Tiranë, çifti martohet me maska e me doreza, me lejen e policisë

Leda Hysa

Nusja doli me fustanin e bardhë nga shtëpia, dhe dhëndri e priti për ta marrë në shtëpi, në kohë rekord, me lejen e siguruar më parë nga policia.

Erioni dhe Anxhela kanë rrëfyer si u zhvillua dasma e tyre në një ditë shtetrrethimi, të dielën e 12 prillit, ku në rrugë nuk kishte të drejtë të lëvizë askush veç policisë, personelit mjekësor e ushtrisë me autoblinda.

Nusja u mor në kohë rekord vetëm në 60 minuta për shkak se aq kohë zgjaste leja, duke respektuar jo vetëm distancën, por edhe të pajisur si nusja, ashtu edhe dhëndri, me maska, doreza dhe dezinfektantë.

“Po, dita e dasmës sonë u zhvillua të dielën siç e kërkon tradita. Proceduam sipas rregullave që kishte bërë të ditura policia. Morëm leje tek Policia Rrugore për fashën orare 11.00-12.00 për lëvizjen e dy makinave me nga dy persona secila. Na u desh të planifikonim mirë çdo detaj sepse kishim në dispozicion vetëm 60 minuta kohë. Që kjo të bëhej e mundur brenda afatit tonë, aplikuam një javë më parë për leje, e cila na u aprovua. Gjatë kësaj kohe të limituar, dhëndri shkoi me makinë dhe e mori nusen me fustan të bardhë sipas traditës”, ka treguar çifti.

Pengu më i madh i tyre ishte pjesëmarrja e madhe e të ftuarve që kishin planifikuar.

Gjatë rrugës nuk patën problem, madje një postobllok i respektoi me nderim ushtarak sipas dhëndrit.

“Traditat që u respektuan ishte pritja e nuses me oriz dhe me karamele, këputja e kulaçit dhe tek dera e shtëpisë rituali i lyerjes së derës me mjaltë. Shaminë e beqarit nuk e dogja. Mbajtjen e dorezave dhe maskave e morëm me shumë sportivitet dhe kjo do jetë një kujtim i bukur për më vonë, kur t’u rikthehemi kujtimeve të kësaj dite”.

Ndërkohë për muajin e mjaltit ende nuk kanë planifikuar diçka, pasi nusja është në pritje të ëmbël – shkruan politiko.al.

 

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ju lumte! Tashme edhe betimi i marteses eshte: -Do ti qendrosh besnik si ne kohe te korones shtetrrethimit? -Po! Ndersa ne vend te unazes dhurohet dezifenktant. Puthja dergohet me celular (wiber). Ne fund urohen: e po qofshi gjihmone te bashkuar ne dy dhoma te ndara! Dhe sejcili prej te martuarve shkon ne dhomen e vet! Deri kur te largohet korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *