Edhe shkencëtarët spanjollë konfirmojnë: Virulenca e Covid-19 do të bjerë me rritjen e temperaturave

J L

Prej një jave situata e epidemisë së koronavirusit në Spanjë ka nisur të përmirësohet.

Numri i të sëmurëve në urgjenca ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe ata që vijnë në spital nuk vijnë në gjëndje të rëndë.

Por për mjekun shqiptar në Spanjë, i specializuar në neurokirugji dhe radiokirurgji, Kita Sallabanda fakti që është rritur numri i të infektuarve në një ditë nuk është e favorshme

“Në Spanjë ka pasur një rritje me 5 mijë të infektuarve, ndërsa numri i atyre që ka ndërruar jetën ka një rënie të lehtë 523 në krahasim me dje që kanë qenë mbi 560.  Nuk arrijmë të kuptojmë pse kemi pasur këtë rritje. Ministria e Shëndetësisë justifikohet se shkak është numri më i madh i testeve që kemi bërë, gjithsesi këto shifra nuk janë të favorshme. Nuk e dimë përse kemi pasur këtë rritje në një ditë,” tha Sallabanda per emisionin “Ditë e Re’ ne TV Ora.

Deri tani janë  25 mijë punonjës të personelit shëndetësor të infektuar.

Mjeku shqiptar thotë se situata në Spanjë edhe sa i takon furnizimit të mjekëve me pajisje sigurie është shumë e mirë

“Situata ka një javë që ka nisur të përmirësohet nuk kemi mungesë të mjeteve mbrojtëse. Unë kreva një operacion dhe isha tepër I sigurtë me masat që janë marrë.”

Mjeku jep dhe një lajm të mirë.

“Instituti Spanjoll i Meteorologjisë dhe Instituti Spanjoll i Epidemiologjisë ka bërë një studim shkencor shumë interesant që tregon se shpërndarja e koronavirusit dhe virulenca varet dhe nga temperatura e ambientit. Unë këtë tezë e kam mbrojtur që në fillim bashkë me kolegët e mi dhe kemi thënë që virulenca e virusit do të bjerë bashkë me temperaturën. Tani është e konfirmuar shkencërisht. Me rritjen e temperaturës, në ato vende ku temperature 20- 21 gradë, virulence është më e vogël. Në Murtja, një rajon në jug të Spanjës, kemi pasur 100- 105 të vdekur, në Madrid kemi pasur 6 mijë të vdekur e në Barcelonë 3800 të vdekur. Edhe në Andaluzi numri i të sëmurëve dhe të vdekurve është 10 herë më i vogël se në Barecelonë”, nënvizon mjeku i njohur.

Por kjo nuk do të thotë që duhet të lehtësohen masat kufizuese.

“Dua të paralajmëroj që kjo nuk është justifikim për të liruar masat kufizuese. Kur të vijë koha do i lirojmë. Duhet të vazhdojmë të marrim masat dhe higjienën. Kur të rriten temperaturat atëherë do të mendojmë. Nga mesi i majit parashikojmë një rritje të temperaturave në mënyrë të ndjeshme dhe atëherë mendojmë që do të ketë një rënie të ndjeshme të virulencës dhe të sëmurëve”, tha Sallabanda në TV Ora.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Mire eshte qe mos ngutemi me keshilla, qe mund te na marrin me qafe. Nese do ishte ceshtje temperaturash pse ne Spanje, Australi, Iranin e nxehte etj, kemi kaq shume te prekur me corona dhe ku nje numer i madh jerezieh kane humbur jeten?!

  • E vleresojme studimin shkencor i cili edhe nje here tjeter mbeshtet ate qe te gjithe e dine qe virusi i gripit shfaqer ne temperatura te ftohta (dimer) i shoqeruar me sekrecione nga hunde dhe kolle dhe me rritjen e temperaturave(pranvere) mbas nje dimri te ashper leukocitet hidhen ne nje ofensive frontale duke i shpartalluar plotesisht trupat armike.Mbas kesaj beteje u bene ndryshime ne sistemin e mbrojtjes duke krijuar trupat speciale antikorps(te trajnuar ne judo,karate).Vlen per tu permendur se perdorimi i nje arme te re (Sapuni) rezultoi te ishte shkatrimtare per trupat armike

  • Faleminderit ,dhe zoti te jete me ne per ritjen e temperatures qe mund te influesoje pozitivisht ndaj korona virusit ,o kusheriri i im dr Sallabanda .
    Te uroj gjithe te mirat .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *