Mjekët debat të ashpër me Macron: Kemi mungesë stafi dhe pajisjesh

redaktor

Një video e publikuar në orët e fundit tregon një debat të ashpër që presidenti francez Macron pati me një grup mjekësh për situatën e shkaktuar nga pandemia në Francë.

Disa ditë më parë, Elysee shpërndau planet e një takimi të presidentit në Kremlin-Bicetre, ku Macron shfaqej duke duartrokitur punën e stafit mjekësor, në vijë të parë përballë koronavirusit.

Por videoja e dytë e shpërndarë nga sindikata e mjekëve tregon presidentin që pranon se është e vërtetë se në 15 vjet qeveria nuk ka bërë shumë për fondet e spitaleve. “Ndoshta spitalet nuk kanë qenë objektivi kryesor gjatë gjithë kohës, por nuk mund të mbaj përgjegjësi për gjërat e bëra më parë”, tha Macron.

https://www.youtube.com/watch?v=A_9YpKEoqMc&feature=emb_title

Mjeku iu tha Macron “E di, ne e bëjmë këtë punë sepse është pasioni ynë” dhe presidenti iu përgjigj se e di këtë gjë. Mjeku shkoi dhe më tej duke thënë se e bën këtë punë sepse i do njerëzit dhe shpëtimin e jetës së tyre. Ndërsa kreu i Elysee iu kthye duke thënë se në familjen e tij vetëm ai nuk shërben në kujdesin shëndetësor.

Megjithatë punonjësit e spitalit vijuan dhe më tej debatin.

“Ne, punonjësit e shëndetit publik jemi të varfër dhe ndoshta nesër mund të jemi ne në ato krevate. Dhe kur kjo gjë të ndodhi situata do të jetë më dramatike pasi do të ketë mungesë burimesh dhe stafi”, tha ai.

Presidenti iu përgjigj se nga kjo situatë të gjithë kanë nxjerrë një mësim.

 

e.k. / dita

Share This Article
2 Comments
  • ….. duke lexuar kete artikull dhe duke pare vidion e them me bindje dhe me plot gojen, qe Kryeministri Edi Rama eshte gjigand.

  • Sdo mend, Makroni , kishte mendjen të jepte lekë për Dashnorin e tij Arab që e pagëzoi si Këshilltar, i cili kishte si hobi të rrahte demostruesit.
    Nuk i dilte hesapi të hidhte lekë për shëndetin , ato lekë që mbetën nga dashnori i dha gjetkë , në shokët e tij.
    Kështu bën dhe Gjigandi Rama, i harxhoi lekët e buxhetit nëpër PPP duke paguar 10 milion euro kilometri, duke paguar firma fantazmë me pronarë Resepsionistë hoteli me miliona Euro, por për Shëndetin , nuk i dilnin lekët.
    KASTA POLITIKIE NË GJITHË BOTËN POTHUAJSE, JANË TË GJITHË PLEHRA, MASKARENJ PA DINJITET DHE PA CIPË.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *