Gjeopolitika e virusit në Ballkan
Nga Shaban Murati
Pandemia e koronavirusit detyroi shumë strategjistë dhe teoricienë të marrëdhënieve ndërkombëtare t’i hyjnë profecive të mëdha për rendin e ri ndërkombëtar dhe për përmbysjen e raporteve të forcës dhe të supremacisë së aktorëve globalë, që do të shkaktojë koronavirusi. Në këtë kuadër del e nevojshme të analizohet efekti gjeopolitik i koronavirusit në Ballkan.
Parë në gjithçka ndodhi në këtë periudhe pandemie, me panik kombëtar e rajonal, me mbyllje kufijsh shtetërorë dhe me ndalim të njëanshëm të eksportit të pajisjeve mjekësore dhe të produkteve ushqimore nga disa shtete të rajonit, mund të konstatohet dështimi i Ballkanit në planin gjeopolitik. Këtë mund ta shohësh në disa drejtime.
Së pari, kemi një dështim të plotë të solidaritetit ballkanik dhe të bashkëpunimit ballkanik midis shteteve të rajonit. Nuk mund të mos i japësh të drejtë gazetarit të BIRN-it, Sreçko Latal, i cili në 20 mars shkruante: ”Një nga efektet anësore të masave të jashtëzakonëshme preventive ishte kolapsi pothuaj i plotë i “marrëdhënieve speciale” midis politikanëve shqiptarë, boshnjakë, kroatë dhe serbë në gjithë rajonin”.
Asnjë shtet i rajonit, me përjashtim të Turqisë, nuk u ngrit të bënte një gjest qoftë dhe simbolik përtë ndihmuar njeri-tjetrin për epideminë. Asnjë shtet ballkanik nuk u kujtua të ndihmonte shtetet fqinj. Shqipëria ka Traktate Miqësie dhe Bashkëpunimi Reciprok me pesë shtete ballkanike, me Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë dhe Turqinë, dhe përveç kësaj të fundit, askush nuk u kujtua se Traktati i Miqësisë, si forma më e lartë juridike e marrëdhënieve dhe e bashkëpunimit midis dy shteteve, impononte ndihmë në rast emergjencash kombëtare. Serbia, e cila është i vetmi shtet ballkanik, që ka nënshkruar Traktate Miqësie dhe bashkëpunimi me Rusinë dhe me Kinën, u ndihmua nga të dy shtetet nënshkruese.
Realiteti i dështimit të bujshëm të solidaritetit ballkanik tregon se sa efemere janë retorikat e udhëheqësve të shteteve ballkanike për krijimin e “integrimit ballkanik”, të “familjes ballkanike” apo të“pajtimit ballkanik”. Koronavirusi dëshmoi dështimin e mentalitetit idiot shtetëror të “komshiut”. Prova e re e zjarrit me emrin koronavirus tregoi se shtetet ballkanike janë realisht po aq të ndarë nga njeri-tjetri sa ç’kanë qenë edhe gjatë gjithë shekullit 20, edhe në fund të shekullit të kaluar, kur ndodhën agresionet e Serbisë kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Mund të thuhet se epidemia e koronavirusit evidentoi më qartë vetëizolimin e brendshëm shpirtëror dhe shtetëror dhe egoizmin klasik të Ballkanit.
Është një situatë që duhet t’u mësojë shumë atyre, që drejtojnë apo do të drejtojnë shtetin shqiptar, se sa i pazëvëndësueshëm është dhe duhet të jetë në çdo rrethanë bashkëpunimi vëllazëror unik midis Shqipërisë dhe Kosovës, dhe se prioriteti infantil shtetëror i “bashkëpunimit fqinjësor” nuk mund të zëvëndësojë kurrë prioritetin strategjik shqiptar të bashkëpunimit me aleatët perëndimorë si SHBA, NATO, BE.
Së dyti, epidemia e koronavirusit dëshmoi një dështim të bujshëm të nismave dhe të organizatave rajonale. Në Ballkan janë mbi 30 apo 40 shoqata e organizata rajonale me karakter diplomatik e shtetëror, që janë bërë si OJQ-të e sotme apo Bashkimet Profesionale të kohës së vjetër. Midis tyre është si kryesore SEECP, organizata e “Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore”, që përfshin të gjithë shtetet e rajonit, plus Moldavinë e futur si çiban sovjetik.
SEECP reklamohet si organizata më autentike rajonale, e themeluar në Sofie 26 vjet më parë, dhe bën çdo vit një a dy ministeriale të ministrave të jashtëm dhe një samit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve të rajonit. Gjatë mbi një çerek shekulli ekzistence SEECP nuk ka zgjidhur qoftë dhe një problem minimal midis dy shteteve ballkanike ose në shkallë rajoni. Në periudhën e pandemisë dështimi saj është kulmor, sepse dështon në një emergjencë mjekësore rajonale si kjo e koronavirusit. SEECP, organizatës kryesore rajonale, i është harruar vula dhe emri.
Është lehtë të merret me mend se sa falso është nisma e re e vdekur e Serbisë me emrin “minishengen”, që gjoja do të krijonte ”familjen ballkaniko-perëndimore” me kryetar familje Serbinë. Nuk mund të mos lindë pyetja se përse duhen hedhur në erë ato dhjetra miliarda euro për të mbajtur në këmbë dhjetra organizata rajonale, kur nuk iu ndodhen pranë shteteve të rajonit në emergjencat shëndetësore si kjo e koronavirusit.
Së treti, epidemia e koronavirusit qe një dështim edhe në drejtim të shpresës për një kohezion të ri të shteteve ballkanike nëorientimin e tyre strategjike dhe gjeopolitik të integrimit euroatlantik. Pavarësisht profecive të strategjistëve dhe gjeopoliticienëve për ndryshime dhe përmbysje të rendit të marrëdhënieve ndërkombëtare, në Ballkan ndodhi e kundërta. Në Ballkan u ravijëzuan edhe më fort vijat e qarta të ndarjes së zonave të influencës së aktorëve jashtëballkanikë.
Shtetet ballkanike dëshmuan se ata janë spektatorë të përplasjes gjeopolitike të aktorëve globalë në rajon në kohë pandemie, pa mundur të ndikojnë në ndryshimin e raporteve të forcës në skakierën ballkanike. Në këtë periudhë u konfirmua me forcë, pa lënë mëdyshje si më parë, se cilët shtete janë për orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik, dhe cilët janë për integrimin me Rusinë dhe me vendet e tjera të Lindjes. Në gazetën ruse “The Moscow Times” në 7 prill shkruhet: ”Janë plot objektiva, që Kremlini pëlqen të shohë në axhendën e shfrytëzimit të mëtejshëm të pandemisë, veçanërisht në Ballkan dhe në rajonin e Detit të Zi”.
Pandemia nxorri më qartë se asnjëherë tjetër në dritë fizionominë reale të orientimit strategjik dhe gjeopolitik të Serbisë drejt Rusisë. Nuk qe shpërthim emocional i momentit fushata shtetërore e sulmeve e presidentit serb Vuçiç kundër BE dhe kundër Europës me pretekstin e çështjes së eksportit të pajisjeve mjekësore europiane. Vuçiç ndërmori një lëvizje strategjike të kalkuluar, duke u përpjekur që të përligjë shpejtimin e ritmeve të orientimit strategjik të Serbisë drejt Rusisë, me rastin e vendimit të BE në 15 mars për ndalimin e eksportit të pajisjeve mjekësore jashtë BE.
Vuçiç e kapi si pretekst për të përligjur lidhjen dhe aleancën e forcuar të Serbisë me Rusinë dhe refuzimin serb të lidhjeve gjeopolitike me BE dhe me Perëndimin. Jo rastësisht pas tij edhe udhëheqësi separatist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik iu bashkëngjit fushatës antieuropiane të Beogradit, duke kërcënuar Europën se “ne nuk do të harrojmë” se çfarë bëri ajo. Dhe ironia është se vetë Serbia ishte shteti i parë i rajonit, që vendosi në kohën e koronavirusit ndalimin e eksportit të ilaçeve dhe të pajisjeve mjekësore si dhe të ushqimeve.
Edhe hiperbolizimi i presidentit të Serbisë për marrëdhëniet e reja midis Serbisë dhe Kinës me rastin e ndihmës mjekësore, nuk vjen nga ndonjë dashurie veçantë e tij për Kinën, pavarësisht inskenimit melodramatik të tij, që doli personalisht në aeroport për të pritur avionin me ndihma kineze, duke puthur flamurin kinez dhe duke deklaruar si pioner i librave komuniste jugosllave se i ka dërguar letër presidentit kinez, ku e ka e quajtur “vëlla”.
Është një spekullim i rëndomtë diplomatik i presidentit serb për të fshehur me melodramën e tij kineze orientimin real të aleancës me Rusinë. Serbia nuk shkon te Kina, Serbia shkon te Rusia. Në fakt Kina në situatën e pandemisë ka ndihmuar me ndihma mjekësore Italinë, Spanjën, Greqinë dhe shumë shtete të tjera dhe nuk ka bërë ndonjë përjashtim vetëm për Serbinë. Politika e jashtëme e Serbisë ka reklamuar qysh në kohën e presidentit Boris Tadiç se mbështetet në katër shtylla: BE, Rusia, Kina dhe SHBA, por realisht ajo mbështetet vetëm te shtylla ruse.
Pyetja, që shtrohet, është nëse Brukseli do të kthjellohet pas kësaj fushate të egër antieuropiane të presidentit serb, që fsheh largimin nga BE dhe varësi më fort nga Rusia. Do të ishte kontraproduktive nëse Brukseli do të vazhdonte kursin e indulgjencave të pameritura ndaj Beogradit dhe të bënte lëshime të mëdha me argumentin e dalë boje se lëshimet i bëhen Serbisë për të mos e lënë të shkojë te Rusia. Do të ishte fatkeqësi rajonale nëse lëshimet strategjike të BE ndaj Serbisë do të përfshinin heqjen dorë të BE nga kushti i anëtarësimit të Serbisë në BE vetëm pas njohjes së Kosovës prej saj.
Brukseli nuk duhet të harrojë se loja me dy karrike e ish-Jugosllavisë ka qenë lojë diplomatike e presidentit me origjinë kroate, Tito. Por Serbia e sotme nuk është Jugosllavia dhe presidenti serb Vuçiç është ish-ministri i informacionit i diktatorit kriminel serb Millosheviç, dhe Serbia zemrën dhe sytë i ka te Rusia.
Kriza e tanishme sanitare është katalizator i acarimit të rivaliteteve gjeopolitike për influencë midis fuqive të mëdha në Ballkan. Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme,Joseph Borrell, deklaroi në 9 prill se “Rusia dhe Kina duan të forcojnë ndikimin e tyre në përmasa globale”. Po përfaqësuesi i BE për politikën e jashtme duhet ta dijë se lufta për influencë në Ballkan nuk filloi sot. Ajo u shpalos me forcë pas agresionit rus në Ukrainë dhe aneksimit rus të Krimesë, kur Moska përcaktoi Ballkanin si qendër e re epërplasjes gjeopolitike me BE dhe me Perëndimin.
BE nuk u adaptua me lëvizjen e re strategjike ruse në rajonin tonë dhe krijoi një vakum strategjik, duke shtyrë integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Burokracia diplomatike e BE krijoi me dashje ose pa dashje një vakum gjeopolitik, i cili sipas çdo manuali diplomatik dhe gjeopolitik nuk mund të rrijë bosh. Është e natyrshme se shtete si Rusia dhe të tjerë rivalë të BE do të kërkojnë të përfitojnë nga ky vakum. Dy zhvillimet e rëndësishme pozitive rajonale, që ndodhën në kohën e koronavirusit, hapja e bisedimeve të pranimit të BE me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimi i Shkupit në NATO, kaluan pa jehonën e madhe rajonale që meritonin.
Kjo nuk është vetëm për shkak të epidemisë, por edhe përfaktin se ishin hapa të vonuar dhe se vakumet strategjike nuk janë lojë spontaniteti.
Dështimi strategjik dhe gjeopolitik i Ballkanit në pandeminë e tanishme duhet të shërbejë si nxitje për analiza, reflektime dhe mësime të reja për politikën e jashtme dhe për diplomacinë e Shqipërisë. Qeveria dhe diplomacia e saj duhet të kenë parasysh se pandemia tregoi që bashkëpunimi ballkanik dhe nismat ballkanike duhet të përcaktohen si forma rutinë, por jo prioritare apo strategjike të Shqipërisë.
Për Shqipërinë prioriteti i palëkundur mbeten SHBA, NATO dhe BE. Pra me Perëndimin, me të cilin na bashkon historia dhe perspektiva. Gjeografia e fqinjit është mentalitet primitiv, që në kohrat moderne dhe sidomos në Ballkan, nuk merr vlerë prioritare gjeopolitike. Na bind historia e kombit tonë, na bind edhe koha e rrezikëshme e pandemisë së koronavirusit.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë


VIRUSI I BALLKANIT? SEPSE MUTI I NISHANIT VLERESOHET MË SHUMË SE BUKA E SHQIPTARIT !
‘Populli nuk eshte per te permbysur kushtetuten por ata qe e kane shkelur me kembe perdhunuar ate,kushtetuten’A.Linkoln
———–
Ne vend te paraDhenjes:
‘Nuk ka e s’mund te kete Liri pa Liri ekonomike,pa u çliruar populli nga ankthi e plotesimit te nevojave minimale per te mbijetuar,pa u dhene femijeve te hane BUKE tre here ne dite’!
A eshte i Lire 30 vjet epidemi populli sKipetar!?
—————-
Pa bere llogarite e 30 vjeteve tragjedi te nje populli qe ushqehet me 13 Miliard borxh me miell kafshesh te importiuara nga ‘krushka Serbi’ nderkohe qe kreret e KRIMIT dhe KORRUPSIONIT jetojne parajsen ne Gjirizin e Lalesit ne kurriz te tij mjafton vetem te ‘analizosh’:
‘Paketa RaM… 1’ dhe ‘Paketa RaM…2’!?
SKipetareve te pa pune,te hedhur ne rruge nga biznesMonet ne kete epidemi nga ‘affaristet’,’monopolistet’ dhe kafexhinj rreth 176 Mije ose 176 mije familje ju ‘doroviten’ me para te marra BORXHshtuar BORXHIT 13-Miliard as me shume e as me pak po 56 Milion EURO dhe per te jetuar ose ‘mbajtur frymen’ çdo familje qwe eshte hedhur ne rruge nga ‘BiznesMonet’ qe jane femije te NISHANEVE ju dhane 400 EURO per te ngrene per te paguar qirate dritat ilaçet e tere shpenzimet e tjera!?
KUJDES!
Vlera 56 Milion EURO qe ka marre borxh qeverrija kujslinge e RaM.. qe nuk perfaqeson as 25 perqind te Zgjedhesve imagjino shqiptareve eshte as me pake e as me shume por sa ‘investimi’ qe ka bere ‘Balluku’,Baldosa ministre e RaM… ne kryeqytetin e KRIMIT apo ‘Gjirizi i Lalesit ‘ per ‘Impjantin me MODERN ne Ballkan'(fjale dale nga goja-bythe e saj ne inagurim) per perpunimin e MUTIT(ujrave te zeza,fekaleve’ te tere ‘PATOZEVE’ -NISHANE qe jetojne ne kete kryeqytet te MAFJES si obortare xhihadiste te kalif SALISE e Like Florise!
Pra shqiptaret do mbajne frymen me BUKE ne kete EPIDEMI me nje shifer qe eshte harxhuar per perpunimin e MUTIT te NISHANEVE vetem ne nje prej ‘investimeve’ te KRIMIT permes PPP-ve!
Nderkohe!Qe per 3 muajt e veres per 30 vjet ne tere bregdetin shqiptar nga Velipoja prona te TOPALLIT deri ne Ksamil Prona te NISHANIT tere M.U.T-i i sKipetareve derdhet ne DET!
Me arithmetike:
3 Milion ‘turiste’ plus sKipetare X 3 Muaj bejne gati 10 Milion ne nje sezon veror X 0,5 kg M.U.T ne dite do te thote 5 Milion kg qe e shumzuar me 100 dite ose 3 muaj b araz me:500Milion kg M.U.T (500.000.000 kg)
ose akoma me shqip do duheshin 500 Anije bot per ta eksportuar ne brigjet e Mesdheut per ta ‘integruar’ ne Europe!
Pse ‘investimet’ behen ne gjirizin e Lalesit nga qeverrite kujslinge ku jeton pasrajsen kreret e xhihadit MAFJA dhe tere ‘PATOZET’ e NISHANET rreth kalifit SALI dhe Mulla Omar Like Flori e nuk behen 30 vjet ne tere bregdetin shqiptar ku SHQIPTARET jetojne ne mjerim EPIDEMI!?
Ku behen ‘HajdarMatat dhe HajdarMUT-at e SPAK e prokuirori!?
‘Jeta eshte llogari Olimbi!’
————
Familja bastarde -‘NISHANI’ dhe familja e ‘koke palarit’ ‘SHQIPTARI’:
1.-Familja e ‘Koke palarit’-Shqiptarit (4 persona) qe jeton karantinen ne Epidemi
-Te ardhurat mujore ne epidemi permes borxhit te marre jane 400 EURO!
2.-Te ardhurat e familjes bastarde-Krriminale-‘NISHANI’ qe jeton Parajsen tokesore ne ‘Kalifatin e Bathores’ ish Shqiperi:
-Te ardhurat mujore nga rroga minimumi—-1000 Euro!
-Te ardhurat e NishanLeshes qe punon ne banken e e FullHanerise ku 30 vjet vidhen tere parate e sKiptareve djhe ish Shqiperise te pakten si ‘drejtuese’1000 Euro!
– Njeri nga Femijet bastarde te Nishanit po nuk eshte ‘biznesMon’ qe ka pushuar punetaret ne mareveshje me RaM.. do jete pun drejtues dogane ose ne ndonje ministri qe nuk as zyren me rroge minimale 1000 Euro!
-Femija tjeter e Nishanit ose NishanLeshes po e ka me burre tjeter do jete ose drejtuese dogane,ose ne sistemin bankar te Fullhanerise,ose ne ate akademik te Dhori KOLOVE ose ne prokurorine e hajdareve e qeesheve ose keshilltare e Like florise,pse jo dhe ne komisionin e ‘Helsinkit per te drejtat e kafsheve ose ‘koke palareve’me rroge minimalja e minimumit do jete pa trasferta benzine makine eQIme..1000’ Euro!
-Sekretarja e NISHANIT qe i vret mizat kur fle ne zyren qe me kushtetuten e Imamit ja ka vene ne dispozicion zogolljani RaM.. tek ish ‘Zeri i Popullit’ tani ‘Koke palare’ te pakten do marri nja 1000 Euro!
-Bodegardi i Nishanit per ta ruajtur (nga Kush!?) mer pa tjeter dhe ai nja 1000 Euro!
-Asistentja e Nishanit ber ti shpene uturakun dhe per te bere shurren me siguri 1000 Euro!
-Shoferi i Nishanit me siguri per te argetuar edhe NishanLLeshen 1000 Euro!
-Sherbetorja badantja ne shtepine e Nishanit pa diskutim 1000 Euro…..
– QI-raja e zyres plus shpenzimet e tjera per avdes,kur i kendon Imami qe jane gratis nga RaM..Kopshtari,berberi ai qe e qeth e rruan te pakten 6000-10.000 eURO
——————
SHUMA :10.000-15.000 Euro!
Te deklaruara ‘ligjerisht’ e me ‘ligj’ permes kushtetutes se kalifatit vetem rroga mujore !
Pa llogaritur fare po ‘Fare fare’ MILIONAT apo MILIARDAT e pasurive te tundeshme dhe pa tundeshme brenda dhe jashte apo vlerat monetare te depozituara neper tere bankat e Botes ne emera ‘anonime’ ne menyre te ‘ligjeshme’ dhe ‘pa ligjeshme’ per femijet niperit mbesat deri ne brezin e trete!
Pra vetem shpenzimet ‘korente’ MUJORE :
1.-BUKA.. e nje familje SHQIPTARI me 4 persona vleresohet me 400 Euro ne muaj!
2.-MUTI-i familjes NISHANI llogaritet te pakten 15 Mije Euro ose 30-40 here me shume!
Sa Krriminele -NISHANE me imunitet mban ne kurriz ky popull pa BUKE per 30 vjet ish kryekare shteti pa shtet,ish kryeministra kujslinge,ish ministra deputete e deputana ish gjyqtare Gjin Gjona e prokurore Hajdara ,perfshi Imame e Gomare prifterinj muxhahedine xhihadiste e hajvane!
Kush FMN-BB-..financon kete vend pa shtet per ta futur kete popull pa BUKE 13 miliard BORXH nderkohe qwe i eshte vjedhur tere pasurija kombetare shkaterruar infrastruktura dhe ARRATISUR tere kapitalet strategjike!??
Konkluzioni i te ngrenit MUT!
———
Nje mender ‘ambasadore’ pas 30 vjetesh tragjedi ne nje vend pa shtet e pa Pune,pa Prone,pa POPULL arrin e thote :
”Mbledhja e sotme e keshillit te sigurise,mbreselenese per te pare presidentin Meta,kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD,e udheheqes te tjere per te mbrojtur popullin shqiptar….udheheqje e vertete”!?
P.S”Perendi! Ku je?”-Thosh Migjeni
”Perendi! Te befsha Mutin” -Thone ‘Lulat e vocerr’ te Migjenit qe 30 vjet jetojne mjerimin migjenian nder keto ane e theren e behen KURBANE per pjese kembimi per te HUAJT per kalif SALINE per Like Florine per NISHANE!?
”Egersire si ariu
me fytyre si Saliu
me dergoi perendija
qe te vuaje njerezija
Bera po ònuk kam bere
prisha Boten te tere
Mysliman e te krishtere
kam derguar n’ate jete
me teper se òvdiqen vete
Nat e dite gjak kerkoj
Pa pire gjak s’mund te rroj!
Mafja ka pushtuar òdo qelize ne kete vend shume me keq se koronavirus….Mafja ne pushtet me gjirin e lalsit kryeqytet ka ne dore jo vetem Ramen po dhe tere sistemin e drejtesise prokurorise spak e me the e te thashe se me floririn e Shqiperise ne duar te Salise,Medise,Like Florise ve permes lobizmit te Biberajve Beogradasve Serbise e Rusise edhe ambasadoret e Ameriqise emerohen me miratim te salise dhe adrian fullhanerise nga Rajson prej serbije e tere mongolezi Arvizu,kinezi LU e deri tek vjetnameze koreaneja KIM-Me veze te prishura ardhur nga Podesta qe mbahet me miliarda e para nga salija medija like florija permes lobizmit rus e luli hollandez qe kercenon edhe ameriken dhe tramp dhe bush permes muzhikut rus…..
Ç’far u be me ate prokurorin mafjoz te Durresit qe ju be atentat kur udhetonte me makine bashke me dosjet teper sekret te krimit dhe krriminele dhe ne spital i shkonin per ngushellim kreret e mafjes ne prokurorise se hajdarve ???