Kina është vendi, ku u shfaq për herë të parë pandemia e Covid-19.
Ajo arriti që ta mposhtë atë dhe prej gjashtë ditësh me radhë, Kina vazhdon të mbajë shifrat e njëjta të vdekjeve si pasojë e koronavirusit.
BBC shkruan se Kina ka raportuar për 10 raste të reja të të infektuarve të martën, për dallim nga 30 në ditën paraprake.
Numri i rasteve të importuara, udhëtarë që kthehen nga vendet tjera ka rënë në gjashtë, ndryshe nga 23, qe ishin një ditë më parë.
Kina regjistron numrin e pacientëve pa simptoma në një tjetër listë, ndonëse numri edhe aty ka rënë në 27 nga 42 një ditë më parë.
Të dhënat e Kinës rreth këtij virusi konsiderohen të vështira për t’u verifikuar prandaj janë ngritur supozime se Pekini është duke tentuar të mbajë numërin e ulët ashtu që të tregojë se e ka virusin nën kontroll.
Për koronavirusin e ri është raportuar filimisht në Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.
Si pasojë e këtij virusi deri më tani në gjithë botën janë infektuar mbi 2.6 milionë persona derisa mbi 180,000 kanë vdekur.
j.l./ dita

Ka ndermend ta shperndaje prape.