Historia e pazakontë e mjekut shqiptar: Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me Covid

Ornela

Mjeku shqiptar anestezist dhe reanimator në Francë Teni Kamberi, këtë të martë në një intervistë për Abc news është shprehur se e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e koronavirusit është karantinimi.

Mjeku Kamberi ndër të tjera, në bisedën e tij me Enkel Demin është shprehur se koronavirusi nuk është një virus i panjohur për mjeksinë.

Ai ka theksuar se para 10 vitesh ato kanë pasur një pacient me simptoma të ngjashme, i cili i shte i kafshuar nga një lakuriq nate, ndërsa ka theksuar se ky lloj koronavirusi ishte më agresiv dhe se mjeksinë e ka kapur në mënyrë të papërgatitur.

Gjithashtu mjeku eshte shprehur se zbulimi i vaksinës është mënyra më e mirë për të qenë të sigurtë nga përhapja e koronavirusit.

Pjesë nga intervista:

Kemi të bëjmë me një pandemi agresive apo alarmi është ngritur për të mos shkuar te e ekeqja

Unë mendoj se është një pandemi që bota nuk e ka njohur, prandaj dhe masat janë te niveli me i i lartë i kësaj pandemie. Nuk është vonë për të parandaluar këtë pandemi.

Franca sipas jush ka reaguar me vonesë?

Sipas meje dhe shumë ekspertëve Franca ka reaguar me vonesë ndaj koronavirusit.

Pse është i rëndësishëm karantinimi deri më 11 maj ndërsa zonja Merkel tashmë është nën presion për të zbutur masat?

Franca është shtet demokratik dhe të gjithë jemi të prekuepuar që të kemi sa më pak viktima. Presidenti Macron një ditë më parë ishte shumë i qartë. E vetmja masë që ka treguar rezultate shkencore deri më tani është karantinimi pasi ka bërë që shumë pacientë të mos vijnë në gjendje të rëndë në spital. Në Francë ka shumë zona që janë të prekura dhe zona që janë më pak të prekura, edhe presidenti e theksoi se në zonat që janë më pak të prekura të fillojë pak nga pak dhe dekarantintimi. Lill është një nga rajonet më pak të prekura, por kemi ardhur në momentin që kemi vetëm “20 vende,” Franca ka pasur deri te 5000 shtretër për reanimacionin por tashmë në Francë thuajse është dyfishuar numri i pacientëve që ka shkuar në 6845 pra mbi kapacitetin e mëparshëm.

Tani spitalet i kryejnë shërbimet e tjera mjekësore apo janë të përqëndruar te koronavirusi?

Në spitalin tonë të gjithë operacionet që nuk janë urgjente janë ndaluar, merremi vetëm me operacionet semiorurgjente që ka të bëjë me sëmundjet kancerogjene dhe të gjithë urgjencat.

Dy problemet më të mëdha në Shqipëri janë të presësh flokët dhe të shkosh te dentisti?

Është interesante prerja e flokëve por dhe në Francë është një gjë e tillë. Çështja e dentistit do i pëlqejë shumë vëllai tim që është në Shqipëri i cili është dentist dhe mezi pret fillimin e punës, por duhet me patjetër që të bëjmë durim.

A mund të më shpjegoni pse rastet që intubohen kanë përgjigje kaq të lartë vdekshmërie?

Kolegët e mi e dinë shumë mirë se trajtimi ipacentëve duhet të jetë sa më pak invaziv duhet të evidohet sa më shumë momenti i intubimit, intubimi i pacientit shkakton edhe probleme siç është dëmtimi i mushkrive përmes ventilimit, dhe gjëra e dytë është se nuk bllokohet një respitator që me të vërtet një pacientë ka nevojë, jemi sa më pak invaziv por kur pacienti është i lodhur dhe nuk ja del dot patjetër do përdorim metodën e intubimit. Ka vende të zhvilluara që shumë pacientë po dalin nga reanimacioni, por të ruajë zoti Shqipërinë dhe Ballkanin, pasi unë e di se kushtet janë të vështira për mjeksinë atje dhe uroj mos të ketë pacientë që duhet të kenë nevojë për terapi intensive.

Doktori i Shkencave në Shqipëri Ilir Alimehmeti, ka bërë një shënëm vetëm për punonjësit mjeksorë duke theksuar se heparina funksionon, ai ka theksuar se trupi reagon për tu mbrojtur dhe për pasojë mpiks gjakun, që është dhe një ndër shkaqet e vdekjes së koronavirusit. Heparina mund të jepet dhe si profilaksi por patjetër duhet nën kujdesin e mjekut. Si ju duket ju si tezë?

Kjo është një tezë shumë e verifikueshme, në fillim trajtimi i këtyre pacientëve u bë në ardes një sëmundje e rëndë e mushkërive me kalimin e kohës edhe në Lillë është konstatuar se nuk është problem alveolar i mushkërive por i mikroqarkullimit të mushkërive, oksigjenimi i gjakut poërhet përmes alveolave. Heparina terapia nuk bëhet në po[pullatën e gjërë por për pacientët që janë në gjendje të rëndë dhe nga kjo shpjegohet dhe lezionet në mushkri, veshka dhe në sistemin nervor qendror.

A ka shanse që të kthehemi në normalitet shpejt?

Mund të konstatoj se jemi drejt një stabilizimi dhe rënie të ngadaltë por kjo nuk do të thotë se mund të jemi të lirë që të dalim, ne jemi të lumtur që numri i të vdekurve dhe i të shtruarve në reanimacion është në rënie kjo është një shenjë e mirë se karantinimi po jep rezultat.

Rritja e temperaturave nuk do na jepte dhe lirinë?

Shumë njerëz po e presin këtë fenomen por unë jam i rezervuar pasi shkatërrimi i tij bëhet në 56-60 gradë mund të jemi më mirë, por nuk e dimë se si do të shkojë. Gjithsesi shpresojmë të jetë e vërtetë.

A ka gjasë që vaksina të jetë popullore këtë vit?

Franca ka vënë kapacitete të mëdha shkencore dhe financiare në kërkim të vaksinimit që do të jetë dhe zgjidhja e kësaj çështje, pritet që të dalë në javët në vijim por akoma nuk ka asgjë në këtë drejtim.

Si shpjegohet që në Gjermani numri i të vdekurve në krahasim me të infektuarit është shumë i vogël?

Gjermania ka një kapacitet shtretërish dhe nivel për hospitalizimin e pacientëve më të mirin dhe ka qenë më e përgatitur se Franca duke qenë se ka dhe popullsi më të moshuar se Franca, e ka nivelin shumë të lartë mjekësor prandaj dhe vdekshmëria është e vogël. Disiplina gjermane dhe niveli shëndetsor kanë bërë të mundur një mbajtje nën kontroll të kësaj gjëje.

Ju keni një rast që është shumë interesant që para 10 vitetesh ju jeni ndeshur me një rast të Covid, a mund të ma shpjegoni se si ka mundeësi që para 10 vitesh jeni ndeshur me një gjë të tillë.

Ka qenë një pacient dhe kishte temperaturë të lartë. Ai vinte nga Arabia Saudite dhe ai ishte kafshuar nga një lakuriq dhe menjëherë dihej se mbartës ishin lakuriqët dhe matet nga virulenca.

Ky person që e ka kaluar para 10 vitesh është sot i rrezikuar?

Jo nuk ma merr mendja pasi antitrupat janë krijuar.

Pra një lloj ideje mund ta keni për koronavirusin, sepse deri më sot u shit sikur ishim përballë të panjohurës

Koronavirusi njihet prej kohësh, por forma e fundit u tregua i rrezikshëm dhe virulent dhe na kapi në mënyrë të papritur.

 

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ja doli dhe nje “mjek” tjeter shqiptar, a “shkencetar” (sa shume shkencetare po na nxjerr kjo Shqiperia) dhe flet idiotizmat e radhes. Dalin Piperot. Bratajt, Harxhet, Dedejt dhe nje aradhe mjekesh te dale nga ai fakultet i gjymtuar i mjekesise dhe brockullisin gjera qe as majmuneve nuk i hyjne ne pune.

    Si shpjegohet qe keta “shkencatere” shqiptare nuk na japin nje Protokoll mjekimi te perdorur ne vendet e tyre?
    As Harxhi, as Ppipero, as Brataj, as ky qe na qenka reanimator askush.

    As mjeket e infektivit si Kalo, Balo, dhe tere idiotesia e mjeksise shqiptare nuk na japin nje terapi qe te paktme te marrim vesh qe ketij apo atij pacienti i jepet 2 ose 6ltr.Oksigjen ne minute!

    Por kur pashe nje foto qe pacienti levizte me bombol oksigjeni mobil atehere pashe dhe anen primitive te mjekimit alla shqiptar, qe dhe dozen me te ulet ti japesh, qe korrespondon 2 ltr. O2 ne minute ajo bombol ka mbaruar brenda dy oresh.

    Hajde zoterinj na jepni nje Protokoll terapeutik qe perdoret ne France, Itali a Shqiperi se larjen e duarve dhe kembeve e dime pa lindur dielli.

    Apo na duhet te degjojme kengen e Anita Takes per mjekun, me ata mjeke te atyre koherave qe kishin shiringa metalike dhe shishe jodi ne cante.

    • E ka Anida tani. Ne FB e karantines, alla italiance, tani Anita qarkullon si Anida.
      Dhe c’eshte me e bukura njerezit nuk e kane per gje fare ti therrasin Anida sikur nuk e kane njohur me pare me Anita.
      Ceshtje evolimi si duket

    • U mundova ta ngarkoj materialin ne kete faqe po del i cunguar. Nqs keni vertet interes mund t’ju dergoj nje protokoll me pdf file. Jane instruksionet me te fundit 4/9/20
      You can email me at [email protected]

    • As edhe nje mjek ne bote nuk ka si te te jape ty terapi nga televizori apo telefoni, sepse medikamenti apo vaksina kundra ketij virusi nuk eshte krijuar akoma. Pervec kesaj, ky virus ndryshon, apo nuk jep shenja, ndaj po mjekohet vetem eksperimentalisht deri tani, pra me ilace te ndryshme. Edhe kur te krijohen ilacet e para, ato do te jene te padobishme ndoshta, sepse virusi ka ndryshuar me tej dhe duhen ilace dhe vaksina te tjera.

      • Claus ka te drejte.
        Shumica e mjekeve qe flasin flasin ne baze njohurish te pergjithsme, lani duart, kollituni ne brryl dhe prandaj duken bajate,. Te mos flasim pastaj per gjenite qe blejne “valvola” per te future 2 veta ne nje respirator

        Protokollet ekzistojne dhe perditesohen ne baze te informacionit te ri qe behet i disponueshem.
        Nuk eshte thjesht problem I medikamenteve, po gjithashtu analizat, ndjekja klinike, parametrat qe perdoren per te vendosur nese dikush vendoset ne ventilator, llogaritja e vdekshmerise etj, etj, etj.

  • Dhe ky mjeku “i shquar”qenka intervistuar nga nji gazetar me i “shquar” si Enkel Demi dhe te dy keta ,kane zbuluar menyren e mjekimit te “Covid-19!Duhen propozuar per cmimin”Nobel”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *