Mbi 2.3 milionë të infektuar nga Covid-19 në të gjithë globin, 590 mijë të shëruar

J L

Bota feston Pashkët ortodokse, por koronavirusi po përparon.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në mbi 2.3 milionë.

Ndërkohë që kanë humbur jetën nga virusi 158 885 persona.

Saktësisht, në të gjithë globin, janë infektuar me virus 2 3120 58 njerëz.

Të shëruarit nga koronavirusi deri në këto momente janë 590 367 vetë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të kryesojë listën e personave të infektuar me koronavirus me 726 856 persona.

Ndërkohë në SHBA masat e ashpra kanë sjellë reagimin e qytetarëve.

Pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve me virus vjen Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kina etj.

Mendohet se nga fundi i vitit mund të dilet disi nga kjo gjëndje pandemie.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *