Mbi 75 mijë viktima nga Covid-19 në Evropë

redaktor

Mbi 75 mijë persona kanë vdekur nga Covid-19 në Evropë, rreth 80 për qind e tyre kanë vdekur në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.

Shifrat janë përllogaritur nga agjencia franceze e lajmeve AFP, e cila thekson se Evropa mbetet epiqendra e pandemisë së koronavirusit, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë për nga numri total i të infektuarve – mbi 530 mijë persona me Covid-19.

Në Evropë janë shënuar 68 për qind e vdekjeve nga totali prej mbi 110 mijë viktimash që ka pasur deri më sot bota prej koronavirusit.

Pjesa tjetër e viktimave është shënuar në shtetet e tjera të Evropës.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë shënuar mbi 200 viktima, 23 prej të cilave në Shqipëri.

 

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *