WhatsApp bën ndryshimin e shumëpritur

Leda Hysa

WhatsApp do t’ju lejojë për herë të parë që të bëni telefonata në grup me deri 8 persona njëkohësisht. Kjo do të thotë se nuk është më kufizimi prej 4 personash, ndërsa aplikacioni ka pasur konkurrencë së fundmi nga rivalët.

Aplikacionet si Zoom apo FaceTime kanë pasur rritje të përdoruesve së fundmi. Dhe WhatsApp ishte i vetmi që kishte numrin më të vogël të personave që mund të bënin telefonata me video.

Për shembull, FaceTime i Apple ju lejon të bëni një telefonatë me 32 persona, ndërsa Zoom ju lejon që të bëni një konferencë me qindra njerëz në të njëjtën kohë.

Ndryshimi ende nuk është i disponueshëm dhe ende nuk ka një afat se kur do të jetë.

l.h/ dita
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *