Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar.
68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë, thuhet ne njoftimin e MSH.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.
e.k. / dita

DOli fjale e re tani: Inshufencenca
Pyke dhe jo shaka