Maqedoni, 4 viktima dhe 26 raste të reja me koronavirus

Leda Hysa

Ka shkuar në 38 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë.

Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 4 raste, Kumanovë 11 raste, Prilep 3 raste, Tetovë 4 raste, Veles 2 raste, Kocani 1 rast dhe Probishtip 1 rast.

Me rastet e fundit numri i personave të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 854.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *