Thaçi i dërgon letrën e katërt Kurtit: Mos humbisni kohë, dërgoni emrin e kryeministrit!

redaktor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një letër tjetër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe pse më herët ai i kishte kthyer përgjigje presidentit në cilësinë e kryeministrit në detyrë.

Në këtë letër të re, presidenti Thaçi i ka bërë të ditur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje se mosrefuzimi nga ana e tij nënkupton që ta dërgojë emrin e kandidatit/es për kryeministër, të cilën nuk e ka bërë ende, përkundër faktit që presidenti ia ka dërguar tri kërkesa për këtë qëllim.

Në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, presidenti Thaçi edhe një herë i ka kërkuar Kurtit që ta dërgojnë emrin e kandidatit/es për Kryeministër pa humbur kohë.

“Përkundër kërkesave të dërguara më 2 prill 2020 (Ref. 354), më 10 prill 2020 (Ref. 354/1) dhe më 15 prill 2020 (Ref. 370/1), edhe në shkresën tuaj të dërguar më 17 prill 2020 (Ref. 122/2020), ju nuk keni propozuar kandidatin/en për Kryeministër, por keni theksuar se nuk jeni duke refuzuar për të propozuar kandidatin për kryeministër.

Më lejoni t’ua theksoj se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për Kryeministër. Por ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, – ka shkruar në letrën e tij presidenti Thaçi.

 

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *