Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Meta fton Ramën dhe Bashën

redaktor

Kreu i PD Lulzim Basha ka zbuluar mbrëmjen e sotme se Presidenti Ilir Meta do të thërrasë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare ku prezent do të jetë ai dhe kryeministri Rama.

Në një emision televiziv, Basha tha se Presidenti e ka njoftuar për mbledhjen e nesërme, dhe sipas tij ky është një hap i rëndësishëm pasi Meta fton për herë të dytë kreun e opozitës në Këshill.

“Sot Presidenti më ka njoftuar se do të thërrasë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Presidenti për herë të dytë po fton dhe kryetarin e opozitës në tryezë”, tha Basha.

Ndërkohë, i pyetur për ftesën e Ramës ndaj opozitës për të bashkëpunuar për përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19, Basha e refuzoi atë. “Përgjigja ime është se unë s’do angazhohem në retorikë politike. Sa i përket retorikës politike, atë që kam bërë prej pesë javësh, duke mos u bërë pjesë e retorikës politike, do ta bëj derisa qytetarët të kalojnë këtë situatë. Këtë ja kam thënë dhe kryeministrit”, shtoi kreu i PD.

Më tej, kreu i PD i bëri thirrje Ramës që të gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij ta fokusojë për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe ekonomikë e shqiptarëve.

“Gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij ta fokusoj të puna për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve. Dhe këtu opozita do të japë gjithë kontributin e saj. Natyrisht këtu do të ndihmonte nëse propozimet e opozitës do të zbatoheshin ashtu siç na është premtuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, përmbylli kryedemokrati Lulzim Basha.

e.k. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Nji maskara qe ka Vjedhur Thesarin e Shtetit

    dhe ka dal me Video ne TV para gjithe shqiptareve

    si i bente presion Mafioze Ministrave te Partise tij Lsi

    kokretishte Priftit (ndjes past ) 7% = 700.000 €

    me Bllok ne dore ,

    sot jetone Vila ne Lalz pasi eleminuan ne rruge Mafioze bashke me kryerkimieli berisha Proarin e Lalzit

    Gjyqtarin Konomi ,

    therret Keshillin Kombetare ,kriminelin dhe ate qe firmosi dhurimin e Teritorit Detare Greqise
    sharlatanin basha ,
    nji politikan ne ilegal ,

    gje e cila i ngjan nji tallje bythe me shqiptaret

    dhe nji tallje me Shtetin Shqiptare !!!!!!!!!!!!!!

    Ju jeni te gjithe per e Gijotine ,

    jeni te gjithe kriminele mashtriese te pafytyre

    vetem mos t’ju genjej mendja se do t’i shpetoni Drejtesise shqiptareve .

    Ptuuuuuuuuuuuuuuu ju hengert Korona te gjitheve bij kurvash antishqiptare

  • Mua me duket se Vucic i do me shume se Rama Shqipetaret e Kosovaret . Gabim ben Presidenti i nderuar qe e fton Ramen .

  • Siguria kombetare e Shqiperise shkoi ne hale te gomarit me dyshen Tom Ridge me Damir Fazllic ne vitet 2006-2007 ne KESHILLIN E SIGURISE KOMBETARE:
    .
    Pse nuk guxoni te thoni gjysem fjale per Tom Ridge-in.dhe kjo eshte kriminale dhe per ato qe prune Fazllicin,,Berishicin I cili e tha troc ne parlament;

    UNE FAZLLICIN E KAM MIK SHTEPIE…
    .
    Komentin le ta vazhdoje lexuesi …Saliu-Ramiu-Liliu dhe Luliu e kane shitur me kohe sovranitetin ..sigurine dhe dinjitetin…….kjo bande eshte bere me zi se koronavirusi vete…
    .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *