Merr flakë pema në ish-Bllok, qytetarët tentojnë ta shuajnë nga dritaret

Leda Hysa

Një zjarr në rrethana të paqarta ka rënë në një pemë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë mesditën e sotme.

Siç mund të shihni në foto, flakët në pemë kanë shkaktuar tym të madh.

Kjo ka bërë që banorët që jetonin në pallatet pranë saj, të përpiqen ta shuajnë me mjete rrethanore.

Më konkretisht ata kanë marrë kova dhe enë të ndryshme me ujë duke i hedhur mbi pemë.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që policia mbërriti në vendngjarje.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *