Është folur shumë se vaksina e tuberkulozit mund të ndikojë në mbrojtjen ndaj koronavirusit.
Madje, kjo është mbështetur edhe nga ekspertë të ndryshëm. Për herë të parë, për këtë ka folur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se deri tani nuk ka asnjë provë që vaksina e tuberkulozit të mbrojë nga Covid-19.
Kjo është e shkruar në një dokument të OBSH-së, ku theksohet se aktualisht janë duke u kryer dy studime lidhur me këtë dhe kur rezultatet të jenë gati, OBSH-ja thotë se do t’i bëjë publike.
“Në mungesë të provave shkencore, kjo vaksinë nuk rekomandohet për të parandaluar Covid-19”, thotë OBSH-ja.
Vaksina e tuberkulozit është aplikuar në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të botës, ku pjesa më e madhe kanë shifra relativisht të ulëta në lidhje me koronavirusin, ndërsa nuk aplikohet nga shtetet kryesore evropiane, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqiptarja Detina Zalli, kërkuese shkencore në Oksford foli në Dita Jonë për pandeminë e koronavirusit.
Brenda një periudhë nga 6 deri në 12 muaj, kërkuesja shkencore thekson se mund të infektohen deri në 80% e popullsisë me koronavirus.
Detina Zalli ka edhe një lajm të mirë për shqiptarët. Edhe pse ende e paprovuar, vaksina e tuberkulozit ul rrezikshmërinë nga Covid-19.
“Ende nuk është e bazuar në faktet shkencore, nuk ka prova konkrete. Por dua të theksoj se disa grupe shkencore kanë theksuar se kjo vaksinë e ul rrezikun edhe nga Covid-19, për më tepër njerëzit e moshuar kanë më pak rrezikshmëri. Ne nuk mund të themi me bindje që ka ndikim. Në Australi po testohen 4 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor me vaksinë e tuberkulozit. Rezultatet mbeten për t’u parë”.
Sa i përket vendeve me rrezikshmëri të lartë për përhapje të koronavirusit, Zalli veçoi palestrën.
“Palestrat janë identifikuar si vende me rrezikshmëri të lartë, pasi për shkak të djersës dhe lagështisë përhapet më lehtë virusi”.
Për situatën aktuale në Shqipëri, kërkuesja shkencore vlerësoi masat e marra dhe tha se situata është nën kontroll, në ndryshim nga shtete si Italia apo Britania.
j.l./ dita

Ja dhe nje gomarllek i radhes. Po e marrim te mireqene kete hipoteze. Po nese pacienti eshte i prekur nga tuberkulozi, per shkak te mos vaksinimit, a do kishin fuqi mushkerite e tij që të luftonin edhe covid-19 ???
andi
nuk e di se si të funksionon llojgika!!
e fillon shumë mirë,pra megjithëse studiuesja thotë disa herë se “nuk ka asnjë provë shkencore”ajo prapë ka qefin të mendojë se vaksina ndaj TBC mund të ndihmojë!!
kurse ti e mbyll fjalinë tënde me një pyetje jo llogjike,të paktën lidhur me shkrimin!!
pra nëse je i sëmurë nga TBC,se nuk ke bërë vaksinën,a do të kishin mushkritë fuqi për të luftuar koronën?!nuk e di a do të kishin fuqi,por sigurisht do të ishin më të dobta se ato të një njeriu të shëndoshë!pra që nuk është i sëmurë nga mushkritë!!
andi si të punon llogjika??
Andi, nese ti e merr te mirqene kete hipoteze, i bie qe njeriu e ka bere vaksinen anti-TBC, ne kete rast ai nuk ka si te jete i prekur nga TBC-ja. M.gj.th. ti vazhdon duke marre edhe variantin e mos-vaksinimit dhe prekjes nga TBC-ja. Ky rast hipotetik (sepse tuberkulozi eshte zhdukur thuajse 100% nga bota) nuk ka te beje me hipotezen e OBSh-s, te cilen ti e kritikon! Pra ti kritikon ne kete rast vetevten, sepse ke sjelle si “argument” nje rast qe nuk ka te bej me vaksinimin kundra TBC-s! Cfar llogjike eshte kjo?! (Komentova, meqe komenti i anticensures nuk i kish rene dhe aq ne ‘te gabimit te Andit.)
Jemi kurioz te dime ne fund te studimit nese vaksina ka nje perqindje mbrojtese edhe ndaj civid-19.
NJE GJE ESHTE E VERTETE:
Turbekulozi eshte BAKTERE qe luftohet me peniciline, ndersa krononavirusi komunist kinez eshte VIRUS qe nuk do t’ja dije nga asnje rrethim enverist me antibiotike kapitalist.
Shkenca dhe mjekesia kane fluturuar nga dritarje, me propaganden e pseudopandemise Covid-19. Me sa duket OBSH dhe keta “ekspertet” ngaterrojne bakteriet me Viruset. Jane kthyer te gjithe ne komisare te propagandes, duke dezinformuar mbi c’do gje ne injorancen e tyre. Normale, kur ne historine e njerezimit nje Komisar ka pasur dy gram tru ne koke. Thjesht nje tufe injorantesh qe gjeja me mire qe dine te bejne, eshte propaganda dhe genjeshtra.
Bakteriet jane qeliza komplekse, te cilat shkaktojne infeksione te ndryshme. Si psh Stafilokoku, Streptokoku ose bakteria e Turbekulozit. Kurse Viruset jane organizma elementare qe perbehen nga shtresa proteine brenda se cilave gjendet thjesht nje kod gjenetik DNA ose RNA. Viruset nuk jane organizma, por kode gjenetike parazitare qe shumohen vetem neqoftese hyjne brenda nje qelize dhe shfrytezojne resorset e qelizes per replikimin e DNA-se virale. Ka nje diference te madhe kjo, po kujt ti flasesh, komisareve?
gento
je apo nuk je fred cako??
apo je thjesht një ndjekës i fredit??