Spanja shënon 440 viktima në 24 orë, mbi 22 mijë të vdekur në total nga Covid-19

J L
A patient, center, is transferred to a medicalised hotel during the COVID-19 outbreak in Madrid, Spain, Tuesday, March 24, 2020. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause a more serious illness. (AP Photo/Bernat Armangue)

Spanja ka regjistruar në 24 orët e fundit 440 vdekje nga koronavirusi, duke shënuar vetëm 5 viktima më shumë krahasuar me atë të një dite më parë.

Prej disa ditësh shteti iberik ndodhet në “sheshpushimin” e kurbës së virusit që po gjunjëzon botën, pasi diferenca e viktimave ditore por edhe e rasteve është e ulët.

Numri total i viktimave ka shkuar në 22.157, ndërsa numri i të infektuarve mbi 213 mijë.

Ndërkohë rreth 87 mijë pacientë janë shëruar.

Madridi dhe Katalonja vazhdojnë të jenë dy zonat më të prekura.

Kujtojmë se disa ditë më parë qeveria spanjolle ka shtyrë gjendjen e emergjencës, pasi situata është e vështirë.

Kufijtë janë mbylur dhe masat janë drastike.

Ndërkohë kryeministri njoftoi se nga data 27 prill do të ketë liridalje për fëmijët.

Rastet e konfirmuara në të gjithë botën kanë tejkaluar 2.6 milion, dhe më shumë se 185 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *