Më shumë se dyfishi nga dje, shënohen 19 raste të reja me Covid-19

J L

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 19 raste të reja, duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 494.

Një ditë më parë u konstatuan 8 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja janë konstatuar kryesisht në Tiranë dhe Kukës.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.

Madje, Shkodra ditët e fundit është kthyer në një vatër të rrezikshme të koronavirusit në vend duke shënuar raste të shumta në çdo përditësim nga autoritetet.

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

 

– Tiranë 237 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 18 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 71 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 13 raste

– Krujë 7 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 6 rast

j.l./  dita

Share This Article
3 Comments
  • Keshtu sic po i bejne testet keta me pikatore, as do dalim nga shtepia ndonjehere. Dje 8, sot 19. Mendoj se do ishte mire te publikoheshin emrat e te infektuarve qe ata qe kane pasurkonrakt, te kerkojne te bejne testin, pervec hetimit epidemiologjik qe behet

  • KUR THUHET ZONAT ME TE PREKURA

    ESHTE NE BAZE TE NR I TE PREKURVE /

    POPULLSINE, O SHOKET E DITES,

    JO NE SHIFRA ABSOLUTE, PO NUK KA GJE

    DO RRITENI EDHE JU TE MESONI.

  • Perse ne ishqarkun e Gjirokestres (rrethet Gjirokaster, Permet, Sarande e Tepelene) nuk ka ssnje rast?
    Mund te na i shpjegoje ndonje epidemiolog arsyen?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *