“Çfarë i duhet Shqipërisë për një turizëm cilësor”

redaktor

 

Nga Blerina Ago

Përshëndetje udhëtarë të botës dhe adhurues të turizmit! Unë jam Blerina Ago dhe e ftuara jonë sot për videoseritë “Blerina Udhëton në Karantinë” është Alison Pike, një eksperte turizmi nga Britania e Madhe dhe nënkryetare e “Southern Visions Travel”.

Blerina Ago: Mirëserdhët Ali dhe faleminderit për kohën tuaj. Si jeni?

Alison Pike: Përshëndetje Blerina dhe përshëndetje të gjithë dëgjuesve. Jemi mirë, këtu në Italinë e Jugut. Nuk është një vend i keq për të qenë në karantinë. Më duhet të them se ushqimi ishte i mrekullueshëm, moti është i mirë por sigurisht është një kohë shumë shumë sfiduese kështu që jemi mirënjohës për çdo gjë që qeveria jonë po bën për ne. Kemi marrë shumë ndihmë nga komuniteti dhe operatorë të tjerë në këtë kohë kështu që është shkëlqyeshëm të kontaktosh me të gjithë ju.

Blerina Ago: Ju jeni një grua angleze që jeton në Pulia. Si ndodhi kjo?

Alison Pike: Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje por jo, nuk jam martuar me një italian, gjë të cilën shumë njerëz hamendësojnë. Bashkëshorti im dhe unë jetonim në Britaninë e Madhe dhe në vitet 2000, nuk ishim shumë të kënaqur me jetën në Angli dhe donim të kishim një jetë ndryshe, kështu erdhëm në Pulia si një aventurë. Nuk kishim ndonjë punë apo kontakt por thjesht diçka e zonës “na foli” dhe është vërtet një vend magjik. Erdhëm në 2007-n dhe…nuk u larguam kurrë. U dashuruam me zonën, njerëzit, stilin e jetesës dhe unë isha me fat që njoha parterin tim të biznesit në “Southern Visions”, Antonello, në 2011. Filluam të punojmë së bashku dhe të kemi këtë kompani të mrekullueshme që vërtet jep më të mirën e Pulias me udhëtimet e aventurave.

Blerina Ago: Cili është vendi më i bukur për t’u vizituar në Itali?

Alison Pike: E di, dua të them, e di që Blerina i parashtron këto pyetje por nuk ka një përgjigje të duhur për këtë, sepse ka kaq shumë bukuri, dua të them ka shumë video që po shkojnë mirë në këto momente të cilat nxjerrin në pah më të mirën e Italisë dhe janë të gjitha 20 minuta të gjata, sepse fillojnë nga Venecia, shkojnë poshtë në Siçili… Ka bukuri natyrore, bukuri arkitekturore, muze, ndërtesa të mrekullueshme, pallate, liqene, male…Dua të them, thjesht nuk mundem të filloj të mendoj për një gjë që dallon, përkundrazi, është i gjithë një vend i mrekullueshëm.

Blerina Ago: Si një eksperte turizmi, mund të na jepni ne, njerzëve që merremi me turizmin, disa këshilla se si ta rinisim turizmin, pra si të kompensohemi nga dëmet e muajve të fundit të shkaktuara nga Koronavirusi?

Alison Pike: Epo, mendoj se së pari turizmi aventurë është pjesa më e mirë e industrisë së udhëtimit, dua të them që përfshin produktin më të mirë dhe, sipas mendimit tim, njerëzit më të mirë, është vërtet një pjesë e industrisë plot me pasion, pasi njerëzit duan vërtet të shpërndajnë diçka të mrekullueshme mbi zonën ku janë dhe mendoj se turizmi aventurë ka avantazh mbi pjesët e tjera te industrisë së turizmit. Për shembull, industria e udhëtimit me anije të mëdha do të jetë një nga sektorët më të goditur. Pavarësisht vështirësisë, mendoj se turizmi aventurë ka 2 avantazhe kryesore për rinisjen në këto momente dhe ato janë: qartësisht, ju ofroni një eksperiencë në natyrë dhe mendoj se njerëzit do të duan të jenë në natyrë pas kësaj eksperience me Koronavirusin, pasi kanë patur shqetësime për vendet e mbushura me njerëz të tjerë. Ideja e të qenit në natyrë është një kërkesë mjaft e qartë për udhëtimet. Dhe gjëja e dytë është: shumica e turistëve të aventurës në karakter janë më shumë…aventurierë dhe prandaj mendoj se ata do të duan që akoma të riudhëtojnë kur kjo të mbarojë dhe që do të udhëtojnë më shumë sesa, e dini, tregu masiv i sektorit të turizmit.

Blerina Ago: Cili është vendi i parë që do të vizitoni pas karantinës?

Alison Pike: Deti, njëqind për qind. Mund ta shohim pak detin që nga tarraca ime, është rreth 5 milje, rreth 7 km në bregdet, por normalisht ne ecim 3- 4 herë në javë atje, kështu që, të mos jesh afër me detin, është diçka që më ka munguar jashtëzakonisht dhe ai do të jete padyshim vendi i parë.

Blerina Ago: Keni qënë në Shqipëri, prej fundit të këtij Shkurti deri në ditët e para të Marsit. Si ju duk vendi ynë? Sa gjatë qëndruat? Cilat vende vizituat? Cili ishte i preferuari juaj?

Alison Pike: Epo, fillimisht ishim vërtet tepër të impresionuar me atë që Shqipëria kishte për të na ofruar dhe mendoj se flas për gjithë skuadrën tonë. Blerina dhe skuadra e saj i organizuan gjërat tona për udhëtim kështu që shkuam atje të organizuar mirë. Dua t’i falenderoj të gjithë për punën e palodhur që bënë për 2019-n, pasi na dhanë mundësinë që të qëndrojmë bashkë dhe… natyra, mjedisi natyror që përjetuam me skuadrën e Blerinës ishte më shumë nga ç’prisnim. Te dyja, liqenet, eksperienca me kanow, ligatinat, vëzhgimi i zogjve dhe gjithashtu ngjitja në male…Nuk prisja të gjeja kaq bukuri “dramatike” dhe ishte mjaft e arritshme. Dua të them, nuk na u desh të udhëtonim shumë larg që të arrinim në disa nga këto vende; ishte vërtet shumë e bukur. Cila ishte e preferuara ime? Ujvara, mendoj, kur u ngjitëm në mal dhe më pas bëmë një piknik poshtë te ujëvara. Ishte vërtet e këndshme. Gjithashtu moti ishte i përkryer, kështu që faleminderit Blerina që e organizove shkëlqimin e diellit edhe në shkurt.

Blerina Ago: Po, ne në Shqipëri jemi vërtet me fat që kemi mbi 300 ditë me diell gjatë vitit. Por faleminderit gjithashtu, që ishit një skuadër e mrekullueshme dhe që respektuat kulturën dhe traditat tona, por gjithashtu që na dhatë disa këshilla se si të përmirësohemi, si të përmirësohemi, si të jemi më të mirë dhe të kemi standarte ndërkombëtare për udhëtarët nga e gjithë bota që do të vizitojnë Shqipërinë.

Blerina Ago: Shumë të rinj e sipërmarrës po kërkojnë mundësi për të investuar në Shqipëri. A do t’u sugjeronit të investonin në turizëm? Nëse po, si? Në çfarë drejtimi duhet ta zhvillojmë industrinë e turizmit?

Alison Pike: Duke u nisur nga eksperienca që kam patur këtu në Pulia, formula e fitores për llojin e udhëtimeve tonë, ka qënë kombinimi i hoteleve luksoze dhe eksperiencave mahnitëse autentike. Mendoj se është një mundësi e pabesueshme në Shqipërinë që të përmirësohet sektori i akomodimit. Nëse do të kisha 1 ose 2 milionë për të shpenzuar, mendoj se ndërtimi në standarte botërore ose diçka të pazakontë, do të ishte një mundësi e shkëlqyer, pasi nuk ka shumë konkurrencë për momentin dhe do të tërhiqte një lloj klientele që ndoshta nuk udhëton në Shqipëri për momentin sepse duan diçka vërtet mahnitëse për sa i përket akomodimit në hotel. Dhe nëse do ta dinë që ka një hotel me pesë yje, pra me cilësi vërtet “me pesë yje”, ata mund të ndihen më të sigurtë në lidhje me udhëtimin në këtë zonë dhe provimin e eksperiencave, kështu, ajo çfarë dua të them është se nëse një ditë atyre nuk u pëlqen eksperienca e ngjitjes në mal sepse ka qënë shumë e gjatë ose sepse nuk ishin aq në formë për ta përballuar, prapë do të vijnë në hotelin e bukur në mbrëmje dhe do të dalin përsëri ditën tjetër për të bërë diçka të mrekullueshme sërish. Por nëse nuk e kanë këtë siguri në mendje, që nuk kanë një vend të mirë për të qëndruar, nuk do të jenë mjaftueshëm të guximshëm të provojnë eksperiencat që ju ofroni si Active Albania.

Blerina Ago: A do t’ia rekomandonit udhëtarëve të tjerë të vizitonin Shqipërinë? Nëse po, pse?

Alison Pike: Epo, mendoj se është gjithmonë bukur të eksplorosh kultura të reja dhe ka qënë gjithmonë një ëndërr për mua që ta njoh Shqipërinë më mirë, por tjetra, duke iu referuar një pyetjeje të mëparshme, “pse duhet të kemi shpresë në këtë kohë” dhe “pse njerëzit duhet të investojnë”, njerëzit do të kërkojnë për më shumë kuptim në udhëtimin e tyre, do të dëshirojnë më shumë kontakt me banorët vendas. Do të duan që udhëtimi i tyre të ketë më shumë domethënie, kështu që mendoj se do të ketë një rritje të numrit të njerëzve që duan të shohin vende autentike dhe Shqipëria është shumë e pashkelur, e paprekur, ende ka shumë për të zbuluar dhe mendoj se njerëzit nuk i pëlqejnë vendet e populluara me turistë ngado teksa bëjnë foto instagrami çdo 2 minuta. Kjo është eksperienca në Shqipëri, pasi është ende shumë autentike.

Blerina Ago: Faleminderit Ali për kohën tuaj. Mezi presim të takohemi sërish në Shqipëri ose në Itali, Pulia.

Alison Pike: Faleminderit Blerina, mezi presim t’ju kemi këtu. Do të shihemi sërish së shpejti!

Blerina Ago: Përqafime të gjithëve! Mirupafshim!

Alison Pike: Mirupafshim!

 

****

-Intervistat me të ftuar specialë mund t’i ndiqni:

-Ku: Facebook & Youtube (Blerina Ago dhe Active Albania)

-Kur: E mërkurë & e premte, ora 21:00 CET

-Sjell botën tek ju dhe marr me vete Shqipërinë nëpër botë.

 

*“Blerina Udhëton në Karantinë” u realizua falë Active Albania (www.activealbania.com) me mbështetjen e SWISS EP Albaniadhe Women Founders Network Albania.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *