ja rrite morrin Albinit se sa morr i madh asht e ja kan rrit çmimin. Kta t’VV e gjujne gurin dhe e mshefin doren…
    Shqiptar

  • Ky esht sporti me i preferuar i lumturise demokratike!
    Dhe thone se pushteti zgjidhet me vota demokratike!
    Ha ha ha,ja kesaj i thone demokraci!
    Prandaj kane 30 vjet qe shpifin e shajne socializmin se nuk mburren dot me sukseset e tyre,se nuk kane asgje!
    A nuk mjaftuan 30 vjet per te kuptuar se sistemi politik qe u instalua ne Shqiperi ishte mesjetar dhe antipopullor diktatorial!
    A nuk eshte ne fakt DIKTATOR prej 7 vitesh Rama,qe ka bere dhe ben ligjin ne Shqiperi dhe askush nuk i thote NDAL?
    Kane 30 vjet qe ulurijne per deputetet opozitare qe denoi Enver Hoxha pas clirimit,por kush i perfilli opozitaret ne keto vite?
    ASKUSH!
    Atehere per cfare mashtrojne akoma per sundim partiak ne socializem,kur sot ne mes te Europes,vete perendimi mbron kete regjim nje partiak i pa dhembull ne boten gjoja demokrstike?!
    A nuk eshte kjo nje DIKTATURE?
    Ha ha ha!
    Perendimi hesht se kete sistem mbeshteti ne Shqiperi:
    Sistem kriminal antipopullor ku qytetaret trajtohen si skllever!
    Te drejte ke,por gje nuk te takon,thote nje fjale e urte shkodrane!
    Dhe kur shumica e shqiptareve luftojne deri tek kufiri ekstrem i bukes se gojes,DIKTATORI rlilindas-ballist Rama,derdellit me perbuzje se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete”!
    Me siguri e ka fjalen per vete se ka qene dikur cun i bllokut komunist si nip i antarit te Byrose Politike dhe djali i deputetit te PPSH,qe kurre nuk e ka njohur mungesen jo te bukes,por as te mishit,bulmetit,qejfeve,asfaltit,Tiranes etj!
    Nje njeri i tille eshte buke shkale dhe duhet shporrur me neveri nga pushteti!

  • Demanti i “Kercnimit te Albinit:
    Gazetat e nevojtoreve qe shkruajn gjera te paverteta, se kinse une kam jap Euro apo Dollar per koken e Albinit, te ju tregoj se askund nuk eshte permend nje Monedh Euro apo Dollar. Keto 10 milion mund te jen edhe copa te letres se nevojtores apo kanta te mbeturinave. Per koken e Albinit une personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as nje cent vlere per mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Zweistein ne emer timin OK?
    Ata qe i kam pas ne shoqeri dhe jan gju pas shpines time, ju kam njoft edhe me pare se jini njerezt pa asnje vlere dhe edukate por jeni vetem hajvana. E mjer familja qe juve ju ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *