Kurti thirrje diasporës së Kosovës të kontribuojë për të përballuar epideminë

redaktor

Qeveria e Kosovës i bëri të dielën thirrje diasporës për t’u solidarizuar në ndihmë të situatës që po kalon vendi, pasi sistemi shëndetësor nuk po ka fondet e mjaftueshme për ta përballuar epideminë.

Përmes një videomesazhi të postuar në Facebook, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u kërkoi shqiptarëve të Kosovës që janë rezidentë në vendet e tjera, që të kontribuojnë për tejkalimin e situatës.

Kurti kujtoi momentet e vështira të kaluara më parë nga kosovarët, sidomos në periudhën e luftës dhe pas-luftës.

Ai u shpreh se remitancat e kanë ndihmuar gjithmonë vendin, por argumentoi se problemet ekonomike dhe mungesa e fondeve për të përballuar emergjencën e Covid-19 e ka vënë në vështirësi të ardhmen e afërt të Kosovës.

Për këtë Kurti ftoi qytetarët që jetojnë jashtë vendit që të dhurojnë para, të cilat do ta ndihmonin më shumë sistemin shëndetësor në përballimin e epidemisë.

Në videon e Kryeministrit u vunë publike edhe numrat e llogarisë.

Prej 13 marsit, ku u diagnostikua i infektuari i parë, e deri të dielën, 12 prill, Kosova ka pikasur 218 persona me Covid-19, prej të cilëve 7 kanë vdekur.

Share This Article
3 Comments
  • pse nuk publikoni nr. e llogarise ne DITA
    c’kuptim ka lajmi pa to

    mund te kontribuohet per kosoven edhe kur s’ka fejsbuk edhe kur sjane diaspore e kosoves

  • E ka kapluar kriza Shqiperin , Kosoven e te gjitha trojet autoktone shqiptare nga udheheqsit hajdut (perpos Albinit) po ne ket rast do te mundohemi te kontribuojm serish per memdheun andaj publikoni xhirollogarin se do mundohemi me mundesit qe kemi !!!!

  • Meqe virusi korona po keqeson gjendjen, nuk duhet ngushtuar niveli menagj ues,por duhet rritur ng a Qeveria,j o ne nivel ngushtimi te ministrit te shendetesise,por besoj duhet ngritur pergjegjesine ne nivel Shtabi profesional,shteteror menagjues.i formuar nga subjktet pergjegjesse shtetrore Kushtetuese.Kjo gjendje eshte e vecante dhe ekrkon pergjegjesi e organizim t e vecante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *