Gjykata e Apelit, në Durrës mbyll dosjen për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë Fadil Mema.
Trupi gjykues i kryesuar nga Anita Mici gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, të gjyqtarit Tomor Kullolli, i cili në 20 nëntor 2019 vendosi të pushojë, akuzat e ngritura nga prokuroria për Florenc Çapjan.
Florenc Çapja ishte duke u gjykuar në gjykatën Apelit në Durrës, pas ankimimit të bërë nga prokuroria e Elbasanit, ndaj vendimit të datës 20 nëntor 2019 të marrë nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili gjatë një seance paraprake vendosi të pushojë dy akuzat e ngritura nga prokuroria, atë të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”, duke urdhëruar lirimin nga qelia të Florenc Çapjas.
Vendimi i dhënë në nëntor 2019 u kundërshtua publikisht nga Policia e Shtetit, e cila e quajti vendimmarrjen e gjyqtarit Kullolli të turpshme.
Çapja u arrestua në muajin qershor 2019, por pas 6 muaj në burg, akuzat ndaj tij u pushuan dhe më pas u lirua pa u gjykuar fare.
Është hera e tretë që pushohet kjo çështje.
Sot autoritetet e drejtësisë ende nuk kanë asnjë person të dënuar për tentativën e vrasjes së ish-efektivit të Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema.
j.l./ dita

Gjen dot njeri ndryshimin midis drejtesise Brisha e’Drama?
SPAK ? OFL ? Ha ha ha.
Jek e Jek me Qeverine.