Është koha për të thënë mjaft!

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si është, një çorape e ç’thurur, mori vendimin që gjendja e jashtëzakonshme të shtyhet deri me 23 qershor, pra edhe dy muaj të tjerë. Asnjëri prej tyre nuk e di saktësisht përse duhet bërë një zgjatje e tillë dhe, përse, si mund të jetë praktik e zakonshme, ky vendim nuk u shoqërua me një relacion përkatës, të zgjeruar, të detajuar, ku, domosdoshmërisht, të ishin t qarta rrugët e përballimit, hapat që do të ndërmerreshin, mbështetja financiare e bizneseve dhe e njerëzve, e familjeve në nevojë, rikthimi gradual në normalitet.

Për Kuvendin, si duket, ishte tejet e mjaftueshme që shefi i qeverisë e ka në kokën e tij këtë plan dhe ashtu dëshiron ai vetë.

Vjen gjithnjë një kohë kur duhet thënë mjaft, është tepër, dhe nuk duhet abuzuar me durimin njerëzor.

Nëse deri tani njerëzit kanë heshtur dhe e kanë mbështetur pa kushte shefin e qeverisë, edhe në vendimet çapraze, që ndërronin herë herë edhe pas disa orëve, ka një kufi kur ata fillojnë e mendojnë nëse e gjithë kjo është një trill, një domosdoshmëri, një tekë pushtetore, ndjenjë e frikës apo spostim i vëmendjes nga ato që do të ndodhin më pas.

Po bëhet thuaj se 7 javë e më tej që i gjithë vendi është në karantinë. Vetizolim i ndjeshëm në shtëpi. Lëshimet jepen me pikatore, përmes deklaratave kryeministrore dhe firmosen më pas nga ministrja e Shëndetësisë.

Në këto shtatë javë njerëzit kanë përjetuar shumë privime dhe i kanë pranuar ato në emër të jetës. Tani ka ardhur koha të dihet se deri kur do të jenë kjo gjendje, të cilën shefi i qeverisë e cilëson luftë, por që në fakt e drejton si një paqe të mbyllur brenda zyrës së tij.

Në këto shtatë javë e më tej vendi ka pasur një numër jo të ndjeshëm të goditur nga pandemia, e po ashtu, për fat, një numër jo të rënduar të të larguarve nga jeta. Është, në rradhë të parë, meritë e një stafi të përkushtuar mjekësor, të cilët ndodhen jo vetëm tek infektivët, por kudo në Shqipëri, të cilët, përkushtimisht, e kanë ndjerë se kjo është detyra e tyre. Pastaj meritë e qeverisë, e cila vendosi masa të ashpra, por kjo nuk ndodhi vetëm në Shqipëri dhe nuk është vetëm qeveria jonë fituese e vetme e kësaj lufte.

Miratimi, pa asnjë kusht dhe pa asnjë dijeni, të vazhdimit të gjendjes së tashme edhe në dy muajt e tjerë, dashje pa dashje, krijon edhe më tej tek njerëzit psikozën e luftës, por edhe të pasigurisë.

Psikoza e luftës, e dhënë aq triumfalisht nga qeveria dhe stafi i saj, ka krijuar bindje tek njerëzit se duhet përballuar dhe i janë përveshur distancimit social si e vetmja mënyrë shpëtimi. Të mendosh që sot se do të jesh në këtë gjendje edhe dy muaj të tjerë, pa e ditur pse dhe se çfarë ka ndodhur e do të ndodhë, është shtrati më i qetë ku mund të flejnë justifikimet e dështimet e qeverisë, tenderët sekretë e jo sekretë, të hapur e të mbyllur, shpërdorimet dhe , mjerisht, edhe të krijimit të një gjendje schock-u.

Sa do të vazhdojë kjo gjendje – tani askush nuk e di. Nëse që tani miratohet një shtesë dy mujore, kush mund të jetë i sigurtë se pas kësaj do të ketë një shtesë tjetër?

Një qeveri që ka përballë një opozitë të vetëlarguar nga parlamenti, që fut tellallët e pabesuar në anën tjetër të “frontit të luftës”, që është mbyllur në dhomat e qeta dhe vetizoluar mjaftueshëm sa për të qenë e mosbesuar nga njerëzit, është oguri më i mirë për qeverinë që të ashpërsohet, të futë në lojë cinizmin e paskëtaj, dhe të mbyllë dyert e një rikthimi optimist.

Ka ende mijra familje që, megjithë premtimet, nuk kanë marrë asgjë nga qeveria e tyre. Është folur për paga lufte, por lufta në pagesë është harruar; është premtuar paga e dytë, por shumë herë nuk është dhënë as e dyta; tregu i punës është në luftë me mbijetesën dhe , si duket, nëse vazhdon kështu, do e humbë atë, për ta rifituar pas mundimeve të mëdha.

Nëse kjo shtesë kohore është e domosdoshme, dhe kjo ndodh kur gjithkund tjetër po fillon frymëmarrja e ekonomisë, atëherë është e domosdoshme të dihen, sa më parë dhe haptas, hapat që do të ndërmerren.

Për qeverinë e tashme , në të njëjtën kohë, mbështetja më e madhe dhe opozita më e ndjeshme janë një. Jo ata që vegjetojnë dhe ia kanë filluar luftës brenda llojit, duke parë largimin e pushtetit, por njerëzit e zakonshëm, të mbyllur në shtëpitë e tyre, gjithnjë me besimin se qeveria nuk do i braktisë.

Ata janë mbështetësit më të mëdhenj, sepse nuk kanë rrugë tjetër, por, nëse rrugët do të jenë gjithnjë e më të mbyllura, perspektiva gjithnjë në tunelin e shpresës, atëherë do të bëhen opozitarët e vërtetë.

Për të mos arritur këtu, kur mbështetja kthehet në bjerrja dhe pritja në revoltë, çdo qeveri duhet të dijë se ka një kohë kur duhet thënë , pa droje, mjaft, pasi, abuzimi me të drejtën mund të kthehet kundër.

Njerëzit duan të dinë sot se çfarë do të ndërmarrë qeveria në ditët e javët e ardhshme dhe jo të mësojnë në mbrëmje, nga shefi i qeverisë, se çfarë do të bëhet në mëngjesin e së nesërmes.

 

****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

Share This Article
15 Comments
    • Nuk e dija qe z.Islami ishte dhe ekspert pandemie…ashtu si shume debila te tjere qe flasin ne ere.Ne kete fushe lerja fjalen specialisteve (K/ministri keshillohet nga keta dhe po ashtu dhe specialiste gjermane).Mjaft me kengen e sorrave apo kukuvajkave lerjani ate doktor mortjes si i specializuar per vdekjet.

        • O Vito po ti hodhe fall qe e di kush beson dhe kush nuk beson apo futja kot apo ke bere sondazhin tend privat dhe mund te n’a nxjerresh dhe me perqindje…s’na u ndane idiotet.

    • Bravo bedrije dhe titi i mones flet per cdo gje
      Ishe i mire para dy vitesh po si duket u shterr burimi dhe op
      Nejse jepi se kohe gripi

  • Ky eshte kapitulli Shqiperia qe 3nvëri nuk do te donte te kishte po te ishte. ( mbas vdekjes se Dedes – Rip ) – dhe sa keq qe nuk i doli Lef Maliqit ne stallën e parlamentit.

  • I nderuari Bedri!
    Si nuk keni guxuar te beni nje shkrim per 680 mije te moshuar,qe Rama i ka mbyllur ne shtepi pa u dhene asnje ndihme mjekesore?
    A nuk eshte tentative per genocid ky veprim?

  • gjendja e jashtëzakonshme është shëndrruar në “paradimën dominante të qeverisë” , dhe domosdoshmërisht ka të bëj me veprimet jashtëligjore dhe jashtë Kushtetutes. Në të vërtetë, sipas një opinioni të gjerë, zgjatja e gjendjes se jashtëzakonshme paraqet një pikë të çekuilibrit në mes të situates shendetsore dhe situatës politike.
    Në nenin 173 të kushtetutës, “Zgjatja e afatit të gjendjes së fatkeqsise natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqim të Kuvendit çdo 30 ditë ” Pra nuk mund te shtyhet as 31 dite e aq me pak 60 dite.
    Në këtë kuptim kushtetuta, përvç përcaktimeve të drejtpërdrejta në nenet e saj, shërben dhe si bazë për të gjithë korpusin ligjor dhe veprimtarinë funksionale të shtetit.
    Pavarësisht “arsyes mjekësore” të këtyre masave, në aspektin ligjor, ky vendim nuk përkon me vlerën e sundimit të ligjit dhe respektimit të Kushtetutës .
    Vendi nuk dihet se çfarë drejtimi do të marrë, por sipas shumë analistëve duket se po rrëshqet në diktaturë…

  • Koha per te thene “mjaft” ka kaluar me kohe e vakt,por ketu eshte e keqja se ne Shqiperi sot akoma nuk kane lindur ata burra qe te marrin fatet e popullit ne dore dhe te thone realisht “MJAFT”!
    Se te thuash “mjaft” do te thote te veprosh,per t’i bere gjyqin e historise ketyre 30 vjeteve dhe te gjithe klass politike qe ka sunduar ketu,qe jo vetem kane deshtuar totalisht,por e kane cuar popullin shqiptar 100 vjet prapa!
    Cfare duhet pritur akoma kur vazhdohet me konstatime,qe i shohin dhe i kuptojne te gjithew
    Cfare presin intelektualet e vertete,qe te dalin dhe t’i vene gjoksin halleve te popullit?
    Pse akoma ka frike qe te demaskohet me vepra se Rama eshte nje SUNDIMTAR e jo qeverises?
    Se sot ketu nuk funksionon shteti ligjor,eshte e rrenuar tere administrata publike,nuk ekziston asnje element demokracie e cila eshte fshehur pas nje propagande te felliqur mashtruese te tipit gebelsian me te ashtuquajturen “bashkeqeverisje me qytetaret”?
    A nuk e shikoni se per cdo gje ne vend duhet te dale vetem kryeministri,edhe per te lexuar listen e bizneseve qe lejohen te punojne te nesermen sikur eshte TELLALL e jo kryeminister?
    Apo kryebashkiaku i Tiranes,qe mbeti duke cuar qese me ushqime cdo dite vetem per te dale ne media per te lustruar omazhin e tyre fallco?
    Cfare shteti eshte ky,qe edhe kur te jep nje qese me ushqime sa per nje dite te poshteron sikur je skllav e jo se e ka per detyre?
    Pse bridhte cdo dite pas termetit kryeministri,ndersa me pas as qe kujtohet te shikoje se mbi 10 mije njerez kaluan dimrin ne cadra si rober lufte ,pa drita,uje,pa ushqime ,pa bere dush,pa bere vizita mjekesore,pa ilace etj,etj?
    Pse merret tere ditet kryeministri me coronavirusin,kur me ate pune merret vetem shendetesia,ndersa 700 mije pensionistet jane izoluar ne shtepi pa u dhene asnje mundesi te kryejne vizita tek mjeku i familjes,te kryejne analiza te ndryshme,kur dihet se te moshuarit vuajne nga semundje kronike te shumta?
    Pse nuk flet per keta njerez ky kryeminister,apo ka vendosur ne heshtje shfarosjen e tyre kriminale?

  • DITA:Ne keto momente qe lexoja B.Islamin,TV jepte prishjen e shkolles SAMI FRASHRI-Tirane,por dhe ne DURRES te demtuara nga termeti dhe ndertimin e shkollave te REJA.Dhe vendi shpejt do kthehet ne KANTJER NDERTIMI te pasojave te TERMETIT.Dhe TV jepte KM Rama drejtonte mbledhjen e Qeverise dhe KB Veliaj dhe Sako drejtonin punimet.
    -Une,i detyruar te rri ne shpi ne zbatim te detyrave te MSH,po i them BEDRI ISLAMIT:
    -Shtyrja e afatit 2 mujor eshte ne te mire te popullit dhe jo krereve te opozites se shpifjes.Nese do te behej hapja e njekoheshme e te gjithe njerezve e njesive te sherbimit,do te rikthehej furishem pandemia,te cilen e kerkon verem shoura Berishiste.
    -Zotri:KM Rama lexon konkluzionet e personelit shendetsor Shqipetar dhe nd/kombetar..dhe nuk vepron me koken e tij.Keshtu ka vepruare Ai duke u konsultuare me gjithe faktoret..gjat 20 viteve ne pushtet vendor e qendror,ndaj eshte i suksesshem ne pune si reformator,vizionar,orator,paqsor,etj,qe e perkrahe 90 % e popullit,SHBA+BE.
    -Populli thot:Kije inatin por jepi hakun..!
    -Me kete opozite me 4 koka ..Sb,Im,Lb,Mk..hajdute e vrastare te mbi 20.000 njerezve 1991-2013..Rama do jete KM edhe ne 2021 e me tej.
    -MEDJET kazan Mosmirnjohse te punes se tij keq do te shkruajne gjithmon.
    -FLM-DITA.

  • Pikën VËNË mbi *I* tl lumte Berdi Islami… sa Dajit komentes… Dhimbia e Madhe POPULL !

  • Respekte bedri per gjithcka thoni!
    Edhe une i atij mendimi jam,por me kahun e kundert tuajin!
    Duhet thene “MJAFT”,por puna eshte se kush do ta thote kete fjale te guximeshme!
    Per mendimin tim,nga sa e vleresoj gazeten DITA,gjykoj se o u takon juve ta thoni kete mjaft,o nuk ka kush ta thote tjeter!
    Por kjo fjale nuk duhet perdorur sikur eshte “Llamba e Aladinit” ,qe mjafton ta ferkosh dhe te realizohet gjithcka ke kerkuar!
    E kunderta eshte:
    -Fjala “mjaft” duhet vte shoqerohet me ide te reja,te guximshme dhe mobilizuese per mbare popullin shqiptar!
    Se nuk mjaft0n , qe te thuash “mjaft” e te rrish ne vend!
    Se kete pune kemi bere tere keto 30 vjet dhe sundimtaret antishqiptare na kane nxjerre gjuhen duke na tallur!
    Ai qe thote “mjaft” duhet te na thote edhe cfare duhet bere pas kesaj fjale!
    Se njerez te tille e thone kete fjale jo thjesht per te treguar se ekzistojne mbi dhe,por se uar per zgjidhje!
    Ne se DITA e merr persiper kete detyre patriotike,do te hyje ne historine e Shqiperise me nder!
    Merreni persiper kete mision,se keni rreth vetes njerez te shquar,por ne se e filloni kete gje,me siguri do te mblidhni rreth vetes shumicen e popullit shqiptar!
    Ne se ju heshtni dhe do mjaftoheni me pak,sa per te shitur gazeten,te jeni te sigurte,qe kauza e popullit shqiptar per liri e drejtesi do te shtyhet ne kalendat greke!
    Ndizni “Tymin e Bardhe” dhe do shikoni ndryshimin e madh!
    Se sot nuk ka as opozite,as OJQ,as Parti Socialiste, as Sindikata etj,se te gjithe kane “VDEKUR”,ose kane futur koken ne thes duke numeruar milionat e antishqiptarizmit!
    U bej thirrje trashegimtareve te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve,qe qe te kuptojne me ne fund se Edi Rama eshte tradhetar i idealeve te Luftes Antifashiste,per te cilat sakrifikuan dhe dhane jeten keta martire te popullit shqiptar,prandaj ai duhet te shporret nga PS-ja duke bere nje riorganizim te plote te saj!
    Kurre te mos kujtoni se Rama do te ndreqe Shqiperine!

  • Nuk ka nevojë ti shtohet asnjë presje mendimit të plot e të qartë të Ethem Lalajt dhe Korçari për të thënë se KM Rama është një personalitet i nivelit më të lartë,që ç’do veprim e vendim e merr mbi bazën e konsulencës shkencore të stafeve vëndase dhe informacionit global.Edhe protagonizmin e spikatur e bën nga detyra se është përgjegjës para popullit.Sa për gabime apo të meta, epo kush nuk vuan nga ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *