Nga Shaban Murati
Pandemia e koronavirusit detyroi shumë strategjistë dhe teoricienë të marrëdhënieve ndërkombëtare t’i hyjnë profecive të mëdha për rendin e ri ndërkombëtar dhe për përmbysjen e raporteve të forcës dhe të supremacisë së aktorëve globalë, që do të shkaktojë koronavirusi. Në këtë kuadër del e nevojshme të analizohet efekti gjeopolitik i koronavirusit në Ballkan.
Parë në gjithçka ndodhi në këtë periudhe pandemie, me panik kombëtar e rajonal, me mbyllje kufijsh shtetërorë dhe me ndalim të njëanshëm të eksportit të pajisjeve mjekësore dhe të produkteve ushqimore nga disa shtete të rajonit, mund të konstatohet dështimi i Ballkanit në planin gjeopolitik. Këtë mund ta shohësh në disa drejtime.
Së pari, kemi një dështim të plotë të solidaritetit ballkanik dhe të bashkëpunimit ballkanik midis shteteve të rajonit. Nuk mund të mos i japësh të drejtë gazetarit të BIRN-it, Sreçko Latal, i cili në 20 mars shkruante: ”Një nga efektet anësore të masave të jashtëzakonëshme preventive ishte kolapsi pothuaj i plotë i “marrëdhënieve speciale” midis politikanëve shqiptarë, boshnjakë, kroatë dhe serbë në gjithë rajonin”.
Asnjë shtet i rajonit, me përjashtim të Turqisë, nuk u ngrit të bënte një gjest qoftë dhe simbolik përtë ndihmuar njeri-tjetrin për epideminë. Asnjë shtet ballkanik nuk u kujtua të ndihmonte shtetet fqinj. Shqipëria ka Traktate Miqësie dhe Bashkëpunimi Reciprok me pesë shtete ballkanike, me Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë dhe Turqinë, dhe përveç kësaj të fundit, askush nuk u kujtua se Traktati i Miqësisë, si forma më e lartë juridike e marrëdhënieve dhe e bashkëpunimit midis dy shteteve, impononte ndihmë në rast emergjencash kombëtare. Serbia, e cila është i vetmi shtet ballkanik, që ka nënshkruar Traktate Miqësie dhe bashkëpunimi me Rusinë dhe me Kinën, u ndihmua nga të dy shtetet nënshkruese.
Realiteti i dështimit të bujshëm të solidaritetit ballkanik tregon se sa efemere janë retorikat e udhëheqësve të shteteve ballkanike për krijimin e “integrimit ballkanik”, të “familjes ballkanike” apo të“pajtimit ballkanik”. Koronavirusi dëshmoi dështimin e mentalitetit idiot shtetëror të “komshiut”. Prova e re e zjarrit me emrin koronavirus tregoi se shtetet ballkanike janë realisht po aq të ndarë nga njeri-tjetri sa ç’kanë qenë edhe gjatë gjithë shekullit 20, edhe në fund të shekullit të kaluar, kur ndodhën agresionet e Serbisë kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Mund të thuhet se epidemia e koronavirusit evidentoi më qartë vetëizolimin e brendshëm shpirtëror dhe shtetëror dhe egoizmin klasik të Ballkanit.
Është një situatë që duhet t’u mësojë shumë atyre, që drejtojnë apo do të drejtojnë shtetin shqiptar, se sa i pazëvëndësueshëm është dhe duhet të jetë në çdo rrethanë bashkëpunimi vëllazëror unik midis Shqipërisë dhe Kosovës, dhe se prioriteti infantil shtetëror i “bashkëpunimit fqinjësor” nuk mund të zëvëndësojë kurrë prioritetin strategjik shqiptar të bashkëpunimit me aleatët perëndimorë si SHBA, NATO, BE.
Së dyti, epidemia e koronavirusit dëshmoi një dështim të bujshëm të nismave dhe të organizatave rajonale. Në Ballkan janë mbi 30 apo 40 shoqata e organizata rajonale me karakter diplomatik e shtetëror, që janë bërë si OJQ-të e sotme apo Bashkimet Profesionale të kohës së vjetër. Midis tyre është si kryesore SEECP, organizata e “Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore”, që përfshin të gjithë shtetet e rajonit, plus Moldavinë e futur si çiban sovjetik.
SEECP reklamohet si organizata më autentike rajonale, e themeluar në Sofie 26 vjet më parë, dhe bën çdo vit një a dy ministeriale të ministrave të jashtëm dhe një samit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve të rajonit. Gjatë mbi një çerek shekulli ekzistence SEECP nuk ka zgjidhur qoftë dhe një problem minimal midis dy shteteve ballkanike ose në shkallë rajoni. Në periudhën e pandemisë dështimi saj është kulmor, sepse dështon në një emergjencë mjekësore rajonale si kjo e koronavirusit. SEECP, organizatës kryesore rajonale, i është harruar vula dhe emri.
Është lehtë të merret me mend se sa falso është nisma e re e vdekur e Serbisë me emrin “minishengen”, që gjoja do të krijonte ”familjen ballkaniko-perëndimore” me kryetar familje Serbinë. Nuk mund të mos lindë pyetja se përse duhen hedhur në erë ato dhjetra miliarda euro për të mbajtur në këmbë dhjetra organizata rajonale, kur nuk iu ndodhen pranë shteteve të rajonit në emergjencat shëndetësore si kjo e koronavirusit.

Së treti, epidemia e koronavirusit qe një dështim edhe në drejtim të shpresës për një kohezion të ri të shteteve ballkanike nëorientimin e tyre strategjike dhe gjeopolitik të integrimit euroatlantik. Pavarësisht profecive të strategjistëve dhe gjeopoliticienëve për ndryshime dhe përmbysje të rendit të marrëdhënieve ndërkombëtare, në Ballkan ndodhi e kundërta. Në Ballkan u ravijëzuan edhe më fort vijat e qarta të ndarjes së zonave të influencës së aktorëve jashtëballkanikë.
Shtetet ballkanike dëshmuan se ata janë spektatorë të përplasjes gjeopolitike të aktorëve globalë në rajon në kohë pandemie, pa mundur të ndikojnë në ndryshimin e raporteve të forcës në skakierën ballkanike. Në këtë periudhë u konfirmua me forcë, pa lënë mëdyshje si më parë, se cilët shtete janë për orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik, dhe cilët janë për integrimin me Rusinë dhe me vendet e tjera të Lindjes. Në gazetën ruse “The Moscow Times” në 7 prill shkruhet: ”Janë plot objektiva, që Kremlini pëlqen të shohë në axhendën e shfrytëzimit të mëtejshëm të pandemisë, veçanërisht në Ballkan dhe në rajonin e Detit të Zi”.
Pandemia nxorri më qartë se asnjëherë tjetër në dritë fizionominë reale të orientimit strategjik dhe gjeopolitik të Serbisë drejt Rusisë. Nuk qe shpërthim emocional i momentit fushata shtetërore e sulmeve e presidentit serb Vuçiç kundër BE dhe kundër Europës me pretekstin e çështjes së eksportit të pajisjeve mjekësore europiane. Vuçiç ndërmori një lëvizje strategjike të kalkuluar, duke u përpjekur që të përligjë shpejtimin e ritmeve të orientimit strategjik të Serbisë drejt Rusisë, me rastin e vendimit të BE në 15 mars për ndalimin e eksportit të pajisjeve mjekësore jashtë BE.
Vuçiç e kapi si pretekst për të përligjur lidhjen dhe aleancën e forcuar të Serbisë me Rusinë dhe refuzimin serb të lidhjeve gjeopolitike me BE dhe me Perëndimin. Jo rastësisht pas tij edhe udhëheqësi separatist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik iu bashkëngjit fushatës antieuropiane të Beogradit, duke kërcënuar Europën se “ne nuk do të harrojmë” se çfarë bëri ajo. Dhe ironia është se vetë Serbia ishte shteti i parë i rajonit, që vendosi në kohën e koronavirusit ndalimin e eksportit të ilaçeve dhe të pajisjeve mjekësore si dhe të ushqimeve.
Edhe hiperbolizimi i presidentit të Serbisë për marrëdhëniet e reja midis Serbisë dhe Kinës me rastin e ndihmës mjekësore, nuk vjen nga ndonjë dashurie veçantë e tij për Kinën, pavarësisht inskenimit melodramatik të tij, që doli personalisht në aeroport për të pritur avionin me ndihma kineze, duke puthur flamurin kinez dhe duke deklaruar si pioner i librave komuniste jugosllave se i ka dërguar letër presidentit kinez, ku e ka e quajtur “vëlla”.
Është një spekullim i rëndomtë diplomatik i presidentit serb për të fshehur me melodramën e tij kineze orientimin real të aleancës me Rusinë. Serbia nuk shkon te Kina, Serbia shkon te Rusia. Në fakt Kina në situatën e pandemisë ka ndihmuar me ndihma mjekësore Italinë, Spanjën, Greqinë dhe shumë shtete të tjera dhe nuk ka bërë ndonjë përjashtim vetëm për Serbinë. Politika e jashtëme e Serbisë ka reklamuar qysh në kohën e presidentit Boris Tadiç se mbështetet në katër shtylla: BE, Rusia, Kina dhe SHBA, por realisht ajo mbështetet vetëm te shtylla ruse.
Pyetja, që shtrohet, është nëse Brukseli do të kthjellohet pas kësaj fushate të egër antieuropiane të presidentit serb, që fsheh largimin nga BE dhe varësi më fort nga Rusia. Do të ishte kontraproduktive nëse Brukseli do të vazhdonte kursin e indulgjencave të pameritura ndaj Beogradit dhe të bënte lëshime të mëdha me argumentin e dalë boje se lëshimet i bëhen Serbisë për të mos e lënë të shkojë te Rusia. Do të ishte fatkeqësi rajonale nëse lëshimet strategjike të BE ndaj Serbisë do të përfshinin heqjen dorë të BE nga kushti i anëtarësimit të Serbisë në BE vetëm pas njohjes së Kosovës prej saj.
Brukseli nuk duhet të harrojë se loja me dy karrike e ish-Jugosllavisë ka qenë lojë diplomatike e presidentit me origjinë kroate, Tito. Por Serbia e sotme nuk është Jugosllavia dhe presidenti serb Vuçiç është ish-ministri i informacionit i diktatorit kriminel serb Millosheviç, dhe Serbia zemrën dhe sytë i ka te Rusia.
Kriza e tanishme sanitare është katalizator i acarimit të rivaliteteve gjeopolitike për influencë midis fuqive të mëdha në Ballkan. Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme,Joseph Borrell, deklaroi në 9 prill se “Rusia dhe Kina duan të forcojnë ndikimin e tyre në përmasa globale”. Po përfaqësuesi i BE për politikën e jashtme duhet ta dijë se lufta për influencë në Ballkan nuk filloi sot. Ajo u shpalos me forcë pas agresionit rus në Ukrainë dhe aneksimit rus të Krimesë, kur Moska përcaktoi Ballkanin si qendër e re epërplasjes gjeopolitike me BE dhe me Perëndimin.
BE nuk u adaptua me lëvizjen e re strategjike ruse në rajonin tonë dhe krijoi një vakum strategjik, duke shtyrë integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Burokracia diplomatike e BE krijoi me dashje ose pa dashje një vakum gjeopolitik, i cili sipas çdo manuali diplomatik dhe gjeopolitik nuk mund të rrijë bosh. Është e natyrshme se shtete si Rusia dhe të tjerë rivalë të BE do të kërkojnë të përfitojnë nga ky vakum. Dy zhvillimet e rëndësishme pozitive rajonale, që ndodhën në kohën e koronavirusit, hapja e bisedimeve të pranimit të BE me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimi i Shkupit në NATO, kaluan pa jehonën e madhe rajonale që meritonin.
Kjo nuk është vetëm për shkak të epidemisë, por edhe përfaktin se ishin hapa të vonuar dhe se vakumet strategjike nuk janë lojë spontaniteti.
Dështimi strategjik dhe gjeopolitik i Ballkanit në pandeminë e tanishme duhet të shërbejë si nxitje për analiza, reflektime dhe mësime të reja për politikën e jashtme dhe për diplomacinë e Shqipërisë. Qeveria dhe diplomacia e saj duhet të kenë parasysh se pandemia tregoi që bashkëpunimi ballkanik dhe nismat ballkanike duhet të përcaktohen si forma rutinë, por jo prioritare apo strategjike të Shqipërisë.
Për Shqipërinë prioriteti i palëkundur mbeten SHBA, NATO dhe BE. Pra me Perëndimin, me të cilin na bashkon historia dhe perspektiva. Gjeografia e fqinjit është mentalitet primitiv, që në kohrat moderne dhe sidomos në Ballkan, nuk merr vlerë prioritare gjeopolitike. Na bind historia e kombit tonë, na bind edhe koha e rrezikëshme e pandemisë së koronavirusit.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Nuk di në Ballkan, ndoshta profesori i nderuar Murati mund ta dijë, por vetëm në Shqipëri shikon çudira?
Drejtuesit politik të së majtës janë njerëzit më të pasurit në vend!
Ketu fus dhe ish komunistin fanatik te Lalzit Sali Pordhen
E kundërta është në vendet e Europës….
Pse ndodh kjo?
Urimet me te mira. Analizat e shkelqyer, aktuale dhe shume largpamese.
Ne mbeshtetje te analizat suaj, shkoni ambasadoren zemerarte amerikane, si kerkon e Iverson drejtuesit e Shqiperise.
Ndoshta duhet te jeni cila television, tu ndjekur sa me shume shqiptar ne Ballkan e Bote.
kar…aburuni edhe pak te duhet t’a mesosh shqipen. Deri atehere mos u lodh te shkruash. Z.Shaban I jep nje mesazh te popullit “politikaneve” tone.
A mund te na tregoje ky “analiksti gjenial” se kur ka mdodhur ky agresioni i Rusise kunder Ukrahines dhe kur paska ndodhur ky aneksimi i Krimese me force . Rusia e kishte Ukrahinen republike si dhe shume te tjera dhe i la te lira te ikin, tani perse duhet te bej agresion per ti pushtuar prap. Perse ky” dijetari me nam” e quan shume te drejte referendumun e popullit te Kosoves per te ndenjur me vehte( qe ne te vertete eshte shume i drejte) dhe referendumin e popullit te Krimese e quan aneksim nga Rusia. Si genjen kaq hapur ky sharlatan qe me kete shkrim kerkon te gjeje gjylperen ne kashte ne Ballkan. E pranoj qe ne duam te kemi te njejten perspektive me Europen, por s’mund ta pranoj kurre qe kemi te njejten histori qe na bashkon. Ne vetem ne periudhen 1020 -40 kemi bere dy luftera vetem me Italine, tani na del se paskemi patur marredhenie historike. A nuk ishte Europa ajo qe e coptoi atdheun tone ku pjesen me te madhe e la jashte kufijeve dhe ky trimi na tregon se na lidh historia. Ajo na lidh, por por jo per mire qe ne t’ja dime per falemindereit. Pyetja ime per te eshte: a je i paditur dhe kerkon te dukesh si analist apo je servil e ke ndonje qellim tjeter me ndonje piksynim te larget?! Je bere shume bajat. Mendon se di shume dhe je dipllomat kalibri, por je vetem nje njeri i ulet pa ment. Perse gazeta perdor dy njerz fallco, bile me fatografine e tyre si njerez te shquar, ate budallane e madh qe shkruan anglisht dhe ju ia perktheni sikur eshte gjeni dhe kete “analistin” e shquar qe ka bere kete artikullin. Te nderuar antare te stafit drejtues: ju keni gazetare shume te mire si V. Malaj, Xh. Shehu dhe analiste po ashtu si M. Zeqo e te tjdere.Perse u duhen keta dy propogandiste qe s’vlejne asnje grosh?! Mendoni se lexuesit jane thjesht kalamaj dhe nuk jane ne gjendje te kuptojne dhe te ndajne te verteten nga genjeshtra dhe e hane sapunin per djathe.Ju vetem demtoni reputacionin tuaj me keta dy gjysem intelektuale qe permenda me siper. Dhe se fundi kam nje kerkese per z. Viktor. Shikoje dhe nje here ate shkrimin tuaj per ata qe jane bere bajat dhe gjej nje vend ne artikullin tuaj per kete propogandistin (jo analistin) e ketij shkrimi qe i bie fyellit vetem me nje vrime.
Nje pyetje per Niko,
Kur e ka pase Rusia Ukrainen republike te veten?
Me duket se i keni perzier gjerat,ose nuk jeni te informuar.
Shemsi! Nuk e di cfare moshe ke. Ukrahina se bashku me 14 shtete te tjera qe sot jane te pavarura kane qene pjese e perandorise ruse dhe me pas e Bashkoimit Sovjetik, por ne vitin 1989, vet parlamenti i B. sovjetik te asaj kohe lejoi shperberjen e kesaj perandorie dhe nuk pati perplasje aspak per kufijte. Me pas nuk ka ndodhur asnje here probleme midis tyre. Ne se Rusia qe ishte reoublika me e madhe e ish B. Sovjetik do te donte te pushtonte prap, ajo mund ta bente kete shume thjesht, por ajo i lejoi vet ato dhe nuk ka interes sepse eshte shume e veshtire realisht qe te menazhosh sidomos kur mund te kete edhe konflikte. Kete e di kushdo, pervec atyre te rinjve sepse sot informacioni jepet jo real nepermjet atyre qe bejne propogande per qellimet qe kane vet. Kete e di edhe Z. Shaban shume mire, por ai e ka fjalen per konfliktin qe ndodhi ne vitin 2014 midis qeverise ukrahinase qe erdhi nga “revolucion” ne Ukrahine dhe pjeses lindore te Ukrahines me dy rajonet kryesore Donbasin dhe Luganskun. Kur erdhen ne fuqi ne Ukrahine nazistet dhe filluan masakrat kunder qytetareve ukrahinas me origjine ruse( per dijeni ne Ukrahine ruset jane nje popullsi shume e madhe vecanerisht ne pjesen lindore qe eshte pothuajse mbi 90% dhe qe ka qene pjese e Rusise, por reth viteve 60 te Hrushovi e bashkoi me republiken Ukrahines) ata vendosen ligjin qe e ndalonin perdorimin e gjuhes ruse. Per kujtese as serbet nuk e bere kete ne Kosove qe ta ndalonin gjuhen shqipe se ajo ishte popullsi shqiptare dhe do kishin shume konflite me pas. Donbasi dhe Lugansku qe historikisht kane qene te Rusise ashtu si Kosova qe ishte shqiptare, ben referendum per tu shkeputur nga Ukrahina, por qeveria naziste e Ukrahines tha ne fillim se eshte ceshtja ore qe ne mund ti shtypim, por qe nga 2014 e ketej kto dy rajone jane shkeputur dhe jane me vehte. Kete z. Murati e quan agresion te Rusise kunder Ukrahines, njesoj sikur shkeputjen e Kosoves nga Serbia ta quajme agresion te Shqiperise kunder Serbise. Po keshtu ne te njejten kohe edhe Krimea qe eshte me shumice dermuese ruse beri referendum dhe u shkeput, por ajo kerkoi qe te bashkohej prap me Rusine. Pra e njejta sikur Kosova vec kerkeses per shkeputje nga Serbia te kerkonte bashkimin me Shqiperine. Po ta shikosh problemin realisht nuk pati asnje konflikt militar ndermjet Rusise dhe Ukrahines ne ate kohe, ashtu sic nuk pati midis Shqiperise dhe Serbise. Ne si shqiptare donim dhe duam shpirterisht qe Kosova te vetvendosin dhe me e mira do te ishte te bashkohemi dhe besoj edhe Z. Murati eshte per kete, por ne nuk duhet te jemi kunder per te njejten gje per popujt e tjere. Z. Murati i vjen mire qe Kosova vetvendosi, por e quan te paligjeshme per te tjeret dhe aq me keq akuzon nje shtet tjeter per agresion qe ne fakt nuk ka ekzistuar. Ne duhet te mbajme te njejtin qendrim per gjera qe jane te njejta dhe kjo eshte shume e rendesishme sidomos kur ke qene dipllomat si ne rastin e z. Murati. A nuk e di ai kete?! Sigurish e di, por ai ben propogande ne favor te qellimit te tij dhe shfrytezon kohen tani kur shume njerez qe lexojne jane te rinj dhe nuk kane shume informacion se cfare ka ndodhur dhe si ka ndodhur me pare. Ne duhet te jemi ne paqe me te gjithe popujt e botes pavaresisht se kush jane ata edhe pse piksynimi yne eshte perfshirja ne Europe mbasi aty eshte civilizimi me i madh dhe ne kemi rastin ta bejme kete. Une, si shume shqiptare normal deshiroj me gjithe shpirt qe ne te shikojme drejt Europes per te ardhmen tone se atje mund te kemi me shume prosperitet, por nuk duhet te manipulojme duke bere propogande. Do te doja te shkruaja me gjate, por mendoj se kjo eshte e mjaftueshme. Deshiroj te kem bere sqarimin e duhur. Me respekt per ju e per te gjithe komentuesit e tjere, pavaresisht mendimeve te bndryshme qe mund te kene.
Niko Shpiragu
mund të them se ti ke mendimin tënd dhe të drejtën tënde,por të thuash”ju keni gazetare shume te mire si V. Malaj, Xh. Shehu”!?
aman o niko!!
VK malaj dhe xhota??
mos mor mos!!
këta të tjerët ja fusin o pordhës o bien era erdogan,por mos më bë VK dhe xhotën gazetarë!
mos mër niko mos!!
Kjo pademi kaq e rrezikeshme po evidenton edhe emrat e strategjisteve dhe te diplomacis shqiptare.I ndjek me shume vemendja dhe ne kete hapsire Shaban Murati,Lisein Bashkurti dhe Alma Lama, te tre ish amabasodor me vlera dhe jo patericat e partve qe vijne ne pushtet po trejtojne argunentueshem shkaqet ,pasojat dhe rrugedaljet e Botes Shqiptare,vecanerisht te dy shteteve Shqiperi-Kosove apo Kosove Shqiperi per politikat e brendeshme shtetrore,per politikat ndershtetrore,per rruget dhe menyrat reale te zbutjes dhe te nje zgjidhjeje te qendrushme te agresorit historic anti shqiptar ,Serbise, te forcimit te marrdhenieve me BE,SHBA, Ameriken dhe NATO-n si partneret e vetem strategjik dhe dilentatnzmin e plotikave te komshiut apo te fqinjit, apo te revanshit per minishengenin ballaknik te deshtuar qe pa filluar,apo te qorrizimit ndaj politikave te Vucicit I cili aleancen strategjike me Rusine dhe me pak me Kinene e vertetoi edhe ne kohe pademie te rrezikeshme etj.Fatkeqesisht,fatkeqesisht dy shtetet shqiptare jane ne krize lidershipi shtetor dhe kombetar.Ne vend qe ata te mblidhen,duke mbajtur keshilltare nivelet e ketyre tre diploamteve dhe me dyer te mbulluara te percaktojne rruget dhe prioritet e zhvillieve te ketij kombi dhe te kene te njejtin qendrim zyrtar ne raport me Serbine,SHBA-n,NATO n dhe vecanerisht me BE-n, nuk merret vesh se c thoet njeri e c paeralis tjetri.Me e e rende eshte ne Kosove qe Thaci me Mustafen zemren e kane ne Beograd,ndrsa te tjeret nuk kane fuqi ti rrezojne nga politika dhe tu tregojne vendin.Politika dhe diplomacia e kombit shqiptar vazhdon te jete ne kulmet e pa aftesise,pa pergjegjshemrise dhe shpesh te tradhetise.FATKEQESI ,qe duhet ta zgjidh sa me pare populli shqiptar.Hajro Limaj
1. A nuk ishte po ky Shaban Murati qe deri tani na ka mbajtur zgjuar kundra agresorve dhe armiqve te medhenje te shqiptarve, sllaveve? Ndersa tani na flet per bashkpunim me ‘ta! 180° kthese!!! 2. Per cfare shou duhet te perpiqen vendet e ballkanit me ndihma reciproke ndaj virusit, kur te gjithe jane njelloj te prekur dhe disa prej tyre e bene gjestin e ndihmes karshi Italise, qe ishte e prekur me shume se ‘ta?!! 3. Se ke ndihmon Kina dhe si e pret Vucici avionin kinez me ndihma, ky nuk eshte problemi yne! As pse ruset ndihmuan Italine! As aleancat e shteteve te tjera midis vetes! Problemi yne jane mendimet e cekta te Shabanve, Janozve etj. nga Kosova, te cilet pasi i kane rene fyellit gjithmone ne nje bire, e kthejne fyellin mbrapsh, duke kujtuar se po e ndryshojne ndopak “muziken” e tyre!
Ne republiken e te cmendurve duhet te jesh, alternative tjeter nuk mund te gjesh.
Ja sheh parlamentin. Je ne nje paralment te cmendurish fillon me Gramoz Rucin qe te nxjerr si vend me te sigurte ne bote dhe mbaron me Edi Ramen qe thote denggla dhe brockulla duke marre neper goje Macron, Merkel, Kurz etj,etj
Parlament i te cmendurve, sheh emisionet Talkshowt, je ne emisione me plot te cmendur, del Alfred Cako, del Sazan Guri, dalin mjeke Skenderi, Hatixheja, Ikbalja, Harxhet qe thote qe vaksina e TBC jep imunitet, del Pipero, dalin ca numerojne testet e PCR ne rruge, del Kalo qe kujton se po sheron njerez ne infketiv ne spitale pa uje dhe pa oksigjen, del nje mjek nga Kulmbach nje Dyrmish a Gjytyrum qe thote qe pavioni ku punon ai eshte plot me te intubuar kur vete Gjermania ka rreth 10 mije shtreter akoma te pazene, del nje Gani Abazi nga „Harwardi“ dhe na tregon brockullat e Amerikes, pastaj tere kjo cmenduri komebtare vazhdon me ish- gazetaret e Zerit te Popullit qe tani pas 40 e kusur vjetesh u del delli osman i futur si padashje nga politikat e Enver Hoxhes ne lidhje me Turqine.
Del Bedri Islami me cecenet isklamike te luftes se Kosoves, del Shaban Murati me simpatite per sultanatet turke a thua se eshte vertete ADN e Sulltan Muratit te II, duke u ankuar se perse nuk po degjojne lypjet tona vendet e medha, del zbuluesi i Turqise Hajro Limaj qe kenaqet me artikuj plot brockulla te Bedriut, Shabanit, Sinanit a Kashamit, te gjithe kane te drejten e fjales dhe te gjithe jane fjalerues, degjues, shkencetare, mjeke, deputete, analiste, gazetare qe vetem nje cilesi kane te vetme: Budallalleqet ne cmendurine e tyre!
Ndiqni qofte edhe nje dite emisionin „Koha per tu zgjuar“, dikur kur Rama ishte ne opozite ishte emisioni: „Pace dhe gazeta“ me regjizor ate qe eshte sot drejtor i Teatrit Popullor.
Ne keto emisionet do te gjenit nje grimce nga jeta ne Republiken e te Cmendurve. Aty do te gjeni Shqiperine, Shqiperine ku te gjithe flasin me vete, bertasin, qeshin, fjalosen, zihen a ku ta di une a thua se je ne nje „Big Brother“ te medh ku kryetari i te cmendurve te fut ne burg per 15 vjet per fajine vetem se semuresh me Covid-19!
Mire qe nuk po ngre turra drush per ti djegur keta te mjere me kete semundje per te shpetuar njerezimin si ne kohet e perndjekjes se shtrigave.
Dhe nje „doktor“ nga Kosova sapo mora vesh paska gjetur ilacin kunder Covid-19 duke konkuruar denjesisht Sazanin tone nga Tirana qe hudhra, speci djeges dhe rakia Skraparit jane ato qe do te shpetojne njerezimin!!!!!!
Natyrisht qe ne pavionin e te cmendurve do te kete dhe pak konkurrence!
Përgëzime i nderuar Ambasador i shquar, Prof. Shaban Murati! Për gjithçka ju orfroni për politikën, diplomacinë, por edhe pë publikun.
Nuk jam dakord me ju, për faktin që e krahasoni SEECP-në, me Bashkimet Profesionale të dikurshme. Sepse, pa firmosur Kryetari i Organizatës së Bashkimeve Profesionale, Drejtori i asaj kohe, që nuk ishte si këta drejtorucët e sotëm, nuk mundej të pushonte as punëtorin më të pa kualifikuar nga puna.
Pa lere më, po t`i krahasojmë ato, me Organizatat Jo Dobirurëse “shqiptare”.
SEECP-ja, atje e kishte qendrën, në Sofje, qysh në vitin 1924, kur u themelua “Organizata e Sokolëve”, e cila do të na realizokej Bashkimin Ballkanik!
Po vure “kryefamiljar” serbin, ai dihet se çfarë gjelle do të gatuajë.
Nuk mund të ndërtohen “strategji”-ra, mes shtetesh dhe popujsh që deri dje janë mbytur në gjak.
Ca më pak mund të ndërtohen këto, kur gjakatari, as sa për të larë gojën, nuk ka kërkuar ndjesë.
Përkundrazi, gjakatari vazhdon të ndikojë në gjithë botën, që Kosova të mos njihet si anëtare e OKB-së.
Bla,bla et serishmi bla,bla te pafundeme.
Flitej qe me mars 2019 qe me 2020 do kete dy pendemie fallco(fake news te cilen e verteton shifra 19 mbas covid) po te perhapura me nje qellim te vetem.
1) me krizen e “pendemise” do justifikohet fiasko e krizes eknomike apo rrenemi i fondit monetar.
2) me rrenimin e ekonomise do te justifikohet junta diktatoriale e rendit te ri mondial (new world order).
Pra me keto dy pika strategjike te studiuara dhe formuluara dhe te dekretuara per zbatim nga oligarshia per pershpejtim e diktatures mondialiste.
Virusi eshte perhapur me qellim fushate per krijimin e nje arme bakteriologjike si e si per te vene popujt nen diktatin e frikes e me pas ne diktatin totalitarist,pra koke lidhur me zinxhirin e gjynjezimit.
Lufte bakteriollogjike nen infuenca psiqike ku populli duhet me çdo kusht te haqi dore nga solidariteti per te qene i perçare dhe i pa pregatitur karshi ketij plani satanik diktatorial.
Hapni syte e mos bini nen kurthin qe po ju thurret!!!
ky mesazh per ata qe kane aftesine te analizojne dhe kuptojne qe rreziku me i madh eshte diktatura nen masken e covid-19.
https://fr.sott.net/article/35143-Quelque-chose-de-pas-naturel-dans-le-COVID-19-SARS-CoV-2
https://www.youtube.com/watch?v=gG7oEmuVrH0
“I urti’ turpi te mbulofte sa te jesh gjalle per fjalori e rruges!