Parlamenti miraton vendimin e ri për trajtimin financiar të deputetëve. Sipas vendimit të ri, paga e një deputeti do të jetë fikse dhe e palidhur me pjesëmarrjen e tij në komisionet parlamentare. Në pikën e parë të këtij akti thuhet se “paga ditore e deputetit llogaritet mbi pagën bazë, pa përfshirë shpërblimet dhe mbulimin e shpenzimeve.
Për çdo mungesë pa shkaqe të përligjura në seancat plenare të Kuvendit deputetit i ndalohet paga ditore. Mungesa pa shkaqe të përligjura për efekt page quhet çdo mungesë, përjashtuar rastet kur me miratimin e kryetarit të Kuvendit, deputeti merr pjesë në veprimtari parlamentare brenda ose jashtë vendit”, citon sot “Panorama”.
Sipas këtij vendimi, paga mesatare e një deputeti është 150 mijë lekë (dita e punës është 6800 lekë, duke llogaritur 22 ditë pune në muaj), atij për çdo mungesë në seancë plenare do t’i mbahen pikërisht 6800 lekë.
Ligji i vjetër
Me vendimin e vjetër pjesëmarrja në seancat parlamentare përbënte 40% të rrogës (ose 60 mijë lekë). Nëse një deputet do mungonte në një nga katër seancat, atij i mbaheshin 15 mijë lekë.
Pagesa për pjesëmarrjen në komisione
Sipas vendimit të ri, deputetët mund të jenë në dy komisione, por nuk do të paguhen për më shumë se 12 mbledhje në muaj. Në këtë mënyrë ata do të marrin 24 mijë lekë shtesë mbi pagën bazë.

Mos u mundoni te na hidhni hi syve duke u bere humane me keto vendime te turpshme sepse ne te vertete juve nuk keni nevoje per ato leke. Nuk keni nevoje sepse te gjithe jeni bere milionere me gjakun e ketij populli.Deputete te korruptuar vazhdoni te vidhni dhe grabisni si te doni dhe sa te doni , sepse tashme juve e dini shume mire qe keni lindur me kemishe perderisa keni perpara nje popull frikacak.Shqipetare vazhdoni te flini dhe hani fasule , mundesisht mblidhni dhe kanaçe per pastrimin e teritorit , po sju mjaftuan leket e kanaçeve per te bere pazarin , atehere shenoni emrin ne liste si e keni zakon.Per tu veshur dhe bere parade mode ne mes te baltes keni gabin , ndersa per te kaluar diten vazhdoni te qendroni nga pese ore ne lokale me nje kafe dhe uje çesme, sepse peshku dhe mishi jane per deputetet tuaj te nderuar, te cilet nuk i ze gjumi per te ardhmen tuaj.
turp
Jeni per te qare hallin o plehrat e e kombit!
Une do te propozoja qe paga e nje deputeti te mos ishte me e madhe se 4 here pagen minimale te nje punetori. Raporti i pagave te tjera te punonjesve te administrates shteterore te ishte i pranueshem bazuar me pagen e nje deputeti.
Bravo, Era! Te lumte se kjo koke kete feste do.
Shume te verteta ato qe shkruan Era… Sa keq per ne dhe sa turp per te gjithe ne perfshire edhe ata. Por mos harroni, harami eshte haram dhe Zoti i madh e di se ku do ua nxjerre nje dite. Thone qe atje ku dhemb me shume… Le te rrojme e ti shohim.
Jam shume dakort me ndryshimin e pages se zoterinjve deputet .Ishte tamam ashtu sic e kisha komentuar ne nje artikull ke gazetes Shqiptarja.com ne kohen kur zoterinjte eopozites kishin nej jave te shafaqeshin ne parlamentin shqiptare .Kjo do ti detyroje ata duan apo zduan te paraqiten ne te edhe te mbajne vesh mire ato qe thuhen aty e jo te shkojne ne bisneset e tyre private edhe te hane nga te gjitha anet ashtu sic imesoi metoda berishiane .